Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...
16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...
Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...
Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja
Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret
Nga auditori në Kuvend/ "Dëshiroj ta mbajë gjatë këtë kostum", kush është deputetja më e re e Parlamentit që la pas vetes edhe emra të njohur të Partisë Demokratike
Shkruar nga SOT.COM.AL 8 Maj 2021
Deputetja më e re e Parlamentit që pritet të krijohet në shtator do të jetë, Andia Ulliri, që do të kalojë nga auditori i universitetit në foltoren e Kuvendit.
Është vetëm 22 vjeç dhe në 25 prill ja doli të lërë pas për nga numri i votave emra të njohur të Partisë Demokratike.
Në politikë nuk ka hyrë rastësisht, pasi shtysë e fortë për këtë vendimmarrje tregon se ishin vështirësitë që ndeshin të rinjtë shqiptarë, për të cilët premton se do të jetë zëri i tyre në parlament.
"Duke parë se si studentët kanë pasur vështirësi në vijimësinë e studimeve të tyre në Shqipëri, se si rritet emigrimi i të rinjve dhe se si shohim që rritet edhe papunësia. Disa këto nga shkaqet që të jem pjesë e politikës, të jem pjesë e një formati më të madh se vetja ime, një pjesë e një grupi që do të bëjë ndryshimin," tha Ulliri.
Rezultatin prej më shumë se 5 mijë votash në qarkun e Durrësit e përkthen jo vetëm në vlerësim por edhe përgjegjësi, ndaj synimet i ka të qarta.
"Target grupi im kryesor është rinia shqiptare, duke qenë se jam pjesë e kësaj grup-moshe. Këto potenciale që kemi t'i vëmë në punë për shqiptarët dhe që të ndryshojmë dhe politikën për të rinjtë shqiptarë që sot mendojnë se nuk kanë një të ardhme në Shqipëri," tha Ulliri.
Në 4 vitet e ardhshme do të shkelë në rrugë të panjohura të politikës aspak të lehtë shqiptare por thotë se kjo gjë nuk e step dhe as e frikëson.
"Përgjegjësia që unë kam marrë sot tregon vetëm reflektimin e atyre, besimi që pata nga votuesit e zonës dhe jo vetëm, nga çdo votues i ri që sot mendon që Shqipëria ka mundësi të ndryshojë, " tha Ulliri.
Studentja e arkitekturës tregon se dëshiron ta mbaj gjatë kostumin e deputetes teksa kërkon nga të rinjtë që të mos e braktisin Shqipërinë, por të kenë guxim për të ndryshuar vendin e tyre.