BREAKING NEWS

"Prapaskenat" e forta nga gazetarja e njohur, zbulohet faktori që mund të përmbysë rezultatin në Shkodër

"Prapaskenat" e forta nga gazetarja e njohur, zbulohet faktori që
x
BREAKING NEWS

Zbulohet lëvizja e Ramës! Gazetarja zbardh detajet: Ja deputeti që lë mandatin për t’u bërë kryebashkiak (Emri)

Zbulohet lëvizja e Ramës! Gazetarja zbardh detajet: Ja deputeti
x
BREAKING NEWS

“Si u vu në lëvizje SHBA nga korrupsioni i Ramës”, ish-deputeti plas deklaratën e fortë dhe bën denoncimin e bujshëm

“Si u vu në lëvizje SHBA nga korrupsioni i Ramës”,
x
BREAKING NEWS

Heqja e kamerave, eksperti Karamuço zbulon gabimin e madh të policisë: Operacion i gabuar, ja çfarë duhej bërë

Heqja e kamerave, eksperti Karamuço zbulon gabimin e madh të
x
BREAKING NEWS

"Ishte njeriu i afërt i Vis Martinajt"/ Artan Hoxha zbardh detajet e forta nga atentati i Ylli Brahimit: Atentatorët bllokuan valët e kamerave

"Ishte njeriu i afërt i Vis Martinajt"/ Artan Hoxha zbardh
x
BREAKING NEWS

"McGonigal i bëri të gjithë matufë", Likometa reagon për korrupsionin e ish-agjentit: Ka përpjekje për të njollosur Edi Ramën në SHBA

"McGonigal i bëri të gjithë matufë", Likometa
x
BREAKING NEWS

Analisti zbërthen lëvizjen e dyshimtë të Bashës: Po luan me mendjen e Berishës, në momentin...

Analisti zbërthen lëvizjen e dyshimtë të Bashës: Po
x
BREAKING NEWS

Ramës do t’i konfiskohen dhuratat nga FBI? Ish-deputeti zbardh detaje nga hetimi: Ja çfarë pritet të ndodhë

Ramës do t’i konfiskohen dhuratat nga FBI? Ish-deputeti zbardh detaje
x

Politike

Nga angazhimi i 1200 efektivëve të policisë, te prania Macron, von der Leyen dhe kryetarit të Këshillit të BE, Policia e  Tiranës ndalon protestën e opozitës para Kryeministrisë

Nga angazhimi i 1200 efektivëve të policisë, te prania Macron,

Janë publikuar në media detaje nga axhenda e planifikuar dhe masat organizative për Samitin e Përbashkët mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian që do të zhvillohet të martën e 6 dhjetorit në Tiranë. “A2 CNN” raportoi ekskluzivisht se 1200 forca të rendit do të angazhohen gjatë gjithë kohës që do të zhvillojë punimet ky samit me rëndësi të madhe. Në të priten të jenë prezent jo vetëm udhëheqësit e shteteve anëtare të BE, Ballkanit Perëndimor, por dhe 2 prej drejtuesve të institucioneve të BE, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe kryetari i Këshillit Europian, Charles Michel. Me rëndësi është për t’u theksuar pjesëmarrja e presidentit francez Emmanuel Macron, i cili bëhet kryetari i parë i shtetit francez që viziton vendin tonë, megjithëse jo me vizitë zyrtare të planifikuar. Ky samit do të mbahet në ambjentet e stadiumit “Arena Kombëtare”. Kujtojmë që në këtë datë është planifikuar dhe mbajtja e protestës së opozitës kundër qeverisjes socialiste, e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ai premtoi se kjo protest do të mbahet, megjithëse nuk është marrë leje nga Policia e Shtetit.

Perimetri Kryeministri-Pallati i Kongreseve-“Air Albania”, takime bilaterale e konferencë

Samiti nis punimet në orën 10:30, por nuk është planifikuar se sa do të zgjasë minimalisht. Autoritetet e rendit kanë planifikuar krijimin e një trekëndëshi sigurie Kryeministri-Pallati i Kongreseve-stadiumi “Air Albania”. Në këtë hapësirë do të lejohet vetëm stafet organizuese dhe të shteteve pjesëmarrëse, së bashku me personat e tjerë të akrediuar. Delegacionet do të shoqërohen nga forca policie që nga aeroporti “Nënë Tereza” deri te Kryeministria. Pas përfundimit të takimit paraprak, do të zhvillohen takime bilaterale midis shteteve të caktuara apo dhe me institucionet e BE. Me përfundimin e takimeve bilaterale do të zhvillohet një konferencë e përbashkët mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe presidentit të Këshillit të BE (Europian), Charles Michel në Pallatin e Kongreseve, ku do të jenë akredituar 140 gazetarë shqiptarë dhe të huaj.

Axhenda, lufta në Ukrainë, kriza e energjisë dhe gazit dhe tarifat “roaming”

Në këtë samit do të diskutohen tema me rëndësi aktuale si: Luftë në Ukrainë dhe përballimi i pasojave të saj në rritjen e çmimit të energjisë, naftës e gazit, siguria, klima si dhe ofrimi i bursave studimore për të rinjtë nga vendet e ballkanit Perëndimor. Një tjetër pikë interesante është zgjidhja e heqjes së tarifave “roaming” (telekomunikacioni jokabllor) midis vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor.  

Interesi kryesor, përballja Vuciç-Kurti dhe qëndrimi i Macron për “Ballkanin e Hapur”

Ky samit do të ballafaqojë dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të cilët po përplasen ashpër ditët e fundit lidhur me vendosjen e targave të shtetit të Kosovës edhe nga qytetarët serbë që jetojnë në këtë vend. Po ashtu, me interes pritet dhe se çfarë qëndrimi do të mbajë presidenti francez Emmanuel Macron lidhur me përplasjet mes qeverisë e Kosovës, çështjen e “Ballkanit të Hapur”, e cila u kundërshtua së fundmi nga Parlamenti Europian, ecuria e negociatave për integrimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Tubimi i “Foltores”, Policia e TIranës: Cënohet siguria publike e kombëtare

Ndërkohë, Drejtoria e Policisë së Tiranës refuzon zyrtarisht kërkesën e “Foltores” për mbajtjen e protestës së 6 dhjetorit përpara Kryeministrisë. Lajmi u mësua nga “shqiptarja.com”, e cila publikoi përgjigjen që drejtori i Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika i kthen Sekretarit për Organizimin dhe Burimet Njerëzore në “Foltore”, Ervin Minarollit. Përgjigjia është kthyer në 29 nëntor, ku Panganika i justifikon arsyet e ndalimit të këtij tubimi të opozitës kundër qeverisë para Kryeministrisë me frikën e cënimit të sigurisë kombëtare dhe publike. “Duke vlerësuar se zhvillimi i tubimit brenda këtij perimetrit sigurise pengon zhvillimin normal të Samitit të sipërcituar dhe përbën një rrezik për sigurinë kombëtare dhe sigurinë publike, mbështetur në nenin 8 të ligjit nr.8773, datë 23.04.2001 ‘Për Tubimet’, vendosa të ndaloj zhvillimin e tubimit kërkuar nga ana juaj në datën 06.12.2022, ora 12:00 deri në orën 16:00, në vendin e përcaktuar në kërkesë (bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë)”, shkruhet në përgjigjen e drejtorit të Policisë së Tiranë.

Policia e Tiranës kërcënon “Foltoren” me masa administrative e penale

Në vazhdim të përgjigjes ndaj zyrtarit të “Foltores”, Panganika i kërkon që të merren masa për zhvillimin e tubimit jashtë perimetrit të sigurisë Kryeministri-Pallati i Brigadave-“Air Albania”. Jo vetëm kaq, ai kërcënon se nëse kjo gjë nuk do të merret parasysh nga “Foltorja”, do të merren masa penale e administrative, duke nënkuptuar dhe arrestime. “Drejtoria vendore e Policisë Tiranë mbetet e angazhuar për të garantuar të drejtën e çdo qytetari për të marrë pjesë në tubime paqësore dhe mirëpret çdo njoftim tuajin për zhvillimin e tubimit në një vend alternative jashtë perimetrit sigurisë. Ju sjellim në vëmendje se për veprime në kundërshtim me ligjin, do të ndërmerren masa administrative dhe penale”, shkruhet në letrën e Policisë së Tiranës drejtuar “Foltores”.