
PD e Lulzim Bashës vendos sot për zgjedhjet e 14 majit, ja kush janë 3 kandidat e propozuar për kryetar në Bashkinë e Tiranës

Ambasadorja Yuri Kim mesazh të fortë Berishës dhe politikës shqiptare: Duam kandidatë të pastër në zgjedhje, boll me shitblerje votash, të korruptuarit janë kërcënim për sigurinë e SHBA

Eksodi me gomone drejt Anglisë, Çuçi shpërthen me deklaratën shokuese dhe iu ‘pret’ shpresat shqiptarëve ilegal: Ndalojini dhe kthejini pasi janë të zgjuar dhe e manipulojnë sistemin kudo

SPAK trondit Arben Ahmetajn, sekuestron vilat e bashkëjetueses dhe ish-gruas së tij në Hamallaj e Palasë, bllokohen fatura dhe sende personale, ish-ministri socialist në ankth

Garë e fortë/ Përfundon votimi në asamblenë e PS-së në Vlorë, ja kush është emri i njohur që kryeson garën

132 familje në Shkodër prej ‘97-së jetojnë në banesa të pa legalizuara, banorët zotohen duke iu marr ‘hak’ ndaj politikanëve: Do bojkotojmë zgjedhjet, nëse nuk na...

Inceneratori i Fierit, GJKKO vendos kalimin për gjykim të dosjes, avokati i ish-deputetit Bllako kërkon t’i pushohet çështja, zv/presidentit të FSHF Dervishaj i heqin dy akuza

Sali Berisha shton dozën e kërcënimeve ndaj Enkelejd Alibeajt, alarmohet Garda e Republikës dhe merr në mbrojtje kryetarin e opozitës

Nga krijimi i Agjencisë së Rikuperimit të Aseteve, te lëvizja e lirë e shtetasve në Ballkanin Perëndimor vetëm me kartë identiteti, zbardhen disa nga vendimet e qeverisë, ja çfarë përfiton biznesi

Shkruar nga Sidorela BRAÇJA 2 Shkurt 2023

Qytetarët e Ballkanit Perëndimor do u duhet vetëm një kartë identiteti për të lëvizur në Shqipëri. Lajmin e mirë e ka bërë të ditur ditën e djeshme ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Kjo VKM, vjen pas marrëveshjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në Procesin e Berlinit, ku të gjithë qytetarët do mund të qarkullojnë lirshëm në Shqipëri vetëm me mjetin e identifikimit. “Lëvizje e lirë të shtetasve në Ballkan vetëm në me dokument identiteti. Qeveria shqiptare e miraton. Me hyrjen në fuqi të gjithë shtetasit e BP mund të qarkullojnë lirshëm në Shqipëri vetëm më kartë identiteti”, deklaroi ministri Çuçi. Më tej, Çuçi theksoi se do të ketë një tast forcë në bashkëpunim me rendin e Maqedonisë së Veriut. Kjo VKM pritet të ratifikohet në parlament, nënvizoi ai. Ky bashkëpunim do të lidhet me krimin e organizuar që lidhet me të dyja vendet.“Marrëveshje e shkruar me Maqedoninë për krijimin e task foracve. Duhet të ratifikohet në parlament, task forca që do adresojnë çështje të caktuar që lidhen me krimin e organizuar që lidhen me të dyja vendet”, tha Çuçi. Kujtojmë se marrëveshja për lëvizjen e lirë, parashikojnë lëvizjen e lirë me karta identiteti të personave ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, njohjen e diplomave universitare dhe njohjen e kualifikimeve për tre profesione: mjekët, dentistët dhe arkitektët. Falë marrëveshjes së nënshkruar më 3 nëntor të diplomuarit nuk do të kenë nevojë të paguajnë më tarifa prej 200 deri 500 euro për njohjen reciproke të diplomave. Marrëveshjet e arritura janë tre nga katër marrëveshjet, për të cilat liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor kishin rënë dakord qysh në samitin e Sofjes, në nëntor të vitit 2020, asokohe nën ish-kancelaren Merkel. Por ato mbetën të paimplementuara për shkak të mungesës së vullnetit politik të Kosovës dhe Serbisë.
Ibrahimaj: Ekspertët e IT, paga më të larta se privati
Ndërkohë ekspertët e IT do të paguhen më tepër se privati, ky ka qenë projektligji i cili do të miratohet në Kuvend brenda muajit shkurt. Lajmin e bëri të ditur, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj e cila u shpreh se shumë shpejt do të ketë një fortifikim të pagave në sektorin e teknologjisë. Duke marrë shkasë nga sulmi kibernetik i bërë në korrik nga Irani, Ibrahimaj ka theksuar se tashmë vendit tonë i duhet një ekip i kualifikuar, pasi sistemet e forta janë siguri për të gjithë. Ministrja bëri me dije se të gjitha vendimet do të miratohen brenda muajit shkurt. Kjo nismë e qeverisë do të ndikojë edhe në fluksin drejt degëve të tekonologjisë së informacionit. “Pas mbledhjes së qeverisë kemi dalë të diskutojmë mbi projektligjet. Një nga diskutimet më të gjatë që u bë ishte mbi nivelin e pagave dhe profesionistët që do të bëhen pjesë e administratës publike. Në korrik Shqipëria ishte subjekt i një sulmi të rëndë kibernetik që vuri në sprovë sistemet tona dhe ne tashmë po punojmë për të pasur mundësinë që të kemi një ekip të kualifikuar IT dhe që sektori i IT të ketë paga më të larta se tregu sepse sot sistemet e forta janë siguri për të gjithë. Të gjitha këto vendime do të miratohen brenda muajit shkurt dhe synojmë që sektori publik të jetë punëdhënësi më i preferuar nga ajo kategori profesionistësh që nuk janë paguar më mirë nga sektori privat”, bëri me dije Delina Ibrahimaj. Një pikë tjetër ku ministrja u ndal ishte dhe nisma e qeverisë për bastet online, ku dhe sot theksoi se nuk do të ketë pika fizike por së shpejti do jenë online, si në vendet e tjera të botës."Jemi duke punuar për rishikimin ligjet të basteve sportive online. S’do ketë pikë të hapur në territor por siç ndodh në të gjitha vendet e botës do bëhen online. Njerëzit mund të luajnë online në portale të huaja. Nuk është një fakt që nuk ndodh, Po mund që në bazë ligjit ta rregullojmë këtë proces dhe ta mbrojmë nga infromaliteti", tha Ibrahimaj.
Prej 1 shkurtit 2023, CEFTA fillon zbatimin e Rregullave Kalimtare
Nga ana tjetër, për zbatimin e rregullave që kanë qytetatarët dhe bizneset nga lëvizja e lirë, dje ka reaguar për mediat edhe CEFTA, reagim të cilin gazeta “SOT” më poshtë po e publikon të plotë. “Rregullat për origjinën e mallrave bëhen më fleksibël dhe modernizohen për të përmirësuar konkurrueshmerinë e eksporteve . 1 shkurt 2023 - Palët e CEFTA-s fillojnë të zbatojnë rregullat kalimtare për origjinën preferenciale të mallrave, krahas rregullave të Konventës Pan-Euro-Mesdhetare (PEM). Në pritje të rishikimit të Konventës PEM, shumica e palëve kontraktuese PEM-it, duke përfshirë Palët e CEFTA-s, BE-së dhe EFTA-s, vendosën t’ua lejojnë kompanive të përfitojnë nga rregullat e modernizuara dhe të thjeshtuara të origjinës dhe filluan zbatimin e rregullave kalimtare në baza dypalëshe. Rregullat e reja janë më fleksibël duke synuar uljen e barrës administrative, dhe për këtë arsye e bëjnë tregtinë më të thjeshtë, ofrojnë më shumë mundësi, si dhe ua mundësojnë kompanive të bëhen më konkurruese në tregje të tjera. Rregullat hynë në fuqi nga 1 shkurt 2023, pasi të gjitha palët e CEFTA-s i finalizuan procedurat e brendshme. “Duke zbatuar rregullat e rishikuara, më fleksibël dhe moderne, palët do të jenë në gjendje ta rrisin konkurrueshmërinë e eksporteve të tyre. Rregullat kalimtare për origjinën e mallrave thjeshtojnë sistemin, thjeshtojnë përcaktimin e origjinës së mallrave dhe e lehtësojnë më tej tregtinë në CEFTA dhe me BE-në”,shpjegoi drejtori i Sekretariatit të CEFTA-s Emir Djikic. Konventa PEM është një marrëveshje ndërkombëtare që synon vendosjen e një grupi unik të rregullave për origjinën e mallrave. Palët Kontraktuese të PEM-it filluan diskutimin për rishikimin e Konventës në vitin 2013, me qëllim përshtatjen e saj me realitetin ekonomik. Meqenëse miratimi i Konventës së rishikuar dështoi në vitin 2019, shumica e Palëve Kontraktuese vendosën t’i zbatojnë rregullat e rishikuara paraprakisht. Aktualisht, dy grupet e rregullave, rregullat origjinale të origjinës PEM dhe rregullat kalimtare, do të zbatohen paralelisht dhe operatorët ekonomikë do të mund të zgjedhin ndërmjet rregullave të zbatueshme”, thuhet në njoftim.
Cilat janë përfitimet?
Ky hap i ri që po ndërmerr CEFTA drejt lehtësimit të tregtisë fokusohet në uljen e burokracisë administrative dhe rritjen e vëllimit të tregtisë. Rregullat e reja parashikojnë disa thjeshtime, duke përfshirë:
1. Rregulla më fleksibël dhe më të thjeshta për produktet
2. Rregulla më fleksibël të tolerancës: Rritja e pjesës së materialeve jo preferenciale në produktet e gatshme nga 10% në 15% në bazë të peshës neto për produktet bujqësore, ndërsa për produktet industriale (përveç tekstileve) toleranca vendoset në 15% të materialeve jo origjinuese bazuar në çmimin ex-ëorks të produktit final.
3. EUR.1 ose deklarata e origjinës do të jetë një lloj i vetëm i vërtetimit të origjinës dhe do të mjaftojë për një periudhë 10 mujore në vend të 4 muajve.
4. Parashikohen gjithashtu opsionet e dakordimit për aplikimin e një sistemi të eksportuesve të regjistruar dhe dakordimit për përdorimin e vërtetimit të origjinës që lëshohet dhe/ose dorëzohet në mënyrë elektronike.
Më të lexuarat


Sali Berisha shton dozën e kërcënimeve ndaj Enkelejd Alibeajt, alarmohet Garda e Republikës dhe merr në mbrojtje kryetarin e opozitës

Kafe për 15-vjeçarët dhe ‘loja’ me kuzhinieret/ PD zbulon skandalin në Bashkinë e Vaut të Dejës: Si u shpërblye me post më të lartë përgjegjësi i abuzimit me fondet publike

Pak orë para mbledhjes së Kryesisë së PS, zbulohen dy kandidaturat për Bashkinë e Vlorës, por ja çfarë po ndodh në Shkodër, voton Asambleja

Çfarë do bëhet me fatin e emigrantëve ilegal në Britani? Çuçi ultimatum Bravernan dhe zbardh bisedimet e takimit: Të amnistohen shqiptarët të cilët punojnë në...

"Berisha shkon pa logo në këto zgjedhje?"/ Vangjel Dule tregon vendimin nëse është pro bashkimit me Alibeajn dhe nëse kryetari i komanduar i PD-së është patericë e Ramës

Sherret për kandidatët/ Rama nuk ruan dot qetësinë, kritika të forta deputetëve në Vlorë, votohet për kandidatin që do garojë për Bashkinë, kryeministri ka dalë jashtë...

Nuk ka ndodhur më parë! Belind Këlliçi hap ‘thesin’ e madh të premtimeve pak para zgjedhjeve, shpall platformën për Tiranën

“Tirana ka nevojë jetike për ndryshim”, Berisha zbulon planin politik dhe bën thirrjen e ‘fuqishme’: Mbështesni Belind Këlliçin, pasi do vendos qytetin në shinat e...

Çfarë po ndodh në PS? Rama zbarkon me 'ultimatum' në Vlorë dhe bën lëvizjen e minutës së fundit

“I doli kundër ndërsa tani kërkojnë bashkim”/ Analisti Minxhozi zbërthen skenarët e PD dhe bën thirrjen urgjente me mesazhin e koduar Alibeajt
