Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ngërçi politik/ Aleati i Bashës bën deklaratën e fortë: Janë defektet dhe zigzaget politike të Metës

Postuar: 19/11/2019 - 20:48

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar në studion e lajmeve në RTV Ora se presidentit, Ilir Meta nuk i është lënë hapësirë. Sipas Dashamir Shehit, kjo ka bërë që kreu i shtetit fatkeqësisht të dalë mbi palët.

Fakti që një gjykatës nuk betohet para presidentit, por para noterit, sipas Shehit do të thotë që shteti ka rënë.

Dashamir Shehi: Unë gjykoj që mbi palët nuk është fatkeqësisht. Pse nuk është mbi palët? Këta i kanë lënë kaq pak hapësirë presidentit. Kjo kushtetuta e Shqipërisë e shkatërruar që në 2008, sidomos lufta politika, ambicia e Ramës për ta pasur çdo pushtet , kjo luftë pa kriter nuk i ka lënë shumë hapësirë presidentit. Nga ky lloj pozicioni nuk është se ka mundësi për të bërë mbi palët. Unë nuk jam nga këta tifozët e zotit Meta. Unë e di fort mirë që zoti Meta i ka të gjithë defektet e veta, i ka dhe të gjitha zigzaget e veta politike për të cilat unë nuk bie dakord dhe nuk ndryshoj ide për këtë punë. Por për këtë rast që po flasim, zoti Meta ka të drejtë. Nëse një gjykatës duhet të betohet para Presidentit, para shtetit, po shkon tek noteri, kjo tregon se ka rënë shteti dhe këtu nuk e ka fajin Meta.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2019 - 10:42

Paraditen e djeshme kryeministri Edi Rama organizoi mbrëmjen tradicionale për festat e fundvitit me ambasadorët e huaj në vendin tonë, të cilëve iu dha edhe medalje nderi për ndihmën që dhanë për Shqipërinë pas tërmet

Postuar: 12/12/2019 - 10:25

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani shkruan se godinat e rëna i rrëzoi korrupsioni i opozitës

Postuar: 12/12/2019 - 09:25

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka takuar në Durrës ekipin izraelit, të cilët po bëjnë vlerësi

Postuar: 12/12/2019 - 09:20

Kryeprokurori Olsian Çela ka marrë mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së në misionin e tij për të luftu

Postuar: 12/12/2019 - 09:10

Reforma në drejtësi dhe sidomos ngritja e organeve të reja të drejtësisë kanë qenë disa nga temat

Postuar: 12/12/2019 - 09:00

Reforma në drejtësi duket se po lë pa gjumë shumë politikanë në vend.

Postuar: 12/12/2019 - 08:55

Partia Demokratike ka kujtuar dje 29 vjetorin e themelimit të saj.