BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Nga Shkodra në Vlorë/ Zbulohen emrat surprizë që PD ka propozuar për drejtues në 12 qarqet e vendit, rikthehen deputetë para 2013 dhe ish-ministri i Drejtësisë (Ku do pozicionohen figurat politike)

Nga Shkodra në Vlorë/ Zbulohen emrat surprizë që PD ka

Partia Demokratike ende nuk ka përcaktuar drejtuesit e qarqeve lidhur me përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa burime nga kjo parti bëjnë me dije se nuk do të mungojnë surprizat. Burime nga PD shprehen se mes emrave që pritet të drejtojnë qarqet, pra të koordinojnë strukturat dhe të përgatisin terrenin për zgjedhjet e 25 prillit pritet të jenë jo pak emra surprizë, apo rikthime të deputetëve të para 2013.

Një prej tyre është Eduart Halimi, ish-ministër i Drejtësisë, të cilit duket se kreu demokrat Lulzim Basha, duket se do t´i besojë qarkun e Fierit.

Ndonëse më parë ishte përfolur se në këtë qark si drejtues do të ishte Gazmend Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i PD, duket se Halimi ka marrë një propozim nga Basha për t´u rikthyer në politikën aktive si drejtues qarku në Fier. Më parë ish-ministrit të Drejtësisë i ishte propozuar drejtimi i qarkut të Korçës.

Ndërsa, Bardhi, sipas burimeve nga PD, zhvendoset në Shkodër. Burimet bëjnë me dije se Sekretari i Përgjithshëm do të drejtojë strukturat në qarkun më të madh në veri të vendit, i konsideruar si një bastion i partisë më të madhe të opozitës prej 3 dekadash. Një tjetër surprizë mes emrave është ai i Enno Bozdo, ish-Sekretar Organizativ në PD, të cilit i është propozuar drejtimi i qarkut të Korçës.

Ndërkohë që për Qarkun e Durrësit janë disa emra që mund të përcaktohen ku dy më kryesorët janë nënkryetari i PD-së Edi Paloka dhe ish-deputeti Oerd Bylykbashi. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, si Paloka ashtu edhe Bylykbashi, ishin pjesë e listës së deputetëve në këtë qark.

Në Lezhë, pritet që drejtimin e qarkut ta marrë Enkelejd Alibeaj, ndërsa Elbasani pritet të mbetet sërisht nën drejtimin e nënkryetarit Edmond Spaho, për të cilin ishte diskutuar se mund të kalonte në Korçë.

Genc Pollo do të drejtojë qarkun e Gjirokastrës, ndërsa Vlora deri më tani i është besuar Bujar Leskajt, ish-deputet i PD-së, deri në momentin që mori drejtimin e KLSH-së. Në Berat duket se drejtimi do t´i besohet Tomorr Alizotit.

Tirana, e cila në zgjedhjet e 25 prillit do të ketë 36 mandate deputetësh, pritet të ketë një tjetër organizim me disa drejtues të ndarë sipas zonave. Deri më tani është raportuar se Tirana do të ketë 4 drejtues, por nuk përjashtohet mundësia që ky numër të rritet, bazuar kjo në degët mbi të cilat është organizuar struktura e PD-së në këtë qark.

Gjithsesi zyrtarisht nga selia e PD nuk ka informacione nëse lista me drejtuesit e qarqeve do të mbetet e pandryshuar, pasi pothuajse për çdo qark ka më shumë se dy emra.

Kreu demokrat Lulzim Basha është shprehur publikisht se ende nuk ka një vendim dhe në momentin e duhur do të bëhen publike edhe emrat, ndërsa vëmendja e tij ka qenë në denoncimin e mënyrës se si qeveria ka menaxhuar pandeminë.

Burime nga PD shprehen se brenda pak javësh pritet zyrtarizimi i skemës së drejtimit të qarqeve, ndërsa gjithçka duket se do të bëhet në bashkëpunim me aleatët.

Pavarësisht se opozita e bashkuar më 25 prill mund të përfaqësohet me dy apo më shumë koalicione, drejtimi i qarqeve do të bëhet me një skemë bashkëpunimi, ku përveç emrave që do të caktohen nga PD, do të jenë edhe partitë aleate që do të caktojnë drejtuesit e tyre, duke formësuar kështu “shtabe” elektorale të përbashkëta, në funksion të maksimalizimit të votave për opozitën./Boldnews

Më të lexuarat