Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Ngeli gjë nga ari i vjedhur i Kërrabës?”, deputeti ngre alarmin në Kuvend: Çohet saurreli, ngarkohet floriri me lopatë dhe...

Postuar: 12/09/2019 - 14:40

Teksa në Kuvend po diskutohet ligji i kthyer pas nga presidenti Meta për rezervat materiale të shtetit, për të cilin opozita tha se me ndryshimin e ri kryeministri Edi Rama merr të drejtën e blerjes së arit në Shqipëri, pjesë e debatit është bërë edhe deputeti opozitar Myslim Murrizi.

Gjatë fjalës së tij në seancë, Murrizi tha se dekreti i presidentit Meta e thotë qartë se arin dhe argjendin nuk duhet ta shesë Rama. Mes të tjerash ai shton se kjo duhet të jetë kompetencë e drejtorit të rezervave të Shtetit, në mënyrë të tillë që sipas tij të këtë edhe përgjegjësi penale. Mes të tjerash ai kujtoi edhe episodin e vjedhjes së arit në Kërrabë.

“Në argumentimin ligjor që i bën Meta këti ligji bëhet fjalë për mallrat e kategorisë A. Kush janë mallrat e kategorisë A? Ato janë prodhimet prej ari, argjendi, platini etj. Ajo që më habit është grupi i ndarë nga lëndët e tjera, por është i ndarë nga elbi, patatja. Dekreti i presidentit, thotë; Arin, argjendin nuk duhet ta shesë Rama, por qeveria. Nisur nga përgjegjësia penale, përgjegjësia individuale është më e mirë. Duhet t’i lihet drejtorit të Rezervave të Shtetit, që të ketë përgjegjësi për çdo firmë që hedh. Nëse firmos kryeministri, se di kush do e kontrollojë. Këtu nuk ka ngelur më ar apo argjend për të shitur. Kërkoj një evidencë se çfarë ka ngelur nga ai ari i Kërrabës. Çohet saurreli, ngarkohet ari me lopatë dhe arrestohet një plak me gomar. Dhe bëjnë këtu sikur u dhimbset ari dhe argjendi. Po të jetë nisur nga synimi i mirë se ari u duhet shqiptarëve, lum si ne. A do t’i shesë kryeministri, apo ata që e vjedhin me saurrel?”, tha Murrizi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2019 - 23:50

Orët e gjatë të pritjes për vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda e kanë shoqëruar me ankth pritjen e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Postuar: 19/09/2019 - 23:05

Teksa Bundestagu gjerman pritet të bëjë publik vendimin e tij për hapjen e negociatave të Shqip

Postuar: 19/09/2019 - 22:58

3 vite shërbim prove caktoi Gjykata e Krimeve të Rënda për Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendsh

Postuar: 19/09/2019 - 22:47

Ndërkohë që u dha vendimi për ish-ministrin Tahiri me 5 vite burg por që do të jetë për 3 vi

Postuar: 19/09/2019 - 22:37

 Pas dënimit të dhënë nga Krimet e Rënda për të dënuar me 5 vite burg ish ministrin e Brends

Postuar: 19/09/2019 - 22:31

Kreu i PD-së ka reaguar pas vendimit Gjykatës për Saimir Tahirin.

Postuar: 19/09/2019 - 22:22

Disa herë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ka këshilluar gazetarët të ruhen nga kushërinj