BREAKING NEWS

SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet për dosjen e tyre të “zezë” të pastrimit të parave, ja çfarë po ndodh në GJKKO

SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet
x
BREAKING NEWS

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e kupolës së Policisë së Shtetit për vitin 2022, nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, te Altin Qato dhe Edmond Rizai, ja kush është drejtuesi më i pasur dhe më i varfër...

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e
x
BREAKING NEWS

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i
x
BREAKING NEWS

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës:
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me
x

Politike

Nga Veliaj te Dredha, Sako dhe Filo, KQZ u jep mandatet 6 kryebashkiakëve që fituan në zgjedhjet e 14 majit, ja detajet

Nga Veliaj te Dredha, Sako dhe Filo, KQZ u jep mandatet 6 kryebashkiakëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon procesin e njohjes së mandateve të 61 kryebashkiakëve të rinj dhe 1661 anëtarëve të rinj të dalë nga zgjedhjet lokale të 14 majit. Ditën e djeshme, KQZ vendosi të njohë mandatet e kryetarëve të bashkive për Erion Veliajn në Tiranë, Emiriana Sakon në Durrës, Ermal Dredhën në Vlorë, Sotiraq Filon në Korçë dhe Artur Bushin në Krujë (6). Të gjithë të sipërpërmendurit janë nga radhët e Partisë Socialiste në pushtet, që dominoi në këto zgjedhje me 53 bashki të fituara nga 61. Veliaj, Sako, Dredha, Filo, Ndreu dhe Bushi ishin certifikuar më herët si fitues në bashkitë respektive. Nga ana tjetër, anëtarët e KQZ vendosën të legjitimojnë shpërndarjen e mandateve për 7 këshillat e bashkive në Durrës, Krujë, Pukë, Përmet, Gjirokastër, Memaliaj dhe Dibër. Për Divjakën, u vendos korrigjimi i mandateve për këshillin bashkiak.

Ndarja e këshilltarëve në 7 qytete

Durrës (51):  PS 28, BF 13, PD 5, PAA 3, PDIU 1 dhe PSD 1. Krujë (31): PS 11, BF 5, PAA 3, PGJ 3, PASH 3, PSD 2, PD 2, FRD 1 dhe PR 1. Pukë (15): PSD 4, PS 2, AAK 2, BF 1, PD 1, PDS 1, FRD 1, AD 1, PBK 1 dhe FM 1. Përmet (15): PS 8, PSD 2, BF 1, PLL 1, PD 1, ABDE 1 dhe ADK 1. Gjirokastër (31): PS 21, BF 5, PD 2, PR 1, PSD 1 dhe AAK 1. Memaliaj (15): PS 7, BF 3, PD 2, PAA 1, PDS 1 dhe PSD 1. Dibër (31): PS 13, PSD 6, BF 4, PAA 1, PR 1, PLL 1, PD 1, FRD 1, ADK 1 dhe Astrit Ademi (i pavarur).

KAS rrëzon kërkesën e PDIU për një këshilltar në Lezhë, nuk u paraqitën

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve pranë KQZ vendosi dje të mos pranojë kërkesën e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve në Lezhë për Këshillin Bashkiak, për të rinumëruar fletët e votimit në 2 KZAZ me nr.12 dhe 13. KAS arsyetoi se përderisa PDIU nuk u paraqit në seancën e djeshme dhe nuk solli asnjë provë material për të mbështetur pretendimet e veta, atëherë kërkesa e saj hidhet poshtë certifikohet ndarja e mandateve për këshillin e bashkisë Lezhë.“Shqyrtimi i Kërkesës Ankimore nr. 88, datë 25.05.2023, depozituar nga Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, me objekt: ‘Kundërshtim i vendimit të KQZ për miratimin e Tabelës Përmbeldhëse të Rezultateve të Zonës Zgjedhore Bashkia Lezhë. Ndryshimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve të Zonës Zgjedhore Bashkia Lezhë për Këshillin Bashkiak’, është kërkesa që u shqyrtua. Duke qënë se pala nuk është paraqitur dhe nuk ka sjellë as prova lidhur me pretendimet për rinumërimin e fletëve të votimit në dy KZAZ, nr. 12 dhe 13 në Lezhë, KAS i konsultuar në vend në zbatim të nenit 143, pika 1, shkronja D të kodit zgjedhor vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore dhe lënien në fuqi për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit të zgjedhjeve për zonën zgjedhore bashkia Lezhë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në faqen zyrtare të KQZ”, thuhet në vendimin e KAS. Disa ditë më parë, KAS i dha PDIU mandatin e një këshilltari bashkiak në Mallakastër, pasi në një kuti votimi u zbulua se 63 vota për PDIU ishin shënuar në procesverbal si të fituara nga PS.

35 kryebashkiakët e rinj që KQZ i ka certifikuar

KQZ ka certifikuar rezultatet e 14 majit deri tani për 35 kryebashkiakë. Në 20 maj u certifikuan rezultatet në 10 bashki: Erion Veliajn në Tiranë, Emirana Sakon në Durrës, Benet Beci në Shkodër, Gledjan Llatjen në Elbasan, Ermal Dredhën në Vlorë, Armando Subashin në Fier, Sotiraq Filon në Korçë, Eriselda Sefën në Lushnje, Ervin Demon në Berat dhe Rakip Sulin. Po ashtu u certifikuan rezultatet për këshillat e bashkive Tiranë dhe Durrës. Në kryeqytet, socialistët morën shumicën e vendeve (34 nga 61), njësoj si në Durrës (28 nga 51). Në 23 maj u certifikuan kryebashkiakët e rij për 13 bashki: Leonard Hide (Libohovë), Adriatik Zotkaj (Poliçan), Hil Curri (Fushë-Arrëz), Blerim Shera (Vorë), Josif Gorrea (Divjakë), Adriatik Mema (Skrapar), Pali Kolefski (Pustec), Klement Ndoni (Këlcyrë), Tërmet Peçi (Tepelenë), Oltion Çaçi (Sarandë), Besmir Veli (Delvinë), Ergest Dule (Konispol) dhe Pjerin Ndreu (Lezhë). Në 25 maj, KQZ njohu kryebashkiakët e rij në 12 bashki të Finiqit, Himarës, Selenicës, Dropullit, Kolonjës, Devollit, Maliqit, Dimalit, Malësisë së Madhe, Kavajës, Librazhdit dhe Pogradecit. Fitues u njohën Romeo Cakuli (Finiq), Fredi Beleri (Himarë), Nertil Bellaj (Selenicë), Erion Isai (Kolonjë), Fisnik Qosja (Kavajë), Mariglen Disha (Librazhd), Gëzim Topçiu (Maliq), Eduard Duro (Devoll), Dhimitraq Toli (Dropull), Ilir Xhakolli (Pogradec), Tonin Marinaj (Malësi e Madhe) dhe Juliana Memaj (Dimal).
 
PS triumfoi me afro 800 mijë vota në 14 maj, BF me 500 mijë, PD e vulës vetëm 37 mijë
Partia Socialiste u rendit forca e parë politike në zgjedhjet e 14 majit. Me një pjesëmarrje në votim prej 38.22 %, e konsideruar si pjesëmarrja më ulët në zgjedhjet post-diktaturës komuniste, PS arriti të marrë 786.566 vota për kandidatët për kryetar bashkie, e ndjekur nga koalicionit “Bashkë Fitojmë” me 501.402 vota. Ndërkohë Partia Demokratike ka dalë forcë e tretë politike në rang vendi duke mbledhur 36.852 vota. Pas tyre vijnë: Lëvizja BASHKË 13.842 vota, Lëvizja e Re 489 vota dhe Fronti i Majtë 2809 vota.

Rezultatet e PS për këshillat e bashkive, ja shifrat në 12 qarqe

Nga 1661 mandate të këshillat e bashkive PS ka siguruar rezultatin më të mirë duke dalë forcë e parë me 759 këshilltarë të rinj. Nga 61 këshilla bashkiake, socialistët janë mundur në 3 të tilla nga aleati i tyre PSD (Vaun e Dejës, Pukë dhe Malësi e Madhe). Rezultati i socialistëve për këshillat bashkiake në 12 qarqe është: 76 nga 144 në Tiranë, 86 nga 177 në Elbasan, 35 nga 143 në Shkodër, 73 nga 127 në Gjirokastër, 85 nga 154 në Korçë, 70 nga 113 në Berat, 86 nga 175 në Vlorë, 12 nga 73 në Kukës, 37 nga 94 në Dibër, 112 nga 186 në Fier, 22 nga 91 në Lezhë dhe 65 nga 184 në Durrës.

Më të lexuarat