BREAKING NEWS

BE pret të hapë fluturimet nga 15 Qershori, ç’do ndodhi me Shqipërinë

BE pret të hapë fluturimet nga 15 Qershori, ç’do ndodhi
x

Politike

Nga Rama dhe Berisha tek Meta me Bashën, Sokol Balla tregon kë kursejnë dhe kë falin gazetarët në intervistat ballë për ballë

Nga Rama dhe Berisha tek Meta me Bashën, Sokol Balla tregon kë

Gazetari Sokol Balla pranon emisioni i tij mbrëmë “Real Story”se u kthye në një spektakël, ku kryeministri Rama u përballë me tre gazetarë dhe në vend të përgjigjeve pati më shumë konfuzion. Balla tregon se gazetarët sillen në mënyra të ndryshme me politikanët që kanë përballë, dikë kursejnë dhe dikë falin.

“Ne gazetarët kemi probleme me Berishën, s’përballemi me të si duhet, e tolerojmë e falim, e anashkalojmë. Ai është ai që është dhe se e lejojmë ne. Me Metën gazetarët janë më të frenuar, më të sjellshëm. Bashën e kursejnë, e kursej dhe unë. Kur vjen puna te Rama askush nga ne nuk kursehet. Se ai vetë tenton të tërheqë debatin, përplasjet. E ke parë Berishën të replikojë në FB, Bashën apo Metën? Shikon kryeministrin që replikon thuajse çdo ditë me ndjekës që s’e durojnë”, tha ai në emisionin “Provokacija”.

 

Më të lexuarat