BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

“Nëse ti vjen në pushtet do ta falësh tërë Kosovën”/ Letra që i kishte shkruar Kurtit e aderuara në LVV po bën xhiron e rrjetit duke tërhequr një vëmendje të gjërë

“Nëse ti vjen në pushtet do ta falësh tërë

Shenaj Shala, e cila të dielën aderoi në Lëvizjen Vetëvendosje, ishte ndjerë e mashtruar në manifestimin protestues të LVV-së dhe partive tjera të vogla opozitare më 28 nëntor të vitit 2015, që mbahej për ta kundërshtuar asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe demarkimin e kufirit me Malin e Zi. Shalën e kishte zhgënjyer rëndësia që Albin Kurti atë ditë në fjalimin para protestuesve ia dha bashkimit klasik kombëtar të Kosovës me Shqipërinë.

Pak ditë pas protestës, ajo kishte shkruar një letër për Kurtin, ku ia shprehte gjithë mllefin e akumuluar të asaj dite. Duke besuar se një bashkim i tillë kombëtar ishte i keq për etnitë pakicë në Kosovë, Shenaj Shala, që ndjehet gjysmë shqiptare e gjysmë turke, konstatonte se Kurti do ta falte tërë Kosovën nëse do të vinte në pushtet, shkruan Gazeta Express.

“Ne ate moment ti flisje…flisje kunder zajednices. Kunder nje bashkimi te komunave serbe. Mirpo flisje edhe per nje bashkim tjeter… I rendite te kqijat e zajednices, duke tregu se cka do te mbetet nga Kosova permes asaj harte te tmerrshme. Por cka do te mbetet nga Kosova, Albin, pas bashkimit kombetar? U mundova me e paraftyru harten e Kosoves atehere- por nuk shihja asgje! Ti flisje per ‘faljen’ e pjeseve te Kosoves nga ata ne pushtet, por poashtu (po i bjen qe) nese ti vjen ne pushtet do ta fal tere Kosoven”, kishte shkruar ajo.

Ajo thoshte se është pro bashkimit, por jo vetëm bashkimit të shqiptarëve, siç edhe frikësohej se e mendon Kurti bashkimin.

“Une dua bashkimin e shqiptareve, por jo vetem. Dua bashkim te shqiptareve, serbve, turqve, romeve, kroateve, egjiptianeve, te gjithe te tjereve te cilet jetojme ne kete vend! Dua qe udheheqesit e mi te mos bejne ndarje, dhe te mos perfaqesojne vetem interesat e njeres pale. Dua qe te keni nje vizion per te ardhme te perbashket, per te gjithe, pa marr parasysh cka jemi. Perfaqesim per nje jete te mire e te shendoshe, ne harmoni! Si prisni ju qe te keni perkrahjen e minoriteteve tjera nese ne njeren ane jeni kunder zajednices se komunave serbe, por nga ana tjeter synoni nje bashkim tjeter? E kujt eshte kjo Kosove? Dhe pse duhet ta falim, apo ta coptojme? Apo ndoshta paragjykoni e supozoni se ajo cka te gjithe deshirojne ne Kosove, dhe cka eshte me e mira per te gjithe, eshte bashkimi kombetar pa marr parasysh cilit komunitet i perkasin qytetaret e Kosoves?”, shkruante Shala.

Teksa kujtonte se si i kishin dalë lotë teksa kishte ecur përgjatë sheshit Nënë Tereza pas atij manifestimi protestues, Shenaj Shala shprehej se ishte ndarë “e zhgenjyer me faktin qe manifestimi per te cilin dola kunder coptimit te Kosoves u shnderrua ne dicka krejt tjeter nga ajo qe ishte thirrur”.

Ekspertja e protokollit ndërkombëtar atëherë besonte se të gjithë ata që ishin me përkatësi edhe “diçka tjetër” përpos shqiptarë të Kosovës, nuk do të mund ta zgjedhin të ardhmen e tyre me Albin Kurtin në pushtet.

“Ne moment kuptova se, te gjithe ata si une, qe iu eshte imponu te zgjedhim se cka jemi (vetem njeren ane) ne te kaluaren, ndoshta nuk do t’mund ta kene as kete mundesi te zgjedhjes ne te ardhmen nese ju vini ne pushtet, pasiqe ju vetem se keni vendos se cka duhet te jemi, te gjithe!”, kishte shkruar ajo.

Gjerat si duket kanë ndryshuar rreth 5 vjet pas, pasi Shenaj Shala e Albin Kurti u bashkuan, me këtë të fundit që të dielën e prezantoi Shalën si aderimin më të ri në partinë e tij. Me Shalën, Kurti tha se “përfaqësimi ynë në institucionet e shtetit do të jetë i drejtë e i mirë”.

“E lindur në Prishtinë në vitin 1979, Shenaj Shala është eksperte e protokollit ndërkombëtar, konsulente e mirësjelljes, dhe trajnere e shkathtësive të buta. Gjatë qeverisjes, Shenajin e emërova Shefe të Protokollit dhe Këshilltare të Jashtme Politike. Studimet e nivelit master Shenaj i ka përfunduar në vitin 2014 në Bruksel në “The International School for Protocol and Diplomacy” (ISPD), ndërsa në vitin 2020 u emërua ligjëruese për imazh dhe konsulencë politike në po të njëjtin institut. Mes viteve 1999-2013, Shenaji punoi për Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe Afrikën Lindore si Asistente Personale e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, ndërsa në vitet 2013-2015 ishte koordinatore e qendrës së trajnimeve në Shell Oil & Petroleum për Lindjen e Mesme. Shenaj Shala nga sot është anëtare e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, dhe bashkë me të e shumë të tjerë, përfaqësimi ynë në institucionet e shtetit do të jetë i drejtë e i mirë”, ka shkruar Kurti.

Dallimet në këtë pikë midis tyre duket se tani janë shkrirë, por nuk dihet nëse kjo është për shkak se Shenaj Shala ka hequr dorë nga gjithë ajo çfarë shprehte në atë letër, apo nëse është Albin Kurti ai që e ka ndërruar mendimin për bashkimin e shqiptarëve. 

https://www.facebook.com/albini2017/posts/1059005857932631

Më të lexuarat