BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Nga besniku i Ilir Metës, te njeriu i Sali Berishës dhe disa me dosje në SPAK, zbardhen 61 kandidatët e PS për kryetar bashkie, shumica e emrave të rikandiduar

Nga besniku i Ilir Metës, te njeriu i Sali Berishës dhe disa me dosje

Kryesia e Partisë Socialiste ka vendosur që vetëm 16 nga 61 kryetarët aktualë të bashkive të jenë emra të rinj në listën e kandidimit për garën e 14 Majit, ndërkohë që 45 të tjerë do të kenë mundësi për t’u rikandiduar për një mandat të dytë ose të tretë. Të 11 drejtuesit e qarqeve që prezantuan njëri pas tjetrit emrat e kandidatëve të Partisë Socialiste pas mbledhjes së Kryesisë këtë të shtunë, shprehën besim se më 14 Maj të zgjedhurit e tyre do të marrin edhe votëbesimin e qytetarëve. Risi në këto zgjedhje përbën qarku i Vlorës ku nga 7 bashki, vetëm në Himarë është lënë mundësia për rikandidimin e Jorgo Goros. Në 6 të tjerat, PS del me emra të rinj. Gjithashtu Lefter Alla në Bulqizë është zëvendësuar në kohë rekord, ndërsa në Divjakë Fredi Kokoneshi nuk do të rikandidojë më. Por, përtej risisë, bie në sy fakti se disa nga emrat, kanë qenë vartës të Ilir Metës dhe Sali Berishës, ndërkohë që disa të tjera janë me dosje në SPAK, për shkak se mbi ta rëndojnë akuza si të përfshirë në afera korruptive apo kriminale.

Ermal Dredha dhe Benet Beci

Kështu i pari që i ka kapur socialistët të papërgatitur është kandidatë i PS për Bashkinë e Vlorës, Ermal Dredha. Kandidimin e zotit Dredha e paralajmëroi e para gazeta “SOT”, i cili la postin Ambasador në Emiratet Arabe, për t’u bërë Kryetar Bashkie në Vlorë. Me garancinë si kandidat i përzgjedhur nga Edi Rama dhe nga Gramoz Ruçi, vjehrri i vëllait Herion Dredha, kandidati Ermal Dredha është kthyer në Shqipëri, ndërsa ka transferuar Regjistrin e Gjendjes Civile të banimit nga Tirana në Vlorë e ka nisur takimet elektorale. Po përse e la detyrën e diplomatit qysh nga nëntori 2013 e Ambasador në Emiratet Arabe qysh prej muajit maj 2016, ku takohej me personalitete të Botës e preferohej nga sheikët, për të kandiduar si Kryetar Bashkie në Vlorë, ku duhet të jetë “krye-brigadier” i punëve komunale? Këtë “sakrificë”, kandidati Ermal Dredha dhe mediat e PS, po e trumbetojnë me dy motive: Dëshira për t’i shërbyer Vlorës dhe “meraku e përgjegjësia, për t’i zgjidhur hallet e qytetarëve; Të çojë më tej punët e mira që bëri babai i tij Niko Dredha, kur ishte krye bashkiak i Vlorës në vitet 1998-2000. Sa për “merakun” e kandidatit Ermal Dredha, se po “sakrifikon” duke lënë postin diplomatik dhe pagën e trajtimet 8000 USD në muaj në Abu Dhabi, nuk besojmë se “e hanë” aq kollaj vlonjatet, mbasi po të kishte kaq “merak” nuk largohej nga Vlora në vitin 2000, kur Ilir Meta e mori këshilltar në Kryeministri. Ndërsa më 2010-ën, kur Ilir Meta ishte Ministër i Jashtëm me Partinë Demorkatike, e bëri Drejtor Protokolli të Shtetit e i dha gradën “Ambasador”, ku qëndroi deri në nëntor 2013, kur po Ilir Meta e emëroi Konsull në Bari e më 2016- Ambasador në Emiratet Arabe ku ishte akoma. Ndërkohë një tjetër emër që është afruar në Partinë Socialiste është demokrati Benet Beci, i cili dikur ka qenë drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit ke kryeministër Sali Berishën. Sot Beci është kandidat i PS për Bashkinë e Shkodrës, qytetet që e zgjodhi edhe deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit 2021.

Ja disa nga kandidatët për kryetar bashkie me dosjen në SPAK

Por nëse i shikojmë me kujdes Edi Rama rikandidoi për zgjedhjet e 14 majit mbi 40 kryebashkiakë të cilët kanë probleme të theksuara me ligjin. Një pjesë e mirë e tyre kanë shkelur njëherë në SPAK dhe në mos proceduar, janë marrë në pyetje për abuzim me detyrën. Por pavarësisht kësaj, nga kryesocialisti nuk janë parë si problem, dhe të vetmit që nuk kandidonte dot ishin Lefter Alla i Bulqizës dhe Fatos Tushe i Lushnjës, pasi ndodhen tashmë prapa hekurave. Zyrtarizimi i emrave të kandidatëve në radhët e Partisë Socialiste për kryebashkiakë, nxori në pah, që shumica prej tyre, kanë shkelur në dyert e Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në disa raste edhe janë hetuar apo proceduar por edhe pyetur në cilësinë e personave që kanë dijeni, mbi rrethana të ndryshme të hetimeve të SPAK me dyshimet për abuzim me detyrën. Janë mbi 40 të tillë, por cilët prej tyre kanë qenë më të lakuarit?!  Armando Subashi që është rikonfirmuar si kandidat, u pyet vitin e kaluar për inceneratorin e Fierit. Pavarësisht rolit në funksionin e kryebashkiakut, në procedurat e tenderit apo territorit ku ndërtohej, ai u la jashtë dosjes shumë emërore të të akuzuarve për aferën. Gledian Llatja është një tjetër kryebashkiak i lakuar për djegësin e Elbasanit, dosja e të cilit ndodhet në duart e prokurorëve të SPAK, por pavarësisht mungesës së një akuze zyrtare deri tani, pyetja që ngrihet është nëse do të kenë fatin e Alqi Bllakos dhe Lefter Kokës. Edhe Emirjana Sako e Bashkisë së Durrësit është në kushte të ngjashme, në lidhje me inceneratorët, apo pagesat e paligjshme që i janë kryer Klodian Zotos. Emri i saj qëndron edhe në krye të denoncimeve lidhur rindërtimin, proces të cilin qeveria e ktheu në instrument politik dhe votash, pavarësisht se faktet flasin të kundërtën, me dhjetëra familje që ende nuk kanë marrë banesat e tyre. Një sërë tenderësh me flamur të kuq në këtë Bashki, kanë qenë subjekt i denoncimeve, që për SPAK nuk është parë e udhës të shfletojë ndonjë prej tyre.

Emrat që janë subjekt i ligjit të dekriminalizimit

Kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi, më herët subjekt i ligjit të dekriminalizimit, ka në SPAK të paktën 7 kallëzime, për njërin prej tyre po hetohet. Kallëzimet kanë të bëjnë me një mori shkeljesh në ushtrimin e detyrës, që nga tenderët abuzivë e deri te punësimet në shkelje me ligjin. Qerim Ismailaj i Mallakastrës rrezikon të bëjë 1 vit burg, aq sa kërkoi SPAK për fshehje, në formularin e vetëdeklarimit, të dënimit me 3 vite burg në Greqi. Ismaili akuzohet se falsifikoi formularin e dekriminalizimit, por për Edi Ramën, askush nuk mund ta ndalojë për sa kohë s’ka dënim të formës së prerë ndaj vendosi ta rikandidojë. Gjon Gjonaj që drejton bashkinë e Pukës u denoncua një javë më parë nga emisioni investigativ "Piranjat",, për abuzim skandaloz me banesat sociale, të cilat i kanë përfituar punonjësit e bashkisë.  Nuk mbeten jashtë rrjetës së hetimeve për korrupsion edhe kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai për të cilin SPAK ka një dosje të tërë me përgjime, ai i Matit, Agron Malaj, për tenderë klienteliste; Tërmet Peçi, kryetari i bashkisë Tepelenë, për dhënie leje ndërtimi në shkelje me ligjin. Në Devoll, Edi Rama rikandidoi Eduard Duron, i cili së fundmi u kap në flagrancë nga investigimi i "Piranjave" dhe u denoncua publikisht duke zhvatur 100 mln lekë përmes një tenderi fiktiv.

Më të lexuarat