BREAKING NEWS

Kryeministri i Spanjës bojkoton Samitin e BE në Tiranë, zbardhet shkaku kryesorë, dyshohet se biznesmeni i njohur...

Kryeministri i Spanjës bojkoton Samitin e BE në Tiranë, zbardhet
x
BREAKING NEWS

"Hajde ta vallëzojmë vallen e Rugovës"/ Borrell filmon performancën, ja veprimi që bën Vuçiç (FOTO)

"Hajde ta vallëzojmë vallen e Rugovës"/ Borrell filmon
x
BREAKING NEWS

Kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE? Michel jep shpresë: Nuk duhet pritur fundi

Kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE? Michel jep
x
BREAKING NEWS

Dhuna ndaj Berishës, vjen reagimi i menjëhershëm i OSBE: Të shmangen spekulimet dhe...

Dhuna ndaj Berishës, vjen reagimi i menjëhershëm i OSBE: Të
x
BREAKING NEWS

“85 mln euro mbështetje buxhetore”/ Von der Leyen jep lajmin e mirë për Shqipërinë

“85 mln euro mbështetje buxhetore”/ Von der Leyen jep lajmin e
x
BREAKING NEWS

Pse u zgjodh Tirana për Samitin? Presidenti i KE zbulon arsyen

Pse u zgjodh Tirana për Samitin? Presidenti i KE zbulon arsyen
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha u sulmua në protestë, mediat e huaja i bëjnë jehonë goditjes së liderit të PD-së

Sali Berisha u sulmua në protestë, mediat e huaja i bëjnë
x
BREAKING NEWS

Cila është lidhja e Gerti Shehut me policinë? Berisha u qëllua me grusht në protestë, Homeland Justice publikon foton me shënjestër tek koka e Ramës dhe Yuri Kim dhe bëjnë paralajmërimin ‘bombë’

Cila është lidhja e Gerti Shehut me policinë? Berisha u
x

Politike

Nga paralajmërimet për qeveri teknike, tek revoltat që do të shpërthenin në të gjithë vendin, dështon “shtatori i nxehtë” i “non gratës” dhe “spiunit”, qytetarët braktisin Metën dhe Berishën

Nga paralajmërimet për qeveri teknike, tek revoltat që do të

Sali Berisha dhe Ilir Meta dështuan në opozitë, ende pa filluar. Të dy lajmëruan për protesta të fuqishme në muajin shtator dhe të dy kërkuan largimin e Edi Ramës si kryeministër. Madje, Meta shkoi edhe më larg deri në propozimin për qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme, e para kërkesë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021. Në fakt shtatori tregoi një të vërtetë edhe më të madhe. Qytetarët janë lodhur nga politika. Edhe ato protesta që janë organizuar nga vetë ata, opozita është kujdesur shumë mirë që t’i shkatërrojë.

Goditja e madhe që mori Ilir Meta

Prova e madhe e Ilir Metës ishte në 13 shtator. Ishte protesta e parë që u mbajt u mbajt para inceneratorit të Tiranës e organizuar nga Partia e Lirisë. Por ajo që u pa ishte një pjesëmarrje e ulët e qytetarëve. Ndryshe nga çfarë ishte paralajmëruar, në protestë, përveç mungesës së qytetarëve, ka pasur shumë pak edhe eksponentë të PD-së. Edhe Sali Berisha ka munguar, me pretendimin se kishte angazhime të tjera. Përballja e parë e Ilir Metës me Ramën, me sa duket nuk shkoi siç ai e priste. Që nga 13 shtatori, Berisha dhe Meta ranë në qetësi. Mbanin vetëm deklarata për median, duke përsëritur të njëjtat akuza. Njëri shqetësohej për dosjen e spiunit, tjetri për presidentin serb Vuçiç dhe luftën ndaj SHBA. As qeveri teknike nuk pati në shtatorin e nxehtë të dyshes Meta-Berisha, as revolta nga qytetarët.

Berisha merr peng protestën e pedagogëve dhe studentëve

Edhe pse dështuan me shtatorin, pasi qytetarët i braktisën, Berisha-Meta po kërkojnë të rrëmbejnë kauzat e të tjerëve. Pak ditë më parë, pedagogët e Fakultetit të Shkencave kanë dalë në protestë pasi kanë kërkuar rritje të pagave. Ato kërkuan që qeveria t’i përfshijë në paketën e ndihmës për të përballuar çmimet e rritura si pasojë e krizës, teksa kanë paralajmëruar se do të ndërpresin mësimin nëse kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh. Ndërkohë, edhe një grup studentësh kanë dorëzuar pak ditë më parë në kryeministri një peticion të firmosur nga 6 mijë studentë, ku kërkohet mbështetje për çdo student me 100 euro. Peticioni është realizuar online tek Portali ‘Studentët Denoncojnë’, kjo për shkak se studentët janë me pushime dhe nuk ndodhen në Tiranë. Ndërkohë, nga ana tjetër Berisha ka bërë thirrje për kaos dhe greva pas datës 5 tetor, ndërsa u është bërë kërkesë edhe bizneseve që të mbyllin qepenat. Pra edhe një protestë që nuk është politike, Berisha është i pari që kërkon ta prishë.

Kreu i “Foltores” kthen pllakën

Nga shtatori, e çoi në të gjithë vjeshtën. Berisha mban shumë qëndrime. Ai tha se do ta kthejë në një pranverë të protestave të mëdha vjeshtën. “Protesta janë rruga për të cilat është përcaktuar Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë. Ju garantoj se do të fillojnë shumë shpejt. Mund të jenë shtyrë, por edhe shtyrja e tyre bëhet për shumë aspekte, e padurueshme. Protestat e gjithanshme do jenë rrugë për të rikthyer në Shqipëri, shpresën, votën e lirë dhe për të dalë nga ky regjim absolutar, sot i vetmi në Europë pas atij të Putinit dhe Lukashenkos. Do të bëj gjithçka që vjeshtën ta kthejë në një pranverë të protestave të mëdha kundër Edi Ramës”, tha ai. Edhe sikur Berisha-Meta të paralajmërojnë edhe dimrin e nxehtë, qytetarët janë lodhur për shkak se lufta po bëhet vetëm për karrige dhe jo për problemet e vërteta që kanë mbërthyer vendin.