BREAKING NEWS

Ngjarja që ngriti në këmbë shtetin/ Sipas Blendi Fevziut, ja pse ndodhi sulmi me armë te zyrat e Top Channel

Ngjarja që ngriti në këmbë shtetin/ Sipas Blendi Fevziut, ja
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha publikon për herë të parë video përgjimin që arrestoi policin e RENEA-s

Artan Hoxha publikon për herë të parë video përgjimin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari zbulon nëse do të ketë të tjera largime nga listat e Alibeajt

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari zbulon nëse do të ketë të
x
BREAKING NEWS

Plakat e prillit pas dere! / “Ka shkulur ullinjtë me rrënjë, pyje e çatia”, Stuhia e fuqishme shkakton dëme 'kolosale' në Mallakastër, banorët rrëfejnë përjetimet e tmerrit (FOTO)

Plakat e prillit pas dere! / “Ka shkulur ullinjtë me
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha shet “Foltoren” tek Ilir Meta, këshillat bashkiakë mbushen me anëtarë të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim, ja emrat

Sali Berisha shet “Foltoren” tek Ilir Meta, këshillat
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 Majit/ Dashamir Shehi e zbulon për herë të parë pse dështuan negociatat me Berishën

Zgjedhjet e 14 Majit/ Dashamir Shehi e zbulon për herë të
x
BREAKING NEWS

Berisha vë në lëvizje njerëzit e botës së krimit dhe kërcënon kandidatët demokratë që garojnë në zgjedhjet e 14 majit, ja si po i mban peng dhe shantazhon

Berisha vë në lëvizje njerëzit e botës së krimit
x
BREAKING NEWS

Nuk përmbahet Dash Shehi, sulmon ashpër Metën dhe Berishën, zbulon arsyen pse nuk iu bashkua koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Nuk përmbahet Dash Shehi, sulmon ashpër Metën dhe Berishën,
x

Politike

“New York Times”, nga letër higjienike shndërrohet në gazetë prestigjioze, Sali Berisha ndërron pllakën për median amerikane që i çori maskën për masakrën e “Gërdecit”

“New York Times”, nga letër higjienike shndërrohet në

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë dje me një printim të shkrimit të djeshëm të “New York Times”, por qartë fare ka treguar se ai nuk e ka lexuar. Ai e ka konsideruar si një “goditje përfundimtare” ndaj Ramës këtë shkrim, pasi sipas tij, tregon aferën korruptive të McGonical me Ramën, se sipas tij janë paguar 225 mijë dollarë për të shkatërruar opozitën shqiptare.Për të dyja këto akuza të Berishës “New York Times” e ka një përgjigje të qartë. Në shkrim thuhet konkretisht se 225 mijë dollarët ishin një borxh dhe se në fakt çështja e lobimit të Muzin në PD ishte deponuar nga vetë ky i fundit në Departamentin e Drejtësisë, disa ditë para se ajo të bëhej publike në Shqipëri, por edhe të raportohej nga McGonigal në këtë institucion.Pra edhe pse gazeta e njohur nuk ka konfirmuar akuzat e Berishës, ky i fundit, e ka treguar si trofe një faqe të printuar nga edicioni online.Por me qëndrimin e djeshëm, kreu i “Foltores”, Sali Berisha tregoi se është një politikan hipokrit dhe që ka ndryshuar kurs 180 gradë, duke pësuar kështu metamorfozë , pasi vlerësonte median që ai e ka sulmuar dikur. Më konkretisht, pas tragjedisë së Gërdecit në vitin 2008, gazeta “New York Times” publikoi një shkrim bombë ku tregonte se si djali i Sali Berishës, Shkëlzeni ishte i implikuar në tregtinë e paligjshme të fishekëve në Afganistan, por edhe në aferën që çoi në katastrofën e Gërdecit. Gazeta “SOT” e nxori e para artikullin e “NYT” që asokohe i çori maskën doktorit për masakrën e “Gërdecit” dhe kur deputetët e opozitës i treguan Berishës gazetën “New York Times”, Berisha e quajti atëherë si “letër higjienike”, ndërsa dje e mburri, e ngriti në qiell dhe thuri lavde për median në fjalë.

Berisha përdor standard të dyfishtë

Ish-kryeministri Sali Berisha edhe kësaj radhe flet me dy standarde. Edhe pse sot e cilëson si një ndër faktet më të mëdhaja ndaj kryeministrit të vendit, Edi Rama dikur kur shkroi për Gërdecin, Ny Times ishte thjesht një letër higjienike dhe jo një media prestigjioze. Berisha edhe dje, u justifikua para gazetarëve se e ka cilësuar letër higjienike, pasi nuk plotësoi kërkesën e tij për përgënjeshtrim ndaj akuzës së Shkëlzen Berishës, djalit të tij i cili sot është nën hetim nga SPAK për të njëjtën çështje.“Në atë kohë, NyTimes shkroi në artikullin e saj një trillim banal për Shkëlzen Berishës, të pavërtetë që është faktuar me gjykatë amerikane 100% i pavërtetë. Ai citonte Devirolin, ky i fundit ka deklaruar se ka gënjyer për djalin tim me qëllim që të më dëmtonte mua. Dhe unë, si një gazetë serioze që është, marr në telefon një mikut tim dhe më thotë adresën e zv kryeredaktores. Unë i dërgova përgënjeshtrimit se aty s’kishte asgjë. Gazeta nuk botoi përgënjeshtrimin. Gazetat të cilat shpifin dhe nuk botojnë përgënjeshtrimin, meritojnë çdo epitet. Kjo ka qenë, kurse NYTimes, është në sintoni me të gjitha mediat e mëdha të botës, për McGonigal dhe Ramën. Në këtë rast s’po bën zbulim thjesht po thotë të vërtetën”, deklaroi Berisha.

Çfarë ka ndodhur?

Që prej tre vitesh në këtë kohë Shkëlzen Berisha bëhet lajm në SHBA, e përkatësisht në Shtetin e Florida-s, pasi djali i ish-kryeministrit të Shqipërisë nuk i ka pëlqyer se është bërë personazh i një best selleri në SHBA që më pas u bë film, në Hollywood.Bëhet fjalë për librin “Armët e Çunat” që më pas u bë film i famshëm “War Dogs” me aktorët briliantë: Jonah Hill, Miles Teller e super të famshmin Bradley Cooper.Shkëlzen Berisha, hodhi në gjyq, në një gjykatë në Florida, duke paguar avokatë në SHBA për librin, ku kundërshtonte si autorin Guy Lavvson, por edhe dëshmitarin bazë të tij në rrëfim që ishte Efraim Diveroli, personazhi bazë i aferës së Gërdecit.Berisha kundërshtonte përmendjen e emrit të tij në libër, të emrit të tij në aferën e trafikimit të municioneve që demontoheshin në punishten e Gërdecit, e cila shpërtheu më 15 mars 2008 ku shkaktoi 26 të vdekur e qindra të plagosur.Gjykata e Shkallës së Parë në Florida, nuk e mori për bazë ose thënë më troç e rrëzoi padinë e Shkëlzen Berishës, duke mbrojtur të drejtën e shkrimtarit, Guy Lawson, për të rrëfyer historinë e Gërdecit.Vetë Autori i “Armët e Çunat”,  ja dedikoi fitimin e gjyqit të shkallës së parë viktimave të Gërdecit e në radhë të parë fëmijës Edison Durda.Por i biri i ish-kryeministrit nuk e la çështjen me kaq dhe e çoi çështjen në Apel, e cila sërish e rrëzoi padinë e tij. Gjykata e Floridas ka rrëzuar padinë e Shkëlzenit dhe për pasojë dhe kërkesën e tij për një dëmshpërblim prej 60 milionë dollarësh për prishje imazhi.Në shpjegimin e dhënë nga gjykata e Floridas u morën të mirëqena dhe akuzat e vajzës së Kosta Trebickës se në vrasjen e babait të saj biznesmen ka gisht djali i ish- kryeministrit Berisha dhe një sërë provash e faktesh të tjera që vërtetonin se Shkëlzen Berisha ishte pronari i vërtetë i punishtes së vdekjes në Gërdec.

Por, çfarë përbën thelbin e kësaj çështjeje?

Pas shpërthimit të Gërdecit, New York Times, shkroi një shkrim investigativ ku bënte të ditur se afera e municioneve me Afganistanin, si kontratë me SHBA, përfshinte djalin e Kryeministrit të kohës, Shkëlzen Berisha.Pas gazetës prestigjoze amerikane u shkrua libri best steller dhe më pas filmi cult në Hollyvvood. Shkëlzen Berisha tentoi që të penalizonte autorët e librit, filmit e protagonistët e tyre, me logjikën e përjashtimit të emrit të tij nga historia e Gërdecit. Të paktën në publikun amerikan nëpërmjet gjykatës. Në dy shkallë nuk ja arriti ta bëjë. Imagjino, ndërsa në SHBA janë kryet disa seanca e dy vendime, në Shqipëri kurrë nuk u arrit një hetim i plotë mbi ngjarjen tragjike që shkarkoi26 viktima. Dhe po të shkojmë më tej, Shkëlzen Berisha sot ka zhvilluar një fabrikë boronicash, pranë Gërdecit, me vlerë miliona euro.Mbase Shkëlzeni duhet të shqetësohet për burimin e këtyre të ardhurave disa milionë euro, pa punuar asnjë ditë, të shqetësohet për shpërthimin me 26 viktima në Gërdec dhe jo për librin e botuar në SHBA.

Më të lexuarat