Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ngjela dhe Klosi: Basha mund të humbasë drejtimin e partisë, çadrën e ngriti për t’i shpëtuar rrezikut, edhe aleatët po e braktisin

Postuar: 12/04/2017 - 08:00

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, rrezikon të humbasë drejtimin e partisë. Kushti famoz i demokratëve për “qeverinë teknike”, si garanci për zhvillimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, është e dukshme se nuk do të pranohet asnjëherë nga kryeministri Edi Rama, edhe pse Basha ka mbështetjen e kreut të të LSI, Ilir Meta. Nëse deri në fund të muajit prill nuk do të ketë dakordësi për futjen e opozitës në qeveri, si garanci për zgjedhje të ndershme, Lulzim Basha rrezikon pozicionin e tij në krye të partisë. Ideja për shkuarjen në “qeveri teknike” është e frymëzuar sigurisht nga ish-kryeministri Sali Berisha, por nëse Lulzim Basha dështon në kauzën e tij, do të jetë një dështim i dytë për PD pas humbjes së zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. Dy eksponentët më në zë të politikës shqiptare, avokat Spartak Ngjela dhe ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, në një prononcim për gazetën “Sot”, paralajmërojnë dështimin e Lulzim Bashës dhe largimin e tij nga Partia Demokratike. Ngjela ngre pikëpyetje për fatin e Bashës, se çfarë do të bëjë Sali Berisha me të pasi të humbasë kauzën për “qeveri teknike”. “Nëse skllavi i Berishës nuk i përmbush detyrat që i ka dhënë Saliu, atëherë lind pyetja: Çfarë do bëjë Saliu me fatin e skllavit të tij?!”, vë në pikëpyetje Ngjela pozicionin e Bashës në krye të PD. Sipas tij, kërkesa për qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk është thelbi i krizës. “Epiqendra e krizës është reforma në drejtësi dhe sidomos procesi i Vetingut. Po e bëjnë gjithë këtë për të mbrojtur Saliun”, tha ai.

Basha, i rrezikuar

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, paralajmëron se Lulzim Basha është i rrezikuar edhe nëse i realizohet kauza e tij për qeveri teknike. Klosi shprehet i sigurt se PD me në krye Lulzim Bashën do t’i humbasë zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, edhe nëse do të marrë pjesë në procesin zgjedhor. Sa i takon kauzës së tij, Klosi u shpreh se Bashën po e braktisin edhe aleatët e tij, pasi nuk mund t’i shkojnë mbrapa marrëzisë së tij për të bojkotuar zgjedhjet. Ndërkaq, Klosi e cilëson Bashën shërbëtor të Sali Berishës, i cili nuk po ia realizon si duhet detyrat që ai i ka caktuar, sepse populli nuk më beson më te Berisha dhe aq më pak te Basha. “Basha është i rrezikuar! Të gjitha këto që po bën, po i bën që të justifikohet për të mos rrezikuar pozicionin e tij. Zgjedhjet, Basha i ka të humbura dhe po tenton që të kërkojë qeverinë teknike, po ankohet se kanabisi do blejë vota, etj. Ai po e provon. Ai kërkon t’u mbushë mendjen njerëzve se “unë e ngrita çadrën, këmbëngula që zgjedhjet të mos bëhen, ishalla po ia marrin parasysh! Çështja është se një e nga një Bashën po e braktisin edhe aleatët, sepse nuk mund ta ndjekin në marrëzinë e tij. Basha i ka shërbyer gjithmonë Berishës”, u shpreh ish-kreu i SHISH.

Eneida Jaçaj

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/07/2019 - 16:37

Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko, e cila njëkohësisht është edhe kryetare e Grupit Ndërinstitucional të Punës ka njoftuar se qeveria po bën përgatitjet për hapjen e Kapitullit 24, nëse hapen negociatat me BE-në.

Postuar: 20/07/2019 - 16:17

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka reaguar sa i takon dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pos

Postuar: 20/07/2019 - 15:35

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të hetojë krimin elektoral të 30 qershorit.Opozita ka kal

Postuar: 20/07/2019 - 14:55

Kreu i LDE-së Arian Galdini ka reaguar lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i Kryem

Postuar: 20/07/2019 - 14:51

Pas aktit të dorëheqjes së parevokueshme të Ramush Haradinaj si kryeministër i Kosovës, ka ardhur

Postuar: 20/07/2019 - 14:50

Shkarkimi i Presidentit Ilir Meta duket se nuk do të jetë një proces aspak i lehtë për mazhorancë