Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nesër para KPK, kjo është skeda e pasurisë së deklaruar e Donika Prelës

Postuar: 21/01/2019 - 23:29

 Drejtuesja e komanduar e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela do të përballet të martën në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i vetingut për Prelën është kryer nga trupa gjykuese e drejtuar nga Roland Ilia, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari.

Donika Prela ka kryer studimet për drejtësi në vitet 1995-1999 si dhe Shkollën e Magjistraturës në vitet 1999-2002. Ajo ka punuar si prokurore pranë Prokurorisë së Durrësit prej më shumë se 15 vitesh, ku ka drejtuar edhe Task-Forcën kundër krimit të organizuar apo seksionin për hetimin e krimit ekonomik-financiar.

Në maj 2018, Prela u komandua në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku e motivoi komandimin e saj me “përshpejtimin e hetimeve të çështjeve sensitive”. Megjithatë, Prela u përfshi në një përplasje me vartësit e saj të Krimeve të Rënda në shtator 2018 lidhur me përfaqësimin në gjykatë të çështjes së Emiljano Shullazit.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurores Donika Prela nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se prokurorja Donika Prela nuk zotëronte asnjë pasuri në vitin 2003; kohë që përkon me deklarimin e saj të parë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI. Ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria e saj kap vlerën e 11.1 milionë lekëve.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/04/2019 - 10:55

 Të martën skadon zyrtarisht afati që i lë në dispozicion kodi zgjedhor partive politike për t’u regjistruar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 30 qershorit.

Postuar: 21/04/2019 - 10:16

Kreu i PD, Lulzim Basha nga kisha e Shna Ndout në Laç ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë d

Postuar: 21/04/2019 - 09:50

Partia e re “Bindja Demokratike“, e sapokrijuar do të marrë pjesë në zgjedhjet loka

Postuar: 21/04/2019 - 09:43

Deputeti Myslim Murrizi, i cili u përjashtua nga Partia Demokratike pasi nuk pranoi të digjte man

Postuar: 21/04/2019 - 09:20

Ish-kryeministri Sali Berisha rrezikon të burgoset nëse do të tentojë ndonjë nga skenarët e tij d

Postuar: 21/04/2019 - 09:10

Zgjedhjet vendore pritet që të shënojnë fundin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.