BREAKING NEWS

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë
x
BREAKING NEWS

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët e tij japin lajmin e trishtë: Humbje e madhe! (EMRI+FOTO)

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët
x

Politike

Ngjela tregon të fshehtat, bashkëqeverisja PD-PS do sjellë arrestimin e Metës dhe Berishës, Frrok Çupi tregon se si LSI do shpërbëhet totalisht

Ngjela tregon të fshehtat, bashkëqeverisja PD-PS do sjellë

Deklarata e kryeministrit Edi Rama për të bashkëpunuar me Lulzim Bashën ka ndezur debatet në arenën politike. Të shumtë janë ata që e cilësojnë si një lëvizje strategjike fushate, por shumë të tjerë e cilësojnë si një deklaratë vërtet serioze. Gazeta “SOT” ishte e para që e ka deklaruar se PD e PS, mund të shkojnë te bashkëqeverisja pas 25 prillit, ndërsa tashmë që jemi një javë para zgjedhjeve duket se një skenar i tillë mund të jetë tepër real. Lidhur me këtë zhvillim ka reaguar avokat Spartak Ngjela. Ai ka hedhur ndryshime se kjo mund të jetë një lëvizje edhe nga ndërkombëtarët, ndërsa ka deklaruar se nëse vërtet Rama e Basha bëhen bashkë, atëherë Meta e Berisha rrezikojnë arrestimin. “Ishte si një rrufe në një qiell të pastër, por nuk e dimë se ç’thonë ndërkombëtarët. Duhet të kemi parasysh që këta janë të trembur nga reforma në drejtësi. Ky nuk i tha të bashkohemi, i tha duhet të heqësh dorë nga Berisha dhe nga Meta që të bëjmë një bashkëpunim më pas. Domethënë që ky ka vënë kusht dhe sipas kësaj ky është i sigurt që fiton. Pse e ka vënë kushtin? A mund t’i pranojë Basha kushtet? A ia kanë kërkuar politikat e mëdha apo e ka nxjerrë ky? Basha nuk mund ta pranojë atë sepse nuk e drejton Basha atë parti. Këtë, as fëmijët nuk e besojnë sot në Shqipëri. Partinë e drejton Saliu, ky i thotë hiq Berishën. Pra pse e bën këtë lojë? Ia kanë kërkuar, apo i kanë thënë që merr dhe Bashën dhe lëri në rrugë ata që t’i arrestojnë. Kjo më duket një gjë e largët, sepse nuk e bën politika e lartë këtë. Rama nuk ka ulur hundën, është kushti në mes. I thotë partisë së Berishës, hiq Berishën”, u shpreh Ngjela për “A2”.

Mendimi i Frrok Çupit

Në një studio televizive këtë zhvillim e ka komentuar dhe analisti Frrok Çupi. Sipas tij, kjo do të ishte ngjarja më e bujshme në 30 vite. Nga ana tjetër ai deklaroi se Meta e Berisha janë e keqja e këtij vendi, pasi gjithmonë kërkojnë konflikt. “Deklarata e Ramës sfida më e madhe në këto 30 vite. Interesi më i madh për të ruajtur konfliktin, është i Ilir Metës dhe Sali Berishës, këta të dy përfaqësojnë shtyllat e shkatërrimit. Bashkëpunimi i mazhorancës me opozitën për çështjet themelore siç është ekonomia, çështja kombëtare, paqja dhe stabiliteti, në mënyrë që ky bashkëpunim të zbresë te individi, që do të thotë si individi i njërës palë edhe ai i palës tjetër, të jetojnë të barabartë. Ne kemi një gjë që individi partia e të cilit humb, humb shpresën që do jetojë si tjetri, makabritet. Duke siguruar bashkëpunimin, individët garantohen të gjithë njësoj", tha ai. Nga ana tjetër Frrok Çupi u ndal edhe te LSI. Sipas tij, kjo parti po shkon drejt fundit. Ndërkohë që një aleancë PD-PS do e shkërmoqte totalisht. "LSI po shkon në fatin e vet, nuk ishte ndërtuar për rrugë të gjatë, për shkak të filozofisë që kishte, anëtarësisë, targetit që kishte zgjedhur, veset që i mori rrugës. Lëvizja Socialiste për Integrim veproi gjithë rrugës me hile, me bërryla. Ti merret sa më shumë pushtet PD, i mori ministritë me para dhe ato i përdori për të blerë vota. Xhelozia është te Rama, të gjithë tentojnë t'i qëndrojnë pranë Ramës. Prandaj ai rri në Vlorë, LSI ka luajtur me disa pozicione, për të shtyrë PD dhe për të dalë forcë e parë para PD, varianti i dytë për të marrë kryesinë e opozitës dhe e treta për t'u afruar me Ramën", theksoi Çupi.

Më të lexuarat