BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Politike

‘Ngelësa’, ‘ju drejton ariu’, shpërthen biznesmeni ndaj Ramës: Po vdes të marrë vesh se…

‘Ngelësa’, ‘ju drejton ariu’, shpërthen

Ish-deputeti i LSI-së, Nikollaq Neranxi, njëherësh biznesmeni i njohur ka reaguar pas qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama, që sipas tij po vazhdon të ofendojë inteligjencën e të rinjve në protestë.

 

Sipas Neranxit, pasi i quajti studentët “ngelësa”, Rama ditën e dytë ai tentoi ti joshë ata, ndërsa po sot i ka ofenduar, duke u thënë se po iu “drejtoj ariu”.

“Është kaq e lehtë ta kuptosh se kush janë liderat shpirtërorë të studentëve!

Rama i fyu përsëri sot studentët. Ditën e parë i quajti ngelësa, të dytën u mundua t’i joshë duke iu ofenduar inteligjencën dhe sot ju thotë që ju drejton ariu!!! Arroganca është më e fortë se sa hipokrizia brenda tij, prandaj nuk arrin dot ta mbajë nën kontroll.

Ashtu sikundër po vdes të marrë vesh se kush janë liderat shpirtërorë të studentëve, që kur t’i zbulojë, të kërkojë t’i blejë apo t’i mashtrojë, siç ka bërë gjithmonë. 
Në fakt kjo puna e liderve, është shumë më e thjeshtë se sa të gjitha teoritë konspirative të ngritura gjithë këto ditë. 

Gjithçka nisi vetëm pak muaj pasi Rama erdhi në pushtet dhe u kuptua menjëherë se cili ishte qëllimi, pasurimi i tij dhe i një grushti njerëzish përreth tij. Për pjesën tjetër kishte rezervuar dy alternativa; ose skllevër të bindur të tyre ose të ikin në Gjermani të pastrojnë uturakët e pleqve atje”, shkruan Neranxi. 

 neranxi

Reagimi i plotë i Nikollaq Neranxit

Është kaq e lehtë ta kuptosh se kush janë liderat shpirtërorë të studentëve!

Rama i fyu përsëri sot studentët. Ditën e parë i quajti ngelësa, të dytën u mundua t’i joshë duke iu ofenduar inteligjencën dhe sot ju thotë që ju drejton ariu!!! Arroganca është më e fortë se sa hipokrizia brenda tij, prandaj nuk arrin dot ta mbajë nën kontroll.

Ashtu sikundër po vdes të marrë vesh se kush janë liderat shpirtërorë të studentëve, që kur t’i zbulojë, të kërkojë t’i blejë apo t’i mashtrojë, siç ka bërë gjithmonë.
Në fakt kjo puna e liderve, është shumë më e thjeshtë se sa të gjitha teoritë konspirative të ngritura gjithë këto ditë.

studentet-protesta-rruga-durresitGjithçka nisi vetëm pak muaj pasi Rama erdhi në pushtet dhe u kuptua menjëherë se cili ishte qëllimi, pasurimi i tij dhe i një grushti njerëzish përreth tij. Për pjesën tjetër kishte rezervuar dy alternativa; ose skllevër të bindur të tyre ose të ikin në Gjermani të pastrojnë uturakët e pleqve atje.
Për këtë arsye ne jemi ngritur disa herë për të kërkuar të drejtat tona, ndërkohë që, sapo protestat fillonin të bëheshin serioze, ai apo njerëzit e tij, kërkonin negociata. Kam qenë vetë prezent dhe një nga drejtuesit, në të paktën tre beteja të mëdha kundër këtij pushteti; kundër taksave të papërballueshme të biznesit, kundër tarifave vendore, kundër rritjes së çmimit të ujit dhe energjisë dhe kundër grabitjes së pronave në Bregdet.

Në çdo rast na kanë kërkuar bisedime. Në çdo rast unë nuk kam qenë dakord. Disa kanë pranuar. Kështu, ata pa kuptuar dhe pa dashje, i kanë shërbyer zgjatjes së pushtetit të Ramës & Company pasi në këtë mënyrë, dukej sikur kishte mirëkuptim mes udhëheqësve dhe popullit. Ndërkohë asgjë nuk ndryshonte!
Po ku jemi sot? Taksa, tarifa vendore, energji elektrike, ujë, karburarnt, disa herë më shtrenjtë se para vitit 2013 dhe një varfëri ekstreme. Ata që u ulën për të negociuar me Ramën vite më pare, me shpresën që zgjidhjen do ju a japë ai që në fakt e shkaktoi problemin, sot e kanë kuptuar që kanë gabuar.

Sot, kur fëmijët e tyre iu kërkojnë para për shkollë, ata nuk kanë më çfarë t’ju japin, ju a mori Rama edhe qindarkën e fundit. Në këto kushte, studentët, edhe pse punojnë, shohin që paratë nuk iu dalin. Kushteve skandaloze të konvikteve me tavane që bien dhe auditoreve pa karrike, iu shtohen edhe pagesat e babazisë së pushtetit.

Prindërit që gabuan dje dhe u gënjyen nga negociatat e Ramës, sot kanë porositur fëmijët të mos bëjnë gabimin e tyre. Prandaj studentët sot janë kaq të qartë dhe të vendosur në rrugën e tyre, sepse ata kanë si udhërrëfyes dhe lider shpirtërorë, vetëm prindërit e tyre!