20 mijë shqiptarë vdiqën nga Covid-19 dhe mijëra të tjerë shpenzuan 200 milionë euro për t’u kuruar, mjeku Erion Dasho zbardh prapaskenat e forta nga pandemia dhe ngre alarmin për korrupsionin që ka mbërthyer sistemin shëndetësor në vend

Edi Rama vizitë në Kroaci për t’i bërë qokën strehuesit të Sali Berishës, kryeministri konfirmon lidhjet me “non gratën” nëpërmjet Bashkim Ulajt dhe pranon konfliktin e interesit që i ka dhënë koncesione

Ish-ministrja Frida Krifca dhe zinxhiri drejtues i AZHBR drejt arrestimit sipas modelit kroat, ja si OLAF shkaktoi “tërmet” në Zagreb dhe si përfunduan në pranga zyrtarët që abuzuan me fondet e BE

Ja çfarë zbuloi kreu i SPAK Altin Dumani në vitin 2010 për aferën e “Gërdecit”, si e raportoi Ambasada e SHBA tragjedinë, zbardhet kabllogrami amerikan që fundos Shkëlzen Berishën

Në SPAK ka plasur sherri për datën e arrestimit të Ilir Beqjas

Spartak Ngjela flet për dosjet në SPAK të dhëndrit të Berishës, Shkëlzenit, Ilir Beqajt, Frida Krifcës, Belinda Ballukut e Mirela Kumbaros dhe nxjerr zbuluar skandalin e Ramës me deklaratën që KFOR të marrë nën patronazh veriun e Kosovës

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

Ngjela: Ja kush po e mbështet në prapavijë Lulzim Bashën për të marrë drejtimin e PD dhe pse është më favorit për këtë post

Shkruar nga SOT.COM.AL 9 Qershor 2023

Avokat i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike dhe sa i takon rikthimit në jetën politike të Lulzim Bashës. Teksa ishte dje i ftuar në një studio televizive, zoti Ngjela u shpreh se Basha dha dorëheqjen në formë morale se humbi zgjedhjet, teksa në këtë moment ai ka të drejtën të rikandidojë sërish për kryetar të demokratëve dhe se ka mbështetjen e amerikanëve. Ai shtoi se çdo kryetar partie tërhiqet për të marrë forcë dhe futet sërish në lojë, ndërsa shtoi se nga ana tjetër Sali Berisha nuk ka asnjë të drejtë të garojë për këtë pozicion pasi nuk është anëtar zyrtar i PD-së. “Basha dha dorëheqjen në formë morale se humbi zgjedhjet. Ai nuk tha do ikë nga politika. Vetëm Saliu nuk jep dorëheqje kur humbet. Kuptohet që ka një raport të drejtpërdrejtë mes politikës amerikane dhe Bashës. Për këtë arsye ai përjashtoi Berishën nga partia. Lulzim Basha e ka nisur këtë aksion dhe pas kësaj lëvizjeje, vjen dhe jep dorëheqjen sepse humbi zgjedhjet. Vjen një moment ku jemi përballë zgjedhjeve të reja dhe politikanit i mbushet mendja për faktin se PD është në proces për kreun e ri, ai ka të drejtën të kandidojë sërish. Basha dha dorëheqjen për humbjen. Çdo kryetar partie tërhiqet për të marrë forcë dhe futet sërish në lojë. Çështja kryesore është nëse ka të drejtë të rikandidojë apo jo? Ai ka. Ka marrë akte për të mirën e demokracisë në vend duke nxjerrë non-gratën nga partia. Këto janë në favor të politikës amerikane në vend. Ai tani hyn sërish për të marrë partinë. Berisha nuk ka të drejtë të konkurrojë për kreun e PD-së. Nuk është anëtar i PD-së”, deklaroi Ngjela. Ndërkohë avokati Spartak Ngjela, ka folur për arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Sipas tij, Dako ka qenë një figurë shumë e rëndësishme për PS dhe njeri i afërt me kryeministrin Edi Rama. Madje zoti Ngjela tha se fakti që nuk është arrestuar përpara 14 majit, tregon se janë treguar të matur sepse do të dëmtonte procesin në Durrës. “Janë kryetar bashkish të mëdha. Hap pas hapi po provohet një korrupsion i madh në Shqipëri. Sa më e madhe bashkia aq më i madh korrupsioni. Dako ndërkohë nuk është kryetar bashkie, por ka qenë. Me të dyja akuzat, ajo e falsifikimit mban brenda diçka më shumë se falsifikimi në rast se provohet”, nënvizoi Ngjela.
Më të lexuarat

Meta reagon për çmimin e naftës: Pas 2 vjetëve Komisioni i Ligjeve merr në shqyrtim propozimin e Partisë së Lirisë

Kryeministri Rama: Brenda këtij mandati, sistem të revolucionarizuar të prokurimeve publike

Komisioni i Ligjeve diskutime mbi drogërat/ Ja lista e barnave që do të përdoren për qëllime mjekësore

Koncesioni i sterilizimit/ Shtyhet seanca në Apelin e Posaçëm, zbardhen arsyet

Basha vijon turin sot në Laprakë, zhvillon takime dhe biseda me qytetarët

Deklarata e Ramës që KFOR të marrë kontrollin e veriut të Kosovës “ndez” Kuvendin, opozita përplaset me mazhorancën, Berisha bën thirrje për revolta për të rrëzuar qeverinë, ja debatet