Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Nëse nuk ka dakordësi mes palëve, kjo është e pamundur", Arben Ristani del kundër Ilir Metës

Postuar: 18/07/2019 - 23:20

Arben Ristani, ish-deputeti i Partisë Demokratike, e cilëson të pamundur organizimin e zgjedhjeve me 13 Tetor nëse palët nuk bien dakord. “Nuk mund të ketë 13 tetor nëse nuk ka dakordësi mes palëve” tha Ristani nga studio e emisionit “Real Story” duke shtuar gjithashtu se sa më shumë ditët kalojnë pa arritjen e një marrëveshje aq më i vështirë dhe i pamundur bëhet 13 tetori.

Ristani cilësoi se dialogu dhe reflektimi sa më shpejt mes palëve politike është gjëja e duhur për kthimin në normalitet të vendit. “Për momentin politika është kapur pas datës 13 tetor që sigurisht pas arritjes me dakordësinë e palëve mund të ketë një 13 tetor. Kjo nuk do të ishte një çudi e madhe, megjithëse gjërat kanë shkuar larg tashmë. Mbase pasi të dal nga loja edhe 13 tetori do të shtrohet ndryshe, por unë shpresoj më shpejt tek një reflektim për situatën. Këtu kaosi është prezent, këtu çuarja e shtetit në një absurditet është i prekshëm, të gjithë e shohim dhe e dimë, ne ecim mbi mina në rrugë tonë dhe shpresoj shumë që mendjet të ndriçohen dhe njerëzit të ulen në bisedime dhe të gjejnë gjuhën për të mirën e këtij vendi. Unë besoj se vendi duhet futur në rrugën e vet normale dhe në të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe shqiptarët të vendosin se si dhe nga kush duan të drejtohen”, deklaroi Ristani.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/08/2019 - 21:08

Shtatori pritet të sjellë zhvillime të forta, sa i takon krizës politike në vend.

Postuar: 23/08/2019 - 20:30

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë!

Postuar: 23/08/2019 - 20:12

Shkodra po kalon një situatë mjaft të paqartë, pas dorëheqjes në marrjen e detyrës nga kryebashki

Postuar: 23/08/2019 - 20:02

Një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, jep dorëheq

Postuar: 23/08/2019 - 19:55

Kryetari i PD Lulzim Basha me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se sot Europa

Postuar: 23/08/2019 - 19:20

Kryebashkiakja në ikje e Shkodrës, Voltana Ademi do ta ketë mjaft të vështirë e me pikëpyetje ush

Postuar: 23/08/2019 - 19:12

Transferimi i dosjes 184 nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për në Prokurorinë e Dibrës, për ish-d