BREAKING NEWS

Bilanci ditor/ Ministria e Shëndetësisë zbulon sa raste të reja me COVID-19 u identifikuan në vendin tonë në 24 orët e fundit (Harta e shpërndarjes)

Bilanci ditor/ Ministria e Shëndetësisë zbulon sa raste të
x

Politike

Nesër jepet vendimi përfundimtar për hapjen e negociatave, Rama dhe Zaev takim me krerët e Partive Socialiste Europiane (Zbardhet çfarë kanë diskutuar)

Nesër jepet vendimi përfundimtar për hapjen e negociatave, Rama

Kryeministri i vendit Edi Rama ka qenë i pranishëm në takimin e Partive Socialiste Europiane, sëbashku me kreun e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Rama bën me dije se në këtë takim ishin dhe komisionerët europianë të familjes politike të BE-së ku u diskutua rëndësia që ka për Bashkimin Europian për t’i dhënë dritë jeshile hapjes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“#PESLeadersMeeting #KëshilliEuropian ----

Sëbashku me Kryeministrin Zaev në takimin e kryeministrave europianë të PSE dhe komisionerëve europianë të familjes sonë politike në BE, ku diskutuam për rëndësinë që ka për Bashkimin Europian, e jo vetëm për Shqipërinë e për Maqedoninë e Veriut, një vendimmarrje pozitive në Këshillin Europian”, shkruan Rama në profilin e tij në Facebook.