BREAKING NEWS

Tronditet Elbasani/ Thellohet tragjedia në familjen Ulqinaku, Madritit i vranë edhe vëllain në…

Tronditet Elbasani/ Thellohet tragjedia në familjen Ulqinaku, Madritit i
x
BREAKING NEWS

Foto/ Vrau me thikë 41-vjeçarin për një vend parkimi në Sarandë, arrestohet autori, ja ku ishte fshehur

Foto/ Vrau me thikë 41-vjeçarin për një vend parkimi
x
BREAKING NEWS

Publikohet foto/ Ky është Madrid Ulqinaku që u vra nga një 20-vjeçar në Elbasan

Publikohet foto/ Ky është Madrid Ulqinaku që u vra nga një
x
BREAKING NEWS

Vrasja me armë zjarri në Elbasan, policia zbardh detaje të reja

Vrasja me armë zjarri në Elbasan, policia zbardh detaje të reja
x
BREAKING NEWS

Emri/ Atentati me armë zjarri në Elbasan, identifikohet viktima

Emri/ Atentati me armë zjarri në Elbasan, identifikohet viktima
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me armë në Elbasan, dyshohet për të vrarë

Të shtëna me armë në Elbasan, dyshohet për të
x
BREAKING NEWS

“Shqiptarët po vidhen çdo ditë”, Meta bën paralajmërimin e fortë, ja çfarë do të ndodhë

“Shqiptarët po vidhen çdo ditë”, Meta bën
x
BREAKING NEWS

Emrat/ Vrasja në Sarandë, zbardhen detaje tronditëse: Kamarieri goditi dy herë me thikë klientin e restorantit për një vend parkimi

Emrat/ Vrasja në Sarandë, zbardhen detaje tronditëse: Kamarieri
x

Politike

Nga strehimi, transporti dhe shëndetësia, tek kujdes social dhe arsimimi falas, zbardhet vendimi i qeverisë për Personat me aftësi të Kufizuara, ja kush përfiton

Nga strehimi, transporti dhe shëndetësia, tek kujdes social dhe

Ka hyrë në fuqi vendimi më i fundit i qeverisë mbi miratimin e rregullave, të procedurave dhe të kritereve të ofrimit të shërbimeve për një jetesë të pavarur për Personat me aftësi të Kufizuara. Gazeta “Sot” zbardh kriteret dhe procedurat e ofrimit të shërbimeve për jetesë të pavarur. Këshilli i Ministrave ka vendosur që për zbatimin e këtij vendimi të ngarkojë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Ministrinë e Kulturës, bashkitë dhe njësitë administrative.

Ja çfarë nënkuptojnë shërbimet për një jetë të pavarur

Shërbimet për jetesë të pavarur përshtaten dhe ofrohen nga çdo subjekt publik dhe jopublik, që ofron të mira dhe shërbime për publikun, duke përfshirë institucionet e pavarura, institucionet e administratës shtetërore, bashkitë dhe njësitë administrative. Shërbimet e jetesës së pavarur për personat me aftësi të kufizuara janë shërbime që ofrohen për rritjen e mundësive për zgjedhje të barabarta dhe liri të barabarta me personat e tjerë në shoqëri për përfshirjen dhe integrimin social nëpërmjet vendimeve individuale, të ofruara sipas pikës 2, të nenit 5, të ligjit nr.93/2014, “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara”. Institucionet, të cilat ofrojnë shërbime ekzistuese për personat me aftësi të kufizuara, duhet të garantojnë lehtësi dhe akses për shërbime, në funksion të jetesës së pavarur, për të garantuar pjesëmarrjen e personave me aftësi të kufizuara në të gjitha sferat e jetës, sipas fushë-veprimtarisë së tyre, si: strehim, transport, shëndetësi, kujdes social, arsimim, punësim, pjesëmarrje në jetën kulturore, sportive, pjesëmarrje në jetën politike dhe publike.

Rregullat, procedurat dhe kriteret

Shërbimet e jetesës së pavarur ofrohen për personat me aftësi të kufizuara, të vlerësuar me vendime të komisioneve multidisiplinare të vlerësimit të aftësisë së kufizuar, të përcaktuar në nenin 10, të ligjit nr.93/2014, “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara”, që kërkojnë shërbime. Shërbimet e aksesueshme për jetesë të pavarur përcaktohen sipas legjislacionit në fuqi për aksesueshmërinë fizike dhe në informacion dhe realizohen në mënyrë progresive. Kriteret e përzgjedhjes së ndihmësit personal janë parashikuar në legjislacionin në fuqi për ndihmësin personal. Ofrimi i pajisjeve e mjeteve teknike mbështetëse realizohet sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Procedura për përfitimin e shërbimeve të përshtatjeve të arsyeshme në të gjitha fushat e përmendura në pikën 1, të kreut I, të këtyre rregullave, është, si më poshtë:  Përshtatja e arsyeshme është detyrim ligjor për të gjitha subjektet e parashikuara në pikën 1, të kreut I, të këtyre rregullave. Sektorët e shërbimeve të brendshme ose, në mungesë të tyre, sektorët që kryejnë funksionet e tyre në institucione private, koordinojnë punën për zbatimin e rregullave, kritereve dhe procedurave të përcaktuara në këtë vendim. Kërkesa shprehet në fjalë ose me shkrim tek të gjitha subjektet e përcaktuara në pikën 1, kreut I, të këtyre rregullave, nga personi me aftësi të kufizuara, përfaqësuesi i tij, mbështetësi në vendimmarrje ose/dhe ndihmësi personal. Gjatë shqyrtimit të kërkesës, subjekti, që ka detyrimin për të garantuar përshtatjen e arsyeshme, ka detyrimin të vlerësojë nëse përshtatja e arsyeshme përbën barrë të tepruar. Subjekti kryen një vlerësim të kërkesës, ku përfshihen: natyra dhe kostoja e përshtatjes së nevojshme, të dhënat për burimet financiare të institucionit/ndërmarrjes, që duhet të sigurojnë përshtatjen e arsyeshme për efekt punësimi dhe aftësimi, efekte që mund të japin shpenzimet apo burimet financiare ose impakti që mund të ketë kjo përshtatje në funksionimin e institucionit/ndërmarrjes, llojet e veprimtarive që kryhen, përfshirë përbërjen, strukturën, fuqinë punëtore, largësinë nga vendndodhja, marrëdhënien administrative dhe fiskale që kanë.

Dokumentet dhe detyrat e koordinatorit të mbështetjes

Pas vlerësimit të kërkesës, institucionet, që kryejnë vlerësimin e përshtatjes së arsyeshme, kthejnë përgjigje brenda 20 ditësh nëse ofrojnë kushtet e përshtatjes së arsyeshme. Në rast se vlerësohet se kërkohen dokumente të tjera, ky afat zgjatet edhe për 10 ditë të tjera.  Koordinimi i shërbimeve të jetesës së pavarur në bashki/njësi administrative/qarqe bëhet nga koordinatori i mbështetjes për personat me aftësi të kufizuar. Detyrat e koordinatorit të mbështetjes për shërbimet e jetesës së pavarur janë:  a)identifikon aktorët ofrues të shërbimeve publike dhe jopublike për jetesën e pavarur, ofron informacion për shërbimet ekzistuese për jetesën e pavarur me shërbime të referimit, përgatit planin individual të mbështetjes (PIM), bazuar në vlerësimin e KMCAP-së dhe në nevojat që paraqiten nga personi me aftësi të kufizuara në sferën ekonomike, sociale, të aftësimit dhe riaftësimit, arsimore, të formimit profesional e punësimit, të aktiviteteve sportive, çlodhëse e zbavitëse dhe pjesëmarrjen politike dhe në komunitet, që janë thelbësore për jetesën në komunitet të personit me aftësi të kufizuara, referon dhe bashkëpunon me institucionet dhe organizatat që ofrojnë shërbime që mundësojnë ndihmën ekonomike, zhvillimin e aftësive sociale, aftësimin dhe riaftësimin, arsimimin, formimin profesional e punësimin, aktivitete sportive, çlodhëse dhe zbavitëse, pjesëmarrjen në jetën publike dhe politike, referon personin me aftësi të kufizuara në shërbimet e ndihmesës personale dhe vendimmarrje të mbështetur, monitoron mbarëvajtjen e planit individual të mbështetjes (PIM) në bashkëpunim me ofruesit e shërbimeve. Për rastet e mosofrimit të shërbimeve të jetesës së pavarur, çdo person me aftësi të kufizuara ka të drejtën e animimit.

Më të lexuarat