BREAKING NEWS

Obama, Melinda Gates dhe Fauci mbikqyrësit e laboratorit të Wuhanit në 2015 kur Bill Gates paralajmëroi rrezikun nga virusi

Obama, Melinda Gates dhe Fauci mbikqyrësit e laboratorit të Wuhanit
x

Politike

Ngërçi për 'Zgjedhoren', Fatmir Mediu flet hapur: Ja ku ndahen palët

Ngërçi për 'Zgjedhoren', Fatmir Mediu flet hapur: Ja

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në emisionin "Repolitix"  tha se çështja e reformës zgjedhore është mungesë e vullnetit për ta parë procesin zgjedhor si vlerë të qytetarëve.

Pavarësisht përpjekjeve të ndërkombëtarëve, palët politike kanë ngecur në depolitizimin e administratës dhe identifikimin elektronik. Ndërsa tha se nuk ka kërkesa të reja nga ana e opozitës.

"Në 2012 është bërë reforma e fundit zgjedhore, është rënë dakord që në zgjedhjet e 2013 do kishte dy projekte pilot në Fier dhe Tiranë sa i përket votimit dhe identifikimit elektronike. Nuk u zhvilluan për shkaqe teknike. Në atë kohë është hedhur nga OSBE ideja e depolitizimit të komisionarëve. PS e ka refuzuar me forcë këtë. Në zgjedhjet e 2019 ka një konstatim të rëndë të OSBE/ODHIR që thotë se administrata është e politizuar. E para është identifikimin elektronik. Në fillim PS tha ta bëjmë të pjesshme, sepse nuk mund ta bëjmë dot të plotë. Kjo është e pajustifikueshme sepse Shqipëria ka 7 vjet që duhet të kishte marrë masa.  Më pas vjen çështja që është e lidhur me procesin e identifikimin elektronik. Në rast  ne do biem dakord që do ketë identifikimin elektronik atëherë dhe çështja e besueshmërisë ndryshon. Propozimet nuk janë të reja, janë propozime që janë bërë në janar dhe në mars", u shpreh Mediu.