Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Nesër do na thonë se ka UFO në Kukës”, numri 2 i PD tregon arsyen pse Rama urdhëroi Ardi Veliun ta zbulonte tani celulën terroriste iraniane

Postuar: 23/10/2019 - 14:47

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, tregoi në News 24 se zbulimi i celulës terroriste iraniane u bë tani, pasi pikërisht tani i duhet kryeministrit Edi Rama për të tërhequr vëmendjen nga vendimi negativ i Bashkimit Evropian për mos hapjen e negociatave.

“Celula u zbulua tani, sepse tani i duhet Edi Ramës. I duhet Ramës për të tërhequr vëmendje nga negociatat. Përpiqet të sajojë histori të tjera, që do të thotë se ka gërrmuar e gërrmuar dhe iu nxori këtë të terroristëve. Qëllimi i tij ky është, të tërheqë vëmendje nga negociatat. Ishallah nuk del Ardiu Veliu nesër të thotë se janë parë UFO në Kukës”, tha Paloka.

Megjithatë, është një ngjarje e madhe, nëse do të ndodhte një sulm terrorist …

Absolutisht. Por, del sot sepse i duhet Edi Ramës, që të krijojë panik dhe ankth te qytetarët, që t’iu thotë të mos merren me gjërat e përditshme, buka e gojës, spitalet, shkollat, se ka gjëra më madhore. Sa herë ka pas skandale, Rama përpiqet të gjejë kështu gjërash për të tërhequr vëmendje. Sigurisht me brekushe nuk tërheq dot vëmendje dhe nxori këtë grupin.

Duke mbetur te negociatat, vazhdon jehona. Rama përplaset me Bashën …

Rama është i pashqetësuar, që nuk iu hapën negociatat, sepse gjendet mirë në këtë batakun që ka krijuar vetë. ky është problemi madhor, që kemi. Nëse ne do kishim një status tjetër, nuk do menaxhonte dot marrëdhëniet me krimin, siç bën sot. Ndaj, Rama e ka gjetur parajsën, për të lind dielli çdo ditë, për shqiptarët ka filluar errësira, që kur ai erdhi në pushtet. Rama i ka milionat, vilat, udhëtimet me charter, jetën e bën mondane. Nuk po diskutojmë mirëqenien e Ramës, por të shqiptarëve. Dera, në fakt, iu mbyll Ramës, por pasojat i vuajnë shqiptarët.

Është detyra jonë të vëmë para përgjegjësisë këtë kryeministër, që sot është i vetmi përgjegjës për mos hapjen e negociatave. Ato kushtet që shtohen e shtohen, nuk vijnë se kështu i teket gjermanëve, holandezëve apo francezëve, por se ky zotëria bën hapa pas. Pse nuk ka kushte për Maqedoninë, ku e fundit ishte kërkesa ekstreme për ndryshimin e emrit, dhe që e realizoi. Maqedonia arriti deri në atë nivel të realizimit të kushteve, sa sot nuk ka arsye për të mos ja hapur negociatat. E kundërta ndodh me ne.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/11/2019 - 23:59

Emërimi dje pasdite i Marsida Xhaferllarit nga Presidenti Ilir Meta si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, e fut në kaos procesin e krijimit të organit më të lartë ligjor në Shqipëri.

Postuar: 14/11/2019 - 23:47

Presidenti Ilir Meta theksoi se zgjidhjen e krizën e shikonte tek zgjedhjet e lira, por sipas tij

Postuar: 14/11/2019 - 23:23

Arben Malaj teksa komentoi betimin tek noterja gjyqtarja, Arta Vorpsi tha se është e papranueshme

Postuar: 14/11/2019 - 22:58

Presidenti Ilir Meta ende nuk e ka menduar se çfarë do të bënte nëse do dilte në “pension&r

Postuar: 14/11/2019 - 22:57

Bashkimi Evropian u bëri thirrje të gjitha institucioneve shqiptare të përfshira që konflikti i i

Postuar: 14/11/2019 - 22:40

Presidenti Ilir Meta thotë se Rama nuk është konsultuar me të për “Shengenin Ballkanik&rdqu

Postuar: 14/11/2019 - 22:28

“Parlamenti praktikisht është vetëshpërndarë për mënyrën si është.