BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh me “ushtaret” besnike të kryeministrit Rama, Balluku dhe Kumbaro, SPAK sekuestron telefonat e vartësve të tyre, zbardhen detajet e forta

Çfarë po ndodh me “ushtaret” besnike të
x
BREAKING NEWS

Dosja Rama, a u pyet kryeministri shqiptar nga një prokuror dhe një zyrtar i FBI në New York dhe koeçidenca fatkeqe e pranimit të fajit nga McGonigal për aferat e shefit të qeverisë

Dosja Rama, a u pyet kryeministri shqiptar nga një prokuror dhe një
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari zbardh të vërtetën e dosjes së Ilir Metës në FBI, nuk ka lidhje me atentatin ndaj Tom Doshit, ja prapaskenat që ka luajtur Sali Berisha

Evi Kokalari zbardh të vërtetën e dosjes së Ilir Metës
x
BREAKING NEWS

Edi Rama i fali Samir Manes 57 mijë metër 2  me vetëm 1 euro  dhe 165 mijë metër ndërtim, ja si kryeministri i shkaktoi shtetit shqiptar 30 deri në 40 milionë euro humbje vetëm për interesat e oligarkut më të madh në Shqipëri

Edi Rama i fali Samir Manes 57 mijë metër 2  me vetëm 1 euro
x
BREAKING NEWS

SPAK gati goditjen e madhe për politikanët e përfshirë në korrupsion dhe vrasje, Altin Dumani vihet në lëvizje, ja kush janë “dosjet e nxehta”që po zien vendi

SPAK gati goditjen e madhe për politikanët e përfshirë
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela zbardh të fshehtat e zgjedhjeve në Kukës: Ja kush ia dha goditjen e madhe në prapaskenë Sali Berishës dhe çfarë e pret në vijim ‘non gratën’

Spartak Ngjela zbardh të fshehtat e zgjedhjeve në Kukës: Ja kush
x
BREAKING NEWS

Petro Koçi: Ja provat që zhduku Sali Berisha për të mbuluar masakrën e ‘21 Janarit’ dhe skema që ndoqi për të fshehur gjurmët te afera e ‘Gërdecit’, roli i Shkëlzenit dhe dëshmia që e fundos

Petro Koçi: Ja provat që zhduku Sali Berisha për të
x
BREAKING NEWS

Censusi si anketë e Neptunit për oferta elektroshtepijakesh, a e ka shtuar oligarku Samir Mane listën e pyetjeve për shqiptarët?

Censusi si anketë e Neptunit për oferta elektroshtepijakesh, a e ka
x

Politike

Nga lufta kundër informalitetit, te përmirësimi transportit publik, Veliaj tregon disa nga arritjet e tij në këto 8 vite, ja mesazhi për qytetarët

Nga lufta kundër informalitetit, te përmirësimi transportit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kete të dielë videomesazhin ia kushtoi vendosjes së rregullit, kthimit të ligjshmërisë dhe pastërtisë në qytet. Ai kujtoi se si ishte Tirana 8 vite më parë, teksa shtoi se sot, shumë prej hapësirave publike që ishin zaptuar u janë rikthyer qytetarëve. Veliaj nënvizoi se rregulli, pastërtia dhe ligjshmëria në jetën e përditshme të qytetit është një element shumë i rëndësishëm për zhvillimin dhe transformimin e kryeqytetit sepse pa rregull, pa rend, pa disiplinë, qyteti do të zhytej në kaosin e viteve ‘90. “8 vjet më parë, kur morëm detyrën, u përballëm me një situatë thuajse anarkie në rrugët e qytetit tonë, me ndërtime pa leje, zona publike të zaptuara si të ishin pa zot, trotuaret ishin kthyer në makth për qytetarët, parkingjet ziheshin nga arkat e birrës. Mungesa e rregullit në qytet ishte një shqetësim kronik për nënat me karroca, rrugët e pasigurta për fëmijët që shkonin në shkollë, këmbësorët që nuk dinin nga të kalonin mes lokaleve që i vendosnin tavolinat e karriget në mes të rrugës dhe shitësve ambulantë që shisnin në kushte jo higjienike, në çdo oborr shkolle dhe në çdo cep pallati apo trotuar. Ky ishte imazhi i një Tirane që askush nuk ndihet krenar kur e kujton”, kujtoi Veliaj. Më tej kryebashkiaku theksoi se nuk jemi ende aty ky duhet, por padyshim që sot Tirana është shumë herë më e rregullt dhe më e disiplinuar. “Në qytet ka rregull falë një trupe dinjitoze, të mirëtrajnuar dhe të disiplinuar, që është sot Policia moderne Bashkiake, e cila gjithashtu ka zbutur edhe hendekun gjinor që ekzistonte më parë në këtë institucion, duke rekrutuar 100 vajza police bashkiake nga vetëm 1 që kishte. Sot kjo trupë i përgjigjet denjësisht nevojave dhe halleve të qytetarëve. I jam shumë mirënjohës trupës tonë të Policisë Bashkiake për të gjithë përkushtimin dhe angazhimin e përditshëm që Tirana të jetë më e sensibilizuar, të jetë më qetë, më e paqtë më e sigurt dhe e rregullt”, deklaroi ai. Po ashtu, Veliaj foli me fakte sa i përket ndërhyrjes ndaj informalitetit në Tiranë. “Deri sot janë kryer mbi 980 ndërhyrje për lirimin e zonave të ndryshme nga ndërtimet informale dhe 950 ndërhyrje për t’i hapur udhën projekteve, rrugës te Astiri apo një shkolle, kopshti, çerdhe, apo ndërtimeve të infrastrukturës së tërmetit te lagjja “5 Maji”, apo në zonat i konike të qytetit, siç ka qenë çlirimi i sheshit Skënderbej, i Pazarit, i Kalasë, i Liqenit të Tiranës. Informaliteti i ndërtimit është ulur me 95% dhe kjo falë, jo vetëm reagimit të menjëhershëm të Inspektoriatit të Ndërtimit, por edhe asaj të qytetarëve, të cilët njoftojnë në kohë reale sapo dikush vendos gabimisht një tullë, apo bën një ndërhyrje edhe duke përdorur aplikacione si Tirana Ime”, u shpreh ai. Mandej, ai u shpreh se edhe shërbimi i transportit publik është përmirësuar ndjeshëm. “Ambicia jonë është që Tirana të ketë rregullin dhe ligjshmërinë e një qyteti të denjë europian. Kjo shpjegon pse në vijim të pesëvjeçarit tjetër do të vazhdojmë të mbetemi të angazhuar që të ecim me reformat, dhe rritjen e kapaciteteve, si dhe me modernizimin e shërbimeve, për të siguruar ligjshmëri dhe disiplinë në çdo cep të qytetit dhe ruajtur hapësirat tona të përbashkëta”, e mbylli Veliaj videomesazhin e tij.