BREAKING NEWS

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me
x

Politike

“Nga ka dalë identiteti im?!”/ Gazetari i njohur vë në siklet Elisa Spiropalin në mes të emisionit, i nxjerr të dhënat e veta dhe emrin e patronazhuesit, ja si reagoi ministrja (REPLIKAT)

“Nga ka dalë identiteti im?!”/ Gazetari i njohur vë

E ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin ‘7pa5’, ministrja Elisa Spiropali u vu në siklet nga gazetari Thimi Samarxhiu, i cili i nxori ‘live’ në emision të dhënat e tij dhe patronazhuesin e vet.

Spiropali nuk e mohoi databazën që ekziston në zyrat e PS dhe tha se ky dokument ekziston që prej 2008 dhe pasurohet gjithmonë me të dhënat e qytetarëve.

Thimi Samarxhiu: Kjo është e dhëna ime që është te lista e PS që nuk dihet nga ka dalë. Është emri im, numri i telefonit, ditëlindja ime, vendi im i punës dhe emri i patronazhistit tim Artur Qoqja që e përshëndes dhe i them ja ku jam nëse do të më takosh të ftoj për kafe. Ajo që më shqetëson është fakti që kompania shkruhet Media Vizion. Ne punojmë në Vizion+ dhe këtu është Media Vizion. Eshtë emri që njihet zyrtarisht. Askush se di që quhet Media Vizion, të gjithë e dinë që unë punoj në Vision+. Zonja Spiropali, cfarë është kjo?

Spiropali: Ne kemi një sistem të ngritur të patronazhimit se e keni bërë term proverbial këtë që është në fakt një lloj verifikimi që i bëjmë zgjedhësve. Dhe çdo parti serioze që ka një iventar të votuesve e bën këtë gjë përveç partive që janë magazina pa iventar që habiten. Secili hedh të dhënat e personave që ka në zonën e tij apo janë votues në një territory të caktuar. Këtë database e kemi ngritur që në 2008…

Samarxhi: E ka dhe PD një të tillë…

Spiropali: E ka dhe PD të shpresojmë por nuk duket se e ka se nuk kupton…dhe çdo e dhënë për votuesit hidhet në këtë sistem datëlindja etj. Për të pasur një ide më të saktë se çfarë synojmë ne. Është shumë e thjeshtë. E mbani mend se zoti Basha niste mesazhe për ditëlindje e njerëzve në 2011, urime ditëlindjen…s’kishte nga ta dinte përvec database…

Samarxhi: Karta ime e identitetit dhe vendi im i punës nga janë gjetur? Kot po ju pyes dhe mua nuk më shqetëson fare se jam person publik…