BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Nga çështja e “detit” me Greqinë, te ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia nëse Shkupi s’pranon propozimin e Macron, Rama shpalos vizionin e tij gjatë vizitës në Holandë

Nga çështja e “detit” me Greqinë, te ndarja e

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Holandë, ndërkohë që dje zhvilloi një vizitë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku u prit nga zëvendës Presidenti Kirill Gevorgian. Duke i falënderuar autoritetet e GJND (ICJ) për pritjen, Kryeministri Rama foli edhe për çështjen e hapur të detit mes Shqipërisë dhe Greqisë, teksa theksoi se palët po punojnë për t'i qëndruar angazhimit të tyre për të ecur përpara në këtë drejtim. “Shqipëria i qëndron idesë se paraqitja e çështjes së zonave detare me Greqinë përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për tu zgjidhur në bazë të parimeve ligjore, i shërben interesit të të dy palëve. Por, përpara se të hedhim këtë hap, duhet të arrijmë marrëveshjen e nevojshme për ta çuar këtë çështje në GJND dhe kjo marrëveshje ende nuk është arritur. Siç mund ta dini, kjo nuk është thjesht dhe vetëm një procedurë dakordësie ndërmjet avokatëve dhe ekspertëve teknikë të secilës palë. Ekipet tona respektive pranë ministrive përkatëse janë duke punuar dhe ne mbetemi të angazhuar për të ecur në këtë drejtim”, deklaroi ai.

Rama komenton integrimin në BE

Më pas kryeministri Edi Rama komentoi edhe çështjen e integrim Europian, teksa theksoi se do ishte një gabim i madh nëse Maqedonia e Veriut nuk do të pranonte propozimin e presidentit francez, Emanuel Macron lidhur me zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë. Gjatë një interviste për televizionin “Kanal 5” në Shkup, Rama apeloi që drejtuesit e Maqedonisë së Veriut të pranojnë propozimin që i hap rrugë procesit të negociatave për Tiranën dhe Shkupin. Rama sqaroi se nuk po i kërkon homologut të Maqedonisë së Veriut të pranojnë këtë propozim se Shqipëria do përballet me vështirësi. Sipas tij, kjo ka të bëjë me zgjedhje dhe tani ka ardhur koha që Shkupi ta bëjë zgjedhjen. Megjithatë, kryeministri Rama tha gjatë intervistës për televizionin maqedonas se e respekton Bullgarinë dhe popullin bullgar, por shprehu mendimin se çështja me Maqedoninë e Veriut nuk duhet të jetë pjesë e e rrugës drejt BE-së. “Ka të bëjë me zgjedhje dhe tani ka ardhur koha të bëni zgjedhjen. Instinkti dhe mendimi im modest më thotë që do ishte një gabim i madh mos ta pranoni. Do të ishte një gabim i madh sepse vendi mund të mbetet shumë mbrapa dhe askush nuk do ketë vullnetin të kthehet  prapë dhe imagjinoni të mblidhni të gjitha vendet bashkë, prandaj mos e bëni, thjesht mos e bëni”, u shpreh ai.

Kryeministri shqiptar pritet nga homologu holandez

Ndërkohë kryeministri Edi Rama zhvilloi edhe një takim me homologun e tij holandez, Mark Rutte. Në konferencën e përbashkët për shtyp në Amsterdam me kryeministrin holandez Mark Rutte, kryeministri Edi Rama theksoi se Serbia nuk duhet të lënë në krah të Rusisë. “Lidhur me Ballkanin e Hapur, kam folur me Markun dhe me udhëheqës të tjerë. Ballkani është pjesa më e cenueshme e zinxhirit që mund të preket dhe larg qoftë të thyhet si pasojë e luftës në Ukrainë dhe në anën lindore. Rusia ka një influencë të qartë brenda, ka disa lidhje tradicionale. Ndaj, unë besoj se duhet ta marrim Serbinë me ne dhe mos ta lëmë të shkojë nga ana tjetër. Ballkani i Hapur ka ndihmuar e po kështu qëndrimi për t’i thënë gjërat, për të nxitur Serbinë të bëhet pjesë e të harmonizohet me sanksionet, por nga ana tjetër të kuptohet që ka nevojë për kohë, ky është qëndrimi i duhur”, u shpreh ai. Ndërkohë kryeministri Edi Rama u shpreh se bashkëpunimi Shqipëri-Holandë është i shkëlqyer, ndërsa theksoi se është vendi me investimet më të mëdha në Shqipëri. “Ne shohim më shumë nga Holanda në vendin tonë. Holanda renditet mes investuesve më të mëdhenj në Shqipëri, kemi Shell, me shpresë presim një lajm të mirë, në fillim të vitit, falë një kërkimi të Shell në vendin tinë, nëse do jetë kështu do  kemi mundësi të festojmë për energjinë dhe burimet e reja", nënvizoi Rama.

Më të lexuarat