BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Nga Dule, Ndoka dhe Gjuzi, Sali Berisha në hall të madh pasi Meta i mbylli derën bashkëpunimit pas presionit të SHBA, “Foltorja” 24 orë afat të futet në koalicion me një prej partive aleate

Nga Dule, Ndoka dhe Gjuzi, Sali Berisha në hall të madh pasi Meta i

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se nuk ka shumë kohë në avantazh sa i takon kalkulimeve për zgjedhjet vendore të 14 majit. Edhe pse kryetari i Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi iu mbylli dje derën dy PD-ve, duke mos i regjistruar në zgjedhjet lokale të 14 majit, vendimi i kryekomisionerit, për sa kohë gjykata nuk e njeh si kryetar, bën që ai nuk merr dot pjesë më 14 maj me logon e PD. Për këtë arsye rruga e vetme që i ka mbetur është të futet si koalicion dhe të përdorë logon e një prej partive aleate. Sipas përcaktimeve në Kodin Zgjedhor, koalicionet kanë afat deri më 16 mars të regjistrohen për zgjedhjet vendore. Kjo do të thotë se Berisha deri të enjten, pra nesër, duhet të zgjedhë se si do të futet në zgjedhje, pasi rrezikon të mbetet jashtë. Deri më tani të vetmit që i kanë dalë në krah janë: Nard Ndoka, Sali Shehu, Ekrem Spahia, Adriatik Alimadhi, Kujtim Gjuzi, Kostaq Papa dhe Vangjel Dule. Po ashtu janë dhe Fatmir Mediu me Agron Dukën, të cilët janë disi më të tërhequr. Ndërkohë që nga ana tjetër, aleati i tij, Ilir Meta  i cili nga kryefoltoristi shihej si kamerdare shpëtimi, ka vendosur të garojë i vetëm dhe të mos pranojë të bëjë pazare e aleanca me drejtuesin e “Rithemelimit”, pasi amerikanët e kërcënuan se do ta shpallin “non grata” nëse do të bashkëpunojë me kryefoltoristin. Kështtu që përballë këtij presioni, Meta jovetëm që i vuri drunë Saliut, por nuk nxori kandidatë për kryetarë bashkie, duke u fokusuar vetëm te Këshillat Bashkiake, çka do të thotë se më 14 maj do jetë përballë Berishës. Megjithatë mbetet të shihet se si do përfundojë halli i Saliut, pasi nëse nuk vendos deri të enjten, zgjedhjet do i shohë nga televizori.

Skema

Megjithatë, në kushtet kur Meta nuk e do, Berisha, ka në lojë disa rrugë, që do i mundësojnë atij të hyjë në zgjedhjet lokale të 14 majit. Po cila është skema që do të përdorë Berisha? Partitë aleate të tija duhet të grupohen dhe të dalin me koalicion, të cilit duhet t’i vënë një emër. Ky koalicion do të ketë si kandidatë për kryetarë bashkish emrat e dalë nga “Primaret”, ndërsa sa i takon këshillave bashkiakë do të ketë një rakordim me aleatët ku mes kandidatëve do ketë dhe emra të tyre. Pra i gjithë koalicioni duhet të shkojë me dy lista unike, një për kryetarët e bashkive dhe një për këshilltarët bashkiakë. Problemi është se logoja e PD nuk do figurojë askund. Vetë aleatë duhet të zgjedhin një parti që do e drejtojë koalicionin dhe do jetë ajo që do të bëjë dorëzimin e listave dhe gjithçka tjetër. Nëse Duka dhe Mediu nuk bien dakord, me shumë gjasë Berisha do përdorë partinë e Nard Ndokës për të marrë drejtimin e koalicionit. Kjo mënyrë i jep atij mundësi të futet në zgjedhje, por në letër asnjë kandidat nuk njihet që është i PD. Pra me pak fjalë, Berisha si “kryetar i PD” siç ai pretendon, nuk ekziston në fletën e votimit dhe tashmë shpresa e tij të vetme janë partitë aleate të tij, të cilat duhen thënë se janë fantazëm dhe pa elektorat.

Reagon Berisha

Por ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha duket se është lumturuar dje nga vendimi i kreut të KQZ, Ilirjan Celibashit. Ky i fundit bllokoi regjistrimin e PD zyrtare në zgjedhje, duke nxjerrë si pretekst mungesën e firmës së Bashës. Por Berisha nga Vau i Dejës deklaroi hapur se kjo e ka kënaqur, pasi sipas tij, PD e përfaqëson ai dhe u shpreh se ai do shkojë në zgjedhje me kandidatët e “primareve”. “Edi Rama është i tmerruar dhe ai do përsëri të mbajë me çdo kusht monizmin. Kapet te pengjet dhe individët që i ka marrë peng dhe bën lojë të shëmtuar. Këtë lojë nuk e bëri as diktatori i fundit komunist. Ai e dinte se humbja i kushtonte vite burg. Ai nuk luajti me pluralizmin siç bëri Rama që u përpoq të lërë jashtë zgjedhjeve PD. Ja ku jemi ne me Zef Hilën, kandidati i Lirisë dhe i dalë nga vota juaj. Kështu i kemi dhe të vendosur të marrim pjesë dhe më 14 maj të firmosim fitoren. Të firmosim një goditje ndaj monizmit të Ramës. Të firmosim fitoren e pluralizmit”, deklaroi Berisha. Pra kjo do të thotë se vendimi i Celibashit dërgon ujë te mulliri i Berishës. Pasi duke mbajtur Alibeajn jashtë zgjedhjeve, Berisha nuk do ketë asnjë pengës të kërkojë votën e demokratëve. Edhe pse do jetë si koalicion dhe jo me logon e PD, ai do mburret se përfaqëson Partinë Demokratike.

Më të lexuarat