BREAKING NEWS

Aksidenti i frikshëm te “Kodra e Diellit” ku 29-vjeçarja mori përpara tre kalimtarët, vdes në spital njëri prej tyre (EMRI)

Aksidenti i frikshëm te “Kodra e Diellit” ku 29-vjeçarja
x
BREAKING NEWS

Apeli i GJKKO merr vendimin për gjyqtaren e njohur dhe avokatin. Zbardhet masa e dhënë

Apeli i GJKKO merr vendimin për gjyqtaren e njohur dhe avokatin. Zbardhet
x
BREAKING NEWS

“Një i afërmi jonë nga Puka që jeton jashtë, na tha se u zhduk”/ Zbulohet për herë të parë shteti ku ndodhet personi që lajmëroi xhaxhanë e Ervis Martinaj për zhdukjen e të shumëkërkuarit të drejtësisë

“Një i afërmi jonë nga Puka që jeton jashtë, na
x
BREAKING NEWS

E kanë eleminuar Ervis Martinajn? Prokuroria merr vendimin e menjëhershëm

E kanë eleminuar Ervis Martinajn? Prokuroria merr vendimin e
x
BREAKING NEWS

Petro Koçi: Çifti Berisha-Metaj, një ‘tango’ e kërcyer në bodrumet e politikës shqiptare

Petro Koçi: Çifti Berisha-Metaj, një ‘tango’ e
x
BREAKING NEWS

Ja skema ligjore që do të përdoret për përzënien e Berishës nga politika, në shtator Kuvendi do shkaktojë “tërmet” për “non gratat” dhe spiunët

Ja skema ligjore që do të përdoret për përzënien e
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Është e garantuar që ka prova për Sali Berishën, nëse nuk do jetë më deputet ndaj tij do të filloj procesi penal, në shtator do kemi ngjarje të reja

Spartak Ngjela: Është e garantuar që ka prova për Sali
x
BREAKING NEWS

Paralelet mes rastit “Berisha” dhe atij të zv.presidentit të Paraguajit pas shpalljes “non grata” nga SHBA, ja vija e kuqe që i ndan në mes

Paralelet mes rastit “Berisha” dhe atij të zv.presidentit
x

Politike

“Nga Delina te Nikua, emrat e 7 ministrave të Babos që japin dorëheqjen duke tejkaluar anglezët”, deputeti i PD-së del me mesazhin ‘goditës’: Dita filloi sot me thashetheme turbulluese!

“Nga Delina te Nikua, emrat e 7 ministrave të Babos që japin

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj nuk i ka kursyer ironitë në drejtim të qeverisë Rama, duke marrë shkas edhe nga dorëheqjet masive të kabinetit qeveritar të Boris Jonhson në Britaninë e Madhe.

Përmes një analize satirike, Gjekmarkaj thekson se 7 ministrat e Ramës ‘japin’ dorëheqje para protestës së opozitës, duke tejkaluar kështu sipas tij edhe qeverinë britanike.

Postimi i plotë:

Shtatë nga ministrat e Babos japin doreheqjen para protestes duke tejkaluar anglezet!

Dita sot filloi me xhinkalla e thashetheme turbulluese. Protesta e darkës vertitet si kërcenim. Pertej kesaj me një akt të pazakontë, morali publik rigjeti vetveten pas shumë shthurjesh e gjykimesh. Të gjithë mendonim se ministrat në Shqiperi nuk ikin vetë e madje kurrë ata shefit të tyre si lypnin t’ja mbathte. U desh vetëm një shkëndijë që erdhi nga Anglia ku gjashtë ministra e lanë Xhonsonin në ditë të gazepit , dangall me gisht në gojë si qyq ! U bënë ere e i thonë, nuk rrimë më po edhe ti Boris sikter, bëhu def nga sytë, po e turpëron ishullin. Po britaniket bëjnë nga këto shpesh.

Lajmi i vërtetë po konsumohet në Tiranë. Gjithçka po ndodh me këta të Babos po shkakton termet. Elisa e mpirë, ngjiti shkallet si më e besuara. Ajo sikur kishte hipur në barkën e Karontit mbërriti tek ai. Mori të fliste po ato të uruara fjalë nuk dilnin. Ngashërimi triumfoi. Babo po humbiste durimin mendonte se protesta e pasdites i paska tulatur , u ka kallur datën dhe të tijët duan të fshihen. Per Elisen ndieju befas admirim, kjo nuk me paska lënë i feksi në çetele të kujtesës.

Fol i tha ai se me çmende! Ajo: më mirë të mos me zinte gjallë kjo ditë ! Fol këmbënguli ai. Ajo nuk mundi , këmbet e lëshuan dhe ra në kanape. Në dorë mbante disa zarfe me dorëheqje ministrash. Asaj i kishin lënë në dorë mynxyrën. Lexoji urdhëroi ai vrazhdë. Nuk ja dal dot tha ajo dhe një gugamë të këpuste shpirtin.

I hapi vete! Sytë po i zmadhoheshin si ato zgavrat që koha hap neper lisa. Tigrushin i zu dora të parin dhe ai të zezë mbi të bardhë skaliste ” Ti e di sa të kam dashur, veç ti e di sa të kam argëtuar, për sytë e tu kam jetuar, për veshët e tu kam rrëfyer batuta, në zemrën tënde timen kam ushqyer, por ajo që ndodhi me inceneratoret me ka tronditur shumë! Ne ja dolëm të kemi biznesmen 95 vjeçar , në azil të pleqve gjetëm partneritet, asnjë paragjykim nuk patem për ta darovitur paranë dhe kjo është drama! Unë dhe ti duhet të dalim

nga skena , s’kemi të drejtë të ndryshojmë dialektiken dhe të përmbysim rendet sociale, bota do shkojë drejt kaosit, njerëzit nuk do mplaken kurrë, nën ketë model jeta vazhdon pafundësisht, ikim Babo, të ikim larg të dy! në fund dy pika të verdha loti. i yti edhe në ditë të qametit Tigrushi”.

Bora:” Babo, Babo ne kemi realizuar një eksperiment të madh! Qeveria angleze ka një shprehje për këtë po qeveria jonë nuk është dakort ! Ne kemi sjellë lumturinë. Feminist qe kur u bëra ministre janë të lumtur. Aguridhet qeshin Babo hahahhaha e hi hi hi. Problemi Babo është se ata nuk duan të rriten, duan të rrinë gjithmome femijë. Ne u kemi dhënë këtë mundesi. Ata gezohen kur te shohin , kur te degjojnë, kur permendeshesh mesojnë “Kurbanin”. Ne nuk mund ta lejojmë këtë iluzion ndaj japim dorëheqje , ikim, fitojmë perjetësinë, le të mplaken para kohe”.

Ulsiu; “Babo qellimi i njeriut është drejtësia mbi tokë në Kuran dhe në Bibel këtë mesojmë ! Në e bëme reformen , ajo ka zerin tim jo të Xhafes dhe fytyren tënde! Në Shqipëri sundon ligji dhe i mundem zuzaret. Mileti gjet rehat. S’ ka as kanabis, as horrllek. Jap e jep dorheqje kjo është koha për të ikur dhe të kujtohemi si të drejtet, si njerez që hymë të varfer e dolem me zemren plot si ata që e bëmë Shqipërinë bahçe Pejgamberi”.

Delina; ” Babo a nuk ishte endrra jote bolleku? A nuk ishte një ekonomi e lulezuar e liberale , Shqiptaret po ikin se i ka lodhë mireqenia. Ata s’kanë motive të rrinë më ketu. Edhe pse une ju buzëqesh ata ikin. Obezë nga të ngrënet shfaqen sokaqeve. pNe të dy jemi problemi le të bëhemi zgjidhja. Ta lëmë, të ikim ne që të kthehen ata”.

Nikua; “Ah mor Babo ti je komandant e komisar e bere ushtrinë qelibar/ S’ka ç’ na bën hasmi e dushmani se ushtri të madhe ka vatani/. Më mirë se kaq nuk bëhet. Ndaj ikim ta l?më plot se mos derdhet, eja ca ditë në Voskopojë freskohesh e ja qellojmë me kernacka se me nxorren edhe namin si koprrac pizevengjerit”.

Kishte mbetur edhe dy zarfa! Emrin e Ikonomit pa mbi njërin ! E hapi ! Ajo shkruante ” Unë e di qe ti je i vetmi e përgjithmonë Brandy i Shqipërisë. Unë e perkufizova atë që pashë në ty. Por nuk dua të jetoj me ankth se mos dikush të sfidon e as dua të të shoh të merzitur kur brandy të rreme të shfaqen në xhiro- ndaj dorhiqemi o yll bote! Rri ashtu lart i pakapshëm si model! Në fund vargjet “thuaj dielli mund të shuhet! Thuaj bota mund të kruhet, thuaj Brandy do të ruhet se per të luftojme ne derisa te ket njerz mbi dhe”.

Në fund edhe Krifca ! Po sikur andej nga Londra u dorehoqen vetem gjashtë, ketu kam shtatë zarfa u duk sikur psheretiu “Babo, Barinjet i nxunë ç’kishin për të nxënë në akademinë e tyre që ti themelove, delet e dhitë jetojnë në hamoni, lopet bëjnë muuuu sa herë me therret Braçe në interpelancë e unë be be be. Libri i blegtorëve u mbush me kujtime e bëma nga tonat ndaj ska mbetur gjë më per të bërë, ikim Babo se je lodhur shumë e ruajme ca bagëti ograjave! Uaa Babo me një brucë të dhirtë mbi atë shtat të gjatë, kerrabë e qylaf, do i shkelqesh malet, sa bukolik do dukesh, ikim Babo dhe bëhemi blegtorë e bujq imponohemi permes forces së shembullit si në fjalimet e tua”

U ligeshtua Babo dhe mendoi: Xhonsonit ja kerkuan doreheqjen gjashtë mua shtatë. E tejkaluam edhe Anglinë tha . Dy shoqeri të ndryshme që nxjerrin politikanë të cilet per fat të mirë nuk ngjajnë në asgjë! Diçka i semboi pse Belinda, Evisi, Bledi, Olta, Edona, Ogerta, Tezja, Margeriti po rezistojnë ënde mbase ndonjë komplot? Keta tjeret nxiten nga miresia, nga perkushtimi nga dhembshuria dhe jo nga e liga, cmira apo ambicja. Babo foli neper dhembe “ma keputen shpirtin, do me detyrojnë të dorëhiqem me shpejt se Boris Xhonson se ai e ka të lehtë, këtë presion se mbaj dot”! Atë që se ben protesta e bëjnë vete ministrat të cilet rebelohen duke thyer mitin e mos ikjes dhe te mos kushtezimit të atij!

Shqipëria ka ndryshuar s’ka më tabu! Në kohen e Babos gjithçka është e mundur.

Më të lexuarat