BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Ngjela paralajmëron furtunë në qeveri: Materiale kompromentuese do dalin, amerikanët dinë gjithçka

Ngjela paralajmëron furtunë në qeveri: Materiale kompromentuese

Avokati Spartak Ngjela përmes një statusi në faqen e tij të Facebook, ka paralajmëruar materiale kompromentuese të tjera që sipas tij do të dalin një e nga një. Sipas Ngjelës, amerikanët dinë gjithçka, dhe sa lugë kanë nëpër shtëpitë e tyre qeveritarët dhe ish-qeveritarët shqiptarë.

STATUSI I NGJELËS

Ka një rregull në një proces ndërkombëtar të të provuarit: “Mos gjyko për të akuzuarin; sepse, me ato që ke gjykuar ti kundër, mund të akuzohesh”.
Po, pse deshën këto ditë të dyja palët të hynin për ministrin Tahiri në një lojë që nuk e kishin nisur ato?
Ciceroni na ka thënë, “kurrë mos hyni në një politikë që e kanë nisur të tjerët, dhe nuk e ke nisur vetë”.
Po pse gjykuan gjithë pasion në një çështje që nuk e dinë se çfarë është?
Nga naiviteti, apo nga frika?
Sigurisht që kanë gjykuar nga frika.

Në fakt këtë e ka thënë Jezu Krishti si këshillë: “mos gjyko, se ashtu si ke gjykuar, do të gjykojnë”.
I.
Më këtë dua të them se, që nga korriku i vitit 2016, Shqipëria nuk është më shtet pronë i këtyre që e qeverisin, sepse tani ky juridikisht është shtet i kontrolluar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
Në fakt ky ishte fati i shqiptarëve. Nuk ka shpëtim për korrupsioni shqiptar, sepse të korruptuarit nuk kanë më asnjë forcë.

Pse lodheni o të mjerë me votën dhe pasionet tuaja, që janë të gjitha të dyshimta për inkriminim!
Nuk do ta zgjasin dot. Nuk kanë asgjë në dorë, se nuk thonë dot, Jo.

Këto kohë do fillojnë që të dalin materiale kompromentuese një nga një. Nuk lëvizin dot. Amerikanët dinë gjithçka, dhe sa lugë kanë nëpër shtëpitë e tyre qeveritarët dhe ish-qeveritarët shqiptarë.
Tani do të fillojmë të dëgjojmë edhe Ramën që të na flasë për sovranitetin, siç na foli edhe Saliu.

Nuk ka rrugë tjetër, politika amerikane dhe ajo gjermane e duan terrenin e pastruar.
Në fakt ky është fati i shqiptarëve, se, nga ky pushtim makabër i krimit shtetëror shqiptarët nuk do të dilnin dot vetë.

Po Berisha-Rama, do të rezistojnë?
Do përpiqen. Ja, si dje që donin të tregonin se ministrin shqiptar po e akuzon Saliu.
Po sikur nesër të flasë politika amerikane dhe të thotë që “investigimin e Tahirit e kemi bërë ne”, çdo të na thotë Rama më të tijtë?

Po kaq naivë na di Ramë ziu ne?
Nuk ia kërkoi politika amerikane që ta hiqte si ministër Tahirin? Dhe, si ka mundësi që atë që vetë Ramë ziu e quajti më të suksesshmin nga ministrat, nuk e përfshiu në qeverinë e re?
Atëherë çfarë i duhej Ramës loja e Saliut me tropojanë? Pse keq për vota në Parlamentin e Ramës janë amerikanët? Po si mbeti gjithë kohës i çalë nga mendja ky njeri!

II.
Ky yni nuk është më shtet i korrupsionit. Që nga korriku i vitit 2016, Shqipëria juridikisht nuk është më shtet i korrupsionit.
Por a e kupton korrupsioni këtë?
Jo, korrupsioni shqiptar është pa shqisa, sepse gjithmonë ka operuar si në shtëpi të vet.
Keni dëgjuar ju: kush e kontrollon qeverinë shqiptare; kush e kontrollon kryeministrin shqiptar; kush i kontrollon ministrat e shqipërisë; kush e kontrollon buxhetin e shtetit; kush i kontrollon shpenzimet e qeverisë?

E pse të zgjatemi: në këtë vend askush nuk kontrollohet në qeverisje; ose më mirë nuk ka qenë i kontrolluar.

Korrupsion gjigand.
Kush e kontrollon drejtësinë?
Askush.
E pra, përpjekjet e Ramës për të mbijetuar si kryeministër, kur shpejt do të hapen letrat e hetimit të ministrave të tij të tjerë, është një dëshpërim i një mediokri që mendon të gënjejë intelektin e lartë amerikan.

Quo vadis domine?
Ja kjo është gjendja. Sepse shqiptarët i kanë zgjedhur me vota, pa menduar fare, partitë e tyre dhe kryeministrat – prandaj, të gjithë këta, pa përjashtim, i kanë vjedhur. Dhe do të vijonin t’i vidhnin po mos kishte dalë në skenë politika amerikane dhe interesi amerikan për Shqipërinë dhe të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Tani, vazhdimisht do të kemi të reja.
Prisni dhe shikoni.

Më të lexuarat