
“Shmangni lëvizjet gjatë natës”, nisin reshjet e dëborës, policia apel shoferëve

Çështja “McGonigal”/ Deputeti i PD-së shpërthen në ironi: Rama përngjan shumë me Lady Gaga! Është një njeri i cirkut, bën gafa sepse…

“Rama është frikacak e burracak...”, deputeti i PD-së: Kryeministri është i papërgjegjshëm për të mbajtur postin

“Kuvendin e kontrollon Rama”, ish-presidenti: Nuk i vendoset faji vetëm opozitës që janë të përçarë, por edhe...

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Çështja “McGonigal"/ Bamir Topi del me akuzat ndaj kryeministrit: Rama i sheh institucionet si copa letre

"U kërkoi 10 milionë euro për t’i hequr nga lista e zezë", Milaim Zeka del me deklaratën befasuese: Faik Ymeri shantazhoi biznesmenët në emër të McGonigal

Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e karburanteve, ja me sa lek do të shiten nafta dhe benzina

Nga krimi i organizuar, te lufta në Ukrainë, zbardhet axhenda e Samitit të BE në Tiranë

Shkruar nga SOT.COM.AL 1 Dhjetor 2022

Në 6 dhjetor, Tirana do të jetë ‘kryeqendra’ e Europës, pasi do të mbajë për herë të parë Samitin BE-Ballkani Perëndimor. Gazeta “SOT” ka siguruar axhendën, teksa temat kryesore për të cilat do të diskutohen do të jenë lufta në Ukrainë, migracioni, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar si edhe përforcimi i sigurisë me qëllim parandalimin e ndërhyrjeve të huaja. Ndalur te lufta në Ukrainë, në fokus do të jenë përballimi i sfidave të përbashkëta që vijnë si pasojë e agresionit rus, e më konkretisht si mund të trajtohen efektet negative që kanë sjellë në energji dhe sigurinë ushqimore në Ballkanin Perëndimor. Samiti do të jetë një mundësi për të diskutuar veprimet e koordinuara për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, të cilat janë bërë edhe më të rëndësishme në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës. Kjo përfshin luftën ndaj manipulimit të informacionit të huaj dhe përmirësimin e sigurisë kibernetike. Një tjetër pikë mjaft e rëndësishme e përfshirë në axhendë është edhe emigracioni. “Programi: 10:15 Mbërritjet dhe mirëpritja zyrtare, 11:00 Shkëmbim pikëpamjesh, 11:45 Foto e përbashkët, 12:15 Seancë plenare dhe drekë pune, 14:30 konference për shtyp. Temat kryesore të diskutimit do të jenë: pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës; intensifikimi e angazhimi politik dhe politik; përforcimi i sigurisë dhe ndërtimi i qëndrueshmërisë ndaj ndërhyrjeve të huaja; adresimi i sfidave të paraqitura nga migrimi, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar. Liderët pritet të lëshojnë një deklaratë në fund të samitit”, thuhet në axhendë. Kujtojmë që ky Samit që është një ndër ngjarjet më të rëndësishme për vendin, po zhvillohet në një kohë kur klima politike në Tiranë nuk është e qetë. Kjo sepse po në 6 dhjetor, Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë dhe pavarësisht se Policia dhe Bashkia nuk i kanë dhënë leje, ai këmbëngul që protesta do zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Nga ana tjetër, Qeveria ka vendosur ditë pushimi zyrtar 6 dhjetorin vetëm për Tiranën. Kjo do të thotë që ditën e martë, me datë 6 dhjetor administrata dhe shkollat do të jenë pushim për shkak të masave të sigurisë.
Më të lexuarat


"Banda kriminale e drejtuar nga kryeministri...", Erisa Xhixho del me deklaratën e fortë: U janë vjedhur miliona euro shqiptarëve

“Vepron 2 vite në Shqipëri, në fund e zbulon dashnorja?!”/ Berisha ‘përzien’ të dashurën e McGonigal me pastruesen: Të më falë Rozeta, se mund të jetë e ndershme…

Rozeta pritet të hapë “ Kutinë e Pandoras”! Alda Klosi u arrestua si e dyshuar për pastrim parash/ Çfarë tha pastruesja për Arben Ahmetajn

“Të vendosur të informojmë Komisionin Hetimor në SHBA"/ Sali Berisha zbardh hapin e radhës për të 'fundosur' Edi Ramën: Do nxjerrim në dritë çdo fakt. Ja fati që do ketë Ed Gonigali

Mik i ngushtë me babain/ Rudina Hajdari tregon bisedën me ‘personin A’, Agron Nezën dhe sekretet që i ka rrëfyer. Ish deputetja debat të fortë me Milaim Zekën: Ju e thatë me një tension të qëllimtë

I zhytur kokë e këmbë në krime, korrupsion dhe vrasje, Sali Berisha kërcënon mediat që nuk sulmojnë Edi Ramën, ja dosjet që zbardhin aferat e kryefoltoristit

A mundet populli ta kapë Ramën e ta burgosë vetë? Berisha flet për skenarin e protestave që nisin më 11 shkurt dhe çfarë do të sjellin: Edit do ia tregojë vendin…

SHBA zgjeron fashën e zyrtarëve që priten të shpallen “non grata”, a është Ilir Meta pjesë e “listës së zezë”?

“New York Times”, nga letër higjienike shndërrohet në gazetë prestigjioze, Sali Berisha ndërron pllakën për median amerikane që i çori maskën për masakrën e “Gërdecit”

Sali Berisha ngre akuzat të forta: Arben Tigri është nën mbrojtjen e plotë të SKAP-it dhe të...
