BREAKING NEWS

SPAK sekuestron pasuritë e Adriatik Llallës, vjen paralajmërimi i fuqishëm nga Yuri Kim

SPAK sekuestron pasuritë e Adriatik Llallës, vjen paralajmërimi i
x

Politike

“Nga sot e në vijim, të gjithë anëtarët e Sektorit të Strukturuar Spiropalist të Rilindjes do të marrin përgjigjet e duhura”, Presidenca del me njoftimin e pazakontë dhe lëshon kërcënimin e radhës

“Nga sot e në vijim, të gjithë anëtarët e

Në emër të Presidentit Meta, këshilltari i tij, Tedi Blushi përmes një postimi në rrjetet sociale nuk i ka ndalur sulmet dhe kërcënimet ndaj qeverisë Rama.

Blushi shkruan se nga sot e në vijim socialistët do të marrin përgjigjen e duhur.

“Të dashur kolegë gazetarë,

Në përgjigje të interesimit tuaj për një reagim ndaj deklaratave të z.Balla, më duhet t’ju kujtoj se për shkak të fyerjeve të papranueshme që ai personalisht u ka bërë gjakut të Dëshmorëve të Atdheut, kam vendosur të mos i kthej më përgjigje, atij, dhe të gjithë anëtarëve të Sektorit të Strukturuar Spiropalist të Rilindjes (SSSR), deri ditën kur të kërkojnë falje dhe të shfaqin pendesë të thellë

Por sigurisht, pa përgjigje nuk do të mbeten!

Nga sot e në vijim, të gjithë anëtarët e SSSR-së, do të marrin përgjigjet e duhura nga disa prej Ndihmësve të mi.

Ju bëj me dije se pas pak, përgjigjen për z.Balla do ta japë Ndihmësja, znj.Sara Lleshi.”, shkruan Blushi.

“Nga sot e në vijim, të gjithë anëtarët e