BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

“New York Times” nxjerr detaje për dosjen “McGonigal”, reagon kryeministri, mohon përfshirjen në skandal dhe akuzon opozitën se po manipulon qytetarët me gënjeshtra

“New York Times” nxjerr detaje për dosjen

Prokurorët amerikanë kanë treguar sesi agjenti kryesor i FBI, Charles McGonigal shiti shërbimet e tij jashtë SHBA. Një artikull i publikuar dje nga një nga gazetat më të mëdha në SHBA, “New York Times”, tregon sesi ish- shefi i kundërzbulimit në Nju York, McGonigal me aksesin që kishte në sekretet e ndjeshme amerikane shkeli detyrën për përfitime personale, ndërsa “NYT” e quan "korrupsion". Në paragrafet ku gazeta ndalet tek lidhja mes Ramës dhe McGonigal, NYT thekson se kryeministri shqiptar dhe McGonigal zhvilluan një marrëdhënie, ku zyrtari i FBI, ndërmori hapa në dobi të Ramës. Por interesante sipas gazetës, është fakti se Rama e portretizon veten si një politikan properëndimor që kundërshton luftën e Rusisë në Ukrainë dhe nga ana tjetër bashkëpunon me McGonigal që punon për rusët. "Kur ishte ende në F.B.I., McGonigal zhvilloi një marrëdhënie me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe ndërmori hapa në dobi të politikanit, sipas prokurorëve në Uashington. Zoti Rama e ka portretizuar veten si një reformator dhe kundërshtar i luftës së Rusisë në Ukrainë. Por pas daljes në pension të tij në 2018, zoti McGonigal punoi në anën tjetër, në listën e pagave të një oligarku rus të sanksionuar, Oleg Deripaska, që dikur shihej si anëtar i rrethit të ngushtë të Presidentit Vladimir V. Putin, bazuar në aktakuzën për McGonigal dhe një tjetër shtetas Sergei Shestakov”, shkruan NYT.

“Pazaret” me Nezën

Më tej, në artikull përmenden dhe pazaret që kishte agjenti i FBI, Charles McGonigal me Agron Nezën. Aty tregohet se si ai mori 225 mijë dollarë nga shqiptaro-amerikani.“Gatishmëria e zotit McGonigal për t’u takuar me kreun e qeverisë në Shqipëri, një vend që ka një prani diplomatike amerikane, sugjeron se ai nuk po e mbante të fshehtë nga kolegët përfshirjen e tij atje. Ai përdori gjithashtu adresën e tij të e-mailit dhe telefonin e FBI-së për çështje të lidhura me Shqipërinë, tha një person me njohuri në hetim. Por çfarëdo preteksti zyrtar që mund të kishte zoti McGonigal për ato udhëtime dhe shoqata mund të kishte shërbyer gjithashtu si mbulesë për aktivitete më të diskutueshme”, thekson artikulli. “NYT” tregon se ka qenë një test poligrafit që e kanë fundosur atë. Ndërkohë sipas ekspertëve, është e paimagjinueshme tradhtia për 225 mijë dollarë.“Fakti që krimet e dyshuara ndodhën pak përpara daljes në pension të tij, sugjeron se zoti McGonigal mund të ketë filluar ose rritur aktivitetet e paligjshme pas kryerjes së testeve të fundit të poligrafit, të cilat supozohet se do të administrohen çdo pesë vjet. Zoti Triplett tha se tradhtia e agjencisë nga dikush me pozitën e zotit McGonigal për 225,000 dollarë, nëse vërtetohet, do të ishte befasuese duke pasur parasysh se ish-zyrtarët mund të fitojnë shuma të konsiderueshme si konsulentë pas daljes në pension, përveç pensioneve të majme”, thuhet aty.

Dosja “Muzin”

Ndërkohë gazeta më e madhe amerikane “Neë York Times” është ndalur edhe tek lajmi se Departamenti i Drejtësisë në SHBA është njoftuar për çështjen e lobimit në Partinë Demokratike nga vetë lobisti Nick Muzin, plot 11 ditë para se këtë ta bënte zyrtari i lartë i FBI, Charles McGonigal, siç thuhet në akt akuzën për të, fakt që nga opozita në Shqipëri konsiderohet si nisja e procesit të shkatërrimit të Partisë Demokratike me ndërhyrjen e Edi Ramës. Sipas gazetës më të madhe, nuk ka qenë qeveria shqiptare ajo që e ka raportuar këtë çështje e para dhe madje tanimë as njoftimin për Departamentin e Drejtësisë nuk e ka bërë i pari McGonigal më 25 nëntor 2017 pasi ka qenë vetë Nik Muzin që ka depozituar informacionin që më 11 nëntor 2017.

Reagon Rama

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama e cilësoi dje opozitën si “të degraduar si kurrë më parë” si një përgjigje ndaj akuzave që hedhin se ka lobuar tek ish zyrtarit të FBI, Charles McGonigal për të dëmtuar PD. Në një reagim në Tëitter, kreu i qeverisë thotë se lëshojnë në ajër gënjeshtra dhe ndosin mjedisin publik. Sipas Ramës, të gjitha veprimet e tyre janë pasoja të puthjes fatale me një të vdekur që duket se e përdor si metaforë për të gjithë ata që mbështesin Sali Berishën. Kurrë më e mjerë, më e degraduar, më e shfytyruar dhe çekuilibruar s’është shfaqur ndonjëherë politika opozitare me altoparlantët e saj; kurrë boshllëku i ideve, kapsllëku i komunikimit, sasia e gënjeshtrave dhe budallallëqeve të lëshuara në ajër nuk kanë qenë kaq të qametshme! Asnjëherë asnjë opozitë e asnjë kohe deri sot nuk e ka ndotur kaq keq mjedisin publik, ashtu e shtrirë në tërë kanalet e komunikimit me gjuhën jashtë dhe me trupin që  përpëlitet nga fabrikimi non stop i pisllëqeve më ekstreme! Kjo është pasoja e puthjes fatale me një të vdekur”, shkruan Rama në Twitter. Ky reagim i Ramës vjen pasi e gjithë opozita përdori thuajse të njëjtat fjalë për të sulmuar kreun e qeverisë se kishte synim shkatërrimin e PD. Sali Berisha që në çdo dalje publike e ka kthyer akuzën për kryeministrin, doli dje me një “printim të shkrimit” të djeshëm të “Neë York Times”, por qartë fare tregoi se as nuk e kishte lexuar.

Më të lexuarat