Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nesër ia zë vendin Pjerin Ndreu, Fran Frokaj del ‘kundër’ aksionit të opozitës dhe flet për planin “B” të Bashës: Nuk do bëj rezistencë për lirimin e bashkisë ( E PLOTË)

Postuar: 13/08/2019 - 14:55

"Në Bashkinë e Lezhës nuk do të ketë rezistencë gjatë kostituimit të Këshillit Bashkiak dhe betimit të kryetarit të ri", kështu është shprehur kryetari në ikje i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj. Ditën e mërkurë në bashkinë e Lezhës do të konstituohet Këshilli Bashkiak si dhe do të bëjë betimin kryetari i ri i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Pjerin Ndreu.

Nga ana e tij Fran Frrokaj ka deklaruar se nuk do ta presë në zyrë Ndreun për t'i dorëzuar bashkinë pasi zgjedhjet e 30 qershorit i konsideron farsë, ndërsa shton se në kushte të tjera do të ishte i gatshëm ta priste.

Frrokaj thotë se në situatën aktuale vendi po shkon drejt diktaturës, ndërsa shton se ka besim tek lideri i opozitës Lulzim Basha. Më pas ai thotë se të gjithë po presin një plan 'B' të Bashës dhe nëse do të humbiste besimin tek ai, Frrokaj thotë se do të ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen nga PD.

Gjatë prononcimit për mediat Fran Frrokaj nuk e fsheh ambicien për të rikandiduar sërish për Bashkinë e Lezhës nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme. Ai tha se nuk ndihet i konsumuar dhe këtë e dinë edhe kundërshtarët e PS.

Gjatë mandatit të tijë 4-vjeçar në krye të bashkisë ai ka thënë se është munduar që të jetë kryetar i të gjithëve.

"Nuk do ta pres në zyrë, se këto nuk ishin votime ishte proces farsë jo i moralshëm. Në kushte të tjera normalisht që do ta bëja. Ndërsa për sa i përket protesta nuk kam ndërmend të bëjë protesta. Edhe më herët kamë deklaruar se jam munduar të jem kryetar si të majtë dhe të djathtë. Plus le të themi se jokorrekt janë të majtët por ata kanë qenë së pak një herë këtu. Kam 16 vite nuk i baltos dhe nuk kam ndërmend të nxisë turma të ekzaltuar kundër këtij apo atij. Unë do të urojë mbarëvajtje bashkisë. Sa i përket PD është një çështje tjetër. nuk jam kryetar i partisë. Shqipëria nuk e meriton këtë situatë.. Kam qenë një nga studentët e dhjetorit. vendi ynë do të jetë ndryshe. jemi si në diktaturë. Besoj tek lideri ime. Do të jap dorëheqjen nëse do humbisja besimin tek lideri. Shumica po presin një plan 'B' tek Basha, por une mendoj them qe mund te jete ky nje plan B pasi ka nje plan A kjo nuk eshte braktisje. . Nuk është qameti që humbëm ca bashki. Humbja e këshillave është më shumë sesa humbja e këshillave. Ne nuk e kemi kjo është skandaloze. Nuk e ndjej veten të konsumuar, por është vendim i PD, unë gjithmonë do ta mbështes. Unë se pari jam me Lezhjanët dhe më pas me PD por në këtë luftë politike unë jam me PD."  ka thënë Frrokaj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/08/2019 - 09:20

Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu dërguan dje një mesazh shumë të qartë të gjithë pushtetarëve të korruptuar shqiptarë, se nuk do të shpëtojnë dot nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion.

Postuar: 21/08/2019 - 09:10

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po dërgojnë përditë mesazhe ndaj të korruptuarve.

Postuar: 21/08/2019 - 08:02

Kryeministri i vendit, Edi Rama, i ka çuar dje një mesazh në distancë kreut demokrat Lulzim Basha

Postuar: 21/08/2019 - 07:56

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Sussane Schutz do të zëvendësohet nga gjermani Peter Zingraf.

Postuar: 21/08/2019 - 07:50

Me ngritjen e SPAK, hapi i radhës që do të vijojë është Byroja Kombëtare e Hetimit.

Postuar: 20/08/2019 - 23:58

Partia Socialiste ka reaguar në lidhje me procesverbalin e publikuar nga ish-kryeministri Sali Be

Postuar: 20/08/2019 - 23:46

Ministrja Elisa Spiropali shprehet se rritja e numrit të turistëve që vizitojnë Shqipërinë është