BREAKING NEWS

“Protesta do mbahet para Kryeministrisë”, Berisha i bën thirrjen e fortë Bashkisë dhe e paralajmëron

“Protesta do mbahet para Kryeministrisë”, Berisha i bën
x
BREAKING NEWS

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare këngëtares Dua Lipa

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare
x
BREAKING NEWS

“Bojkotoi” seancën e përbashkët plenare, Berisha zbulon arsyen pse u largua nga parlamenti

“Bojkotoi” seancën e përbashkët plenare, Berisha
x
BREAKING NEWS

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë, deputetët e PD-së marrin vendimin e papritur! Çfarë ndodhi?

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë,
x
BREAKING NEWS

“Duhet të jemi më shpesh bashkë!”, mesazhi Albin Kurti ‘thumbon’ Ramën në 110-vjetorin e pavarësisë: Të përfshihemi në çështjet e njëri-tjetrit, por jo për të penguar

“Duhet të jemi më shpesh bashkë!”, mesazhi Albin
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e përbashkët të dy kuvendeve, Mediu ngre alarmin dhe bën thirrjen e fortë: Serbia po blen armatime, të ndalojmë menjëherë influencën ruse dhe kineze

Mbledhja e përbashkët të dy kuvendeve, Mediu ngre alarmin dhe
x
BREAKING NEWS

FOTO/ Prej disa kohësh mungesë, mbledhja Shqipëri-Kosovë ‘bën të gjallë’ Bashën

FOTO/ Prej disa kohësh mungesë, mbledhja Shqipëri-Kosovë
x
BREAKING NEWS

110-vjetori i Pavarësisë, mblidhen dy parlamentet Shqipëri-Kosovë, nis seanca e përbashkët

110-vjetori i Pavarësisë, mblidhen dy parlamentet
x

Politike

Nga darka luksoze tek restoranti i Nusretit, te fjetja në hotele me 7 yje, a do ndëshkojë Rama veten dhe ministrat me Kodin e ri të Etikës?

Nga darka luksoze tek restoranti i Nusretit, te fjetja në hotele me 7 yje,

Në ditën e parë të punës, kryeministri Rama kërkoi nga ministrat e tij të bëjnë një jetë modeste larg luksit, qejfeve dhe kënaqësive që pushteti ia ofron në mënyra të ndryshme. Kodi i Etikës, që ishte në qendër të fjalimit të Ramës në mbledhjen e parë të qeverisë, parashikon dorëzimin e dhuratave në institucionet respektive, mospërdorimin e makinave për familjarët, shmangien e festave, drekave e darkave të organizuara me paratë e ministrive, deri te ndalimi i frekuentimit të kafeneve dhe të restoranteve gjatë ditëve të punës. Kryeministri foli për zyrtarë të shtetit që “postojnë pa gajle momente të hareshme këndelljesh turistike” që sipas tij e bëjnë të neveritshme figurën e zyrtarit të shtetit. Nuk është hera e parë që Rama flet për Kodin Etik, i cili i fton ministrat dhe ministret drejt një stili jetese sa më modest, që i përbuz kënaqësitë e ditës për hir të një qëllimi madhor dhe që sipas vetë Ramës, është shërbimi ndaj qytetarëve. Por thirrja e tij vjen si paradoks, në mos është bërë sa për të larë gojën. Sepse vetë Rama, njësoj si ministrat e tij, kanë dhënë prova në 8 vitet e shkuara që janë të dobët përballë të mirave dhe privilegjeve që ofron pushteti. Gazeta “SOT” po sjell më poshtë disa raste, kur pushtetarët kanë habitur jo thjesht shpërfaqjen e luksit, por edhe me pakujdesinë me të cilën e kanë reklamuar atë. Darka e ministrave dhe zyrtarëve të një prej vendeve më të varfër në Europë, në një nga restorantet më të famshme dhe më të shtrenjtë të botës në Dubai mund të konsiderohen emblema e sjelljes së neveritshme të zyrtarit shtetëror, për të cilën Rama foli gjatë mbledhjes së qeverisë. Por dy prej ministrave që ishin në darkë, Arben Ahmetaj dhe Belinda Balluku janë sërish në qeverinë e re. Një tjetër skandal që habiti për nga grykësia e një zyrtari të lartë shtetëror ishte ai i Arbjan Maznikut, zv.kryetar i Bashkisë dhe Ditjon Baboçit, drejtori i Planifikimit Urban pranë këtij institucioni. Të dy kishin qëndruar në një hotel me pesë yje në Barcelonë, të paguar nga biznesmeni Shkëlqim Fusha. Ai pagoi dy netët e këtyre dy zyrtarëve që kushtonin 1816 euro në total, por me t’u kthyer në Tiranë, edhe Mazniku, edhe Baboçi mbushën faturat e dietave dhe morën nga Bashkia e Tiranës edhe shpenzimet e hotelit me 1465 euro në total. Vetë Rama nuk është imun ndaj luksit, qejfeve dhe kënaqësive që i ofron posti. Në vitin 2018, ai udhëtoi me çarter drejt Italisë për të parë ndeshjen Juventus-Lazio. Më pas, zyra e tij e komunikimit shpjegoi se udhëtimi ishte kryer me avionin e Lazios. Ndërkohë rasti më i freskët është ai i ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, burri i së cilës ka marra me koncesion disa toka në bregdet.

Më të lexuarat