BREAKING NEWS

Regjistrohen 40 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë në Shqipëri

Regjistrohen 40 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha do të largohet përfundimisht nga Partia Demokratike? Kreshnik Spahiu bën parashikimin e BUJSHËM, zbërthen skenarin e ish-kryeministrit: Do ndodhë në shtator. Uroj që ambasadorja Kim të kuptojë këtë!

Sali Berisha do të largohet përfundimisht nga Partia Demokratike?
x
BREAKING NEWS

“Një ndryshim i madh po vjen”/ Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’, zbulon për herë të parë fundin fatal që e pret Sali Berishën pas shpalljes ‘non grata’: Deklarata e Yuri Kim rrugë shpëtimi për Bashën, ja çfarë pritet

“Një ndryshim i madh po vjen”/ Spartak Ngjela lëshon
x
BREAKING NEWS

Vjen momenti i shumëpritur! Mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë që ishin të ngujuar në kampin e ferrit ‘Al Hol’ në Siri, shoqërohen nga Rama dhe Çuçi (VIDEO)

Vjen momenti i shumëpritur! Mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14
x

Politike

Nesër zgjedhjet në PD, kryetari i Komisionit Zgjedhor jep detajet: Kemi listën paraprake, në pritje të...

Nesër zgjedhjet në PD, kryetari i Komisionit Zgjedhor jep detajet:

PD do të zhvillojë nesër zgjedhjet për kryetar, ndërsa Kryetari i Komisionit Zgjedhor, Jemin Gjana, bëri me dije se është miratuar lista, jo përfundimtare, e përfaqësuesve të kandidatëve në komisione.

Në një deklaratë për mediat, Gjana u shpreh se janë Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi të cilët ende nuk kanë dorëzuar listën e tyre dhe se për këtë do të ketë një mbledhje të Komisionit pasdite. Gjana theksoi se nuk do të bëhet pjesë e komisioneve të votimit apo numërimit, askush që nuk do të jetë anëtar partie dhe nuk i përket degës në të cilën është ngarkuar.

"Sapo përfunduam një nga mbledhjet e komisionit, miratuam listën jopërfundimtare, sepse nuk janë përfaqësues për të gjitha komisionet, Kandidati Kadilli ka sjellë përfaqësues të tij nga 76 në 54 komisione, e miratuan listën pasi bëmë verifikimin e të qenit anëtarë në sistem dhe brenda degës në të cilën është ngarkuar për të qenë pjesë e komisionit. I vetmi që ka reaguar deri tani ka qenë Z.Kadili që po përgatisin listën dhe mendohet se do e dorëzojnë pasdite, detyrohemi të rimblidhemi pasdite, nuk kam komunikim nga stafi i zonjës Harxhi. Asnjë emër nuk do të bëhet pjesë e komisionit të votimeve dhe numërimit në 76 komisionet e ngritura në shkallë vendi që nuk do të jetë anëtar partie dhe nuk i përket degës ku ai apo ajo ngarkohet. Ftoj që në kohën më të shpejt të mundshme që komisionet të formatohen të lidhen me njëri-tjetrën dhe nesër të jenë të gatshëm që të gjitha qendrat e votimit të jenë të hapura", tha ai.
Gjana sqaroi se në rast se kandidatët nuk çojën emrat e përfaqësuesve të tyre, zgjedhjet do të zhvillohen gjithsesi.

"Në rast se do ketë raste që nuk  do dërgohen, nuk do të thotë që procesi nuk do fillojë. Janë nisur në të gjitha qarqet i gjithë materiali zgjedhor. Kandidatët që nuk sjellin emra, kanë përgjegjësinë e tyre, Komisioni nuk cakton përfaqësues të kandidatëve", shtoi Gjana.