BREAKING NEWS

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet 'dhëmbë për dhëmbë' Sali Berishës pas akuzave të rënda që bëri nga Fieri: Kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë!

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet
x
BREAKING NEWS

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat e rënda dhe plas paralajmërimin ‘bombë’ për politikanët shqiptarë: Janë kapur në krimin e...

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi
x
BREAKING NEWS

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet korruptive të Sali Berishës, zbardhen informacionet nga takimet

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe funksionarësh në nivele të larta, në listë edhe Berisha

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe
x

Politike

Nesër seanca maratonë për prezantimin e programit politik, Balla jep detaje: Çdo deputet do ketë 10 minuta në dispozicion

Nesër seanca maratonë për prezantimin e programit politik, Balla

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë nesër një seancë maratonë ku pritet prezantimi i programit politik dhe përbërjes së kabinetit qeveritar "Rama 3", e cila do të votohet në fund të seancës.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke folur pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve tha se seanca është konceptuar në tre pjesë dhe çdo deputet do të  ketë 10 minuta kohë në dispozicion.

Balla: Ramë dakord që kjo seancë do të përbëhet nga tre pjesë, pjesa e parë është prezantimi i programit të qeverisë dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave nga kryeministri. Në fund të kësaj faze merren të gjitha pyetjet. Qeveria, kryeministri dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave marrin kohën e arsyeshme për të përgatitur përgjigjet ndaj pyetjeve dhe pastaj hapet debati, një fazë e tretë që kulmon me momentin e votimit që është një votim i vetëm qoftë për përbërjen e Këshillit të Ministrave, qoftë dhe për programin qeverisës 2021-2025. Kemi pranuar kërkesën e grupeve parlamentare të opozitës sepse unë kam kërkuar në fillim të vendosim një kohë që lidhet dhe me një nevojë të arsyeshme që edhe Kuvendi i Shqipërisë të përshtasë veprimtarinë e vet me nevojën që na imponon dhe domosdoshmërinë që na imponon qasja që duhet të kemi ndaj pandemisë Covid 19. Kjo nuk është pranuar nga kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës dhe nga përfaqësuesit e tjerë të opozitës që kanë kërkuar ti referohemi nenit 48 të rregullores që përcakton që çdo deputet ka të drejtë të flasë jo më shumë se 10 minuta.

Më të lexuarat