Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Nëse ngrihen të gjithë, policia s’do bëjë asgjë”, Sandër Lleshaj me deklaratë të fortë 6 ditë para zgjedhjeve

Postuar: 24/06/2019 - 23:10

 Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha në “Opinion” se policia shqiptare është për tu marrë me kriminelët, dhe jo me të gjithë popullin, në rast se ky i fundit ngrihet kundër organizimit të zgjedhjeve me 30 Qershor. Ai tha se nëse i gjithë populli shqiptar do të ngrihet kundër zgjedhjeve, policia nuk do të bëjë asgjë.

Pjesë nga intervista

Sandër Lleshaj: Policia nuk është këtu për të përballuar pasivisht të gjithë popullin shqiptar. Në qoftë se ne kemi këtë ide që i gjithë populli shqiptar do të ngrihet kundër zgjedhjeve, policia do të bëjë asgjë, fare. S’do të merret. Sepse policia nuk është këtu për të frenuar popullin shqiptar që të bëjë atë që do populli shqiptar.

Blendi Fevziu: Nëse janë 10-15 përkrahës së opozitës në çdo qendër votimi, prapë është e pamundur.

Sandër Lleshaj: Policia ekziston për tu marrë me kriminelët dhe policia shqiptare është plotësisht në gjendje të merret me kriminelët, sepse kriminelët janë pak, nuk janë shumë, nuk janë shumicë. Kriminelët janë pak në Shqipëri.

Blendi Fevziu: Po nëse dalin qytetarë në çdo qendër votimi?

Sandër Lleshaj: Në qoftë se, edhe një herë, policia nuk është për tu marrë me të gjtihë popullin shqiptar. Nuk është ky opsioni.

Blendi Fevziu: Pra nëse opozita do të arrijë të mundë të nxjerrë qytetarët, do të jetë e pamundur zhvillimi i zgjedhjeve?

Sandër Lleshaj: Në qoftë se opozita ka popullin me vete? Po opozita mund t’i fitojë zgjedhjet fare kollaj pastaj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/11/2019 - 00:05

Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj  është përplasur sërish me gazetaren Klodiana Lala në emisionin Opinion.Gazetarja i kërkoi llogari ministrit për një listë me oficerë të policisë të inkriminuar, ndërsa zoti Ll

Postuar: 11/11/2019 - 23:37

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar se prej kohësh po punohet për ndryshimin e legji

Postuar: 11/11/2019 - 23:10

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e thotë me bindje të plotë krimi po humbet terren çdo ditë e

Postuar: 11/11/2019 - 22:59

Kryeministri Edi Rama tha se pas marrëveshjes së “Shengenit Ballkanik” në Shqipëri do

Postuar: 11/11/2019 - 22:52

Procesi i përzgjedhjes së anëtarëve është përfshirë nga një debat i ashpër mes palëve politike, p

Postuar: 11/11/2019 - 22:34

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja u shpreh se  senëse dy anëtaret Elsa Toska dhe Fion

Postuar: 11/11/2019 - 22:21

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zbuluar arsyen pse shkoi në Bejrut ditët kur po shpëtohej 11-