
Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Ngritja e komisioneve hetimore, burgosja e nënës lehonë dhe viktimat nga aksidentet e vrasjet shkaktojnë debate në Kuvend, mazhoranca dhe opozita akuza të ndërsjellta, miratohen me konsensus ligji i Integrimit dhe ndryshimet në Kodin Rrugor

Shkruar nga Dario VELAJ 17 Mars 2023

Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi dje seancën plenare të planifikuar për t’u zhvilluar ditën e hënë. Si rrallëherë, opozita e përçarë së bashku me mazhorancën bashkuan votat për ndryshimet ligjore në Kodin Rrugor (propozuar nga Taulant Balla dhe Enkelejd Aibeaj) dhe rolin e Kuvendit në procesin e integrimit (propozuar nga Taulant Balla dhe Jorida Tabaku). Megjithatë, mes deputetëve socialistë dhe të opozitës ka patur debate dhe akuza lidhur me situatën e rendit dhe sigurisë në vend, ku gjatë këtij muaji kanë humbur jetën në aksidente dhe atentate 4 persona dhe 3 janë plagosur: viktimat Klevis Ruçaj, Sikela Përroj, Erisilda Abedini dhe të plagosurit Qemal Kurti, Alda Kurti dhe O.Kurti (aksidenti tragjik në Sauk) dhe Mimoza Paja (e vrarë gabimisht në “Don Bosko). Një pjesë të mirë të kohës së diskutimeve dje në Kuvend, mori dhe çështja e burgosjes së nënës që sapo ka lindur fëmijë Diana Kolaveri-Hoshi (Bahçja), të cilës pas 1 viti i është konvertuar gjoba 250 mijë lekë për braktisje në burgosje me 1 muaj e 20 ditë. Deputetët demokratë kërkuan seancë të posaçme për vrasjen e Mimoza Pajës dhe burgosjen e Diana Bahçes.
Balla-Vokshit: Po të kishit votuar para 3 javësh, s’do ndodhte aksidenti në Sauk
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialistë, Taulant Balla replikoi me deputeten demokrate anëtare të fraksionit të Rithemelimit, Albana Vokshi. Ai i kërkoi që të demokratët të mos shfaqin pikëllim të rremë për aksidentet fatale rrugore, por të kishin bashkuar me kohë votat me socialistët për ndryshimin e Kodit Rrugor para 3 javësh. Sipas tij, aksidenti tragjik në Sauk nuk do të kishte ndodhur nëse do të futeshin ndryshimet ligjore në këtë kod. “Ju nuk e kuptoni që shqiptarët qeshin me ne kur Albana qan me lot krokodili për një çështje që ne e kemi fajin të gjithë? Përsëritet skenari. Po boll qatë përpara dhe votoni gjërat që bëjmë ne, mos u kompleksoni. Po ta kishim miratuar Kodin e Rrugores 3 javë më parë, s’do ndodhte ai aksidenti i frikshëm. S’do mbante atë lloj makine ai dhe as do ecte me 80km/h, po ju keni frikë se ju thotë Berisha jeni të shitur. S'është tradhti të punosh në Shqipëri”, tha Balla.
Tabaku-mazhorancës: Refuzuat 3 herë komision hetimor, po lini opozitën jashtë integrimit
N/kryetarja e PD zyrtare, Jorida Tabaku u ndal te ligji i integrimit të Shqipërisë në BE, i cili i jep prioritet rolit të Kuvendit në mbikëqyrjen e procesit të negociatave. Ajo i tërhoqi vëmendjen mazhorancës për refuzimet e vazhdueshme të ngritjes së komisioneve hetimore për çështjen “McGonigal” dhe fluturimet me kosto 19 milionë euro me “charter” të kryeministrit Edi Rama. Sipas Tabakut, mazhoranca po përjashton opozitën nga procesi i integrimit. “Ka të paktën 3 herë thirrje për komisionin hetimor dhe nuk janë pranuar dhe kjo gjë nxjerr pozicionin e deputetit në hije. Lë jashtë parlamentin, por mbi të gjitha nuk lë opozitën të kërkojë llogari. Opozita nuk është në parlament si një numër, por për ta bërë procesin e integrimit më të denjë”, deklaroi deputetja demokrate.
Balla-Tabakut: Të bashkëpunosh me mazhorancën nuk është tradhti
Kryetari i grupit të deputetëve socialistë, Balla iu kundërpërgjigj deputetes Tabaku duke i thënë se kur mazhoranca dhe opozita bashkojnë votat për projektligje në interes të qytetarëve, nuk është tradhti, por shërbim në të mirë të vendit. Eksponenti socialist i kujtoi Tabakut se PD zyrtare është komplekësuar nga kryefoltoristi Sali Berisha, që i akuzon për tradhtarë, nëse bashkëpunojnë me PS. “Unë mendoj që ky debat është shterp dhe i pavend. Kush punon për integrimin nuk është tradhtar, është atdhetar. Se ju kështu thoni, po kontribuove për Shqipërinë je tradhtar. Jam krenar për rolin që ka luajtur PS në opozitë, jo si e juaja që keni hallet tuaja po nuk dua të ndërhyj aty. Brenda PS nuk ka pasur akuza një palë nga një palë tjetër për tradhti ndaj atdheut”, iu përgjigj Balla Tabakut.
Çupi për nënën lehonë: Të mbahet seancë e posaçme me ministrin Manja
Deputetja demokrate e Dibrës, Dhurata Çupi u ndal te burgosja e nënës lehonë Diana Kolaveri-Hoshit. Ajo kërkoi që kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla të mbajë seancë të posaçme për këtë ngjarje, ku të zhvillohet debat me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja. “Është një ngjarje e rëndë, e dhimbshme, e rënde dhe dëshpëruese. Ne këtu duhet të kemi një seancë debati për ngjarjen e gruas lehonë në Shkodër që u arrestua. Ne duhet të kemi një diskutim me ministrin e Drejtësisë. S’duhet të ketë asnjë seancë tjetër përpos kësaj. Drejtësia është e padrejtë me njerëzit e thjeshtë. Këtu para disa ditësh s’ngeli deputet pa uruar 8 marsin për like dhe sot s’ka asnjë reagim. Kështu duhet të niste sot seanca plenare”, tha Çupi.
Bushka: Çështja e Diana Bahçes t’i lihet në dorë drejtësisë
Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka iu përgjigj deputetes Çupi duke thënë se një çështje e tillë, si ajo e Diana Kolaveri-Hoshit nuk ka nevojë të shtrohet për debat në Kuvend, por duhet t’i lihet në dorë drejtësisë për ta liruar sa më shpejt nga burgu.“Është i parashikuar qartësisht se një nënë lehonë s’mund të mbahej me një fëmijë në burg. Se ku ka çaluar çështja i takon organeve të drejtësisë, nuk ka nevojë për debat. Gjithsesi jemi në një mendje me ju, këto ngjarje nuk mund të ndodhin. U bëj thirrje organeve të drejtësisë të përshpejtojnë zgjidhjen e çështjes në fjalë”, u përgjigj Bushka.
Vokshi-Spiropalit: Duhet të kërkosh të diskutohet në seancë për nënën lehonë
Deputetja Albana Vokshi i tërhoqi vëmendjen Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalit dhe Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla lidhur me arrestimin e Diana Hoshit dhe mossjelljen në Parlament të ligjit për dhunën në familje. Sipas saj, duhej që Spiropali të fliste e para për këtë problem dje në seancën plenare. “Ministrja Spiropali duhet të ishte çuar e para të kërkonte të diskutohej për nënën lehonë që e lëmë fëmijën 7-ditëshe, familja ka përjetuar dramë pas drame, një mbesë ka lënë shkollën vetëm 11 vjeç për t’u kujdesur për foshnjën. Ju duhet të kishit folur e para. Zonja Nikolla ka sjellë nje amendim ligji për dhunë në familje, ai ligj duhej diskutuar sot. Kjo ndodh sepse kemi një kryeministër të dhunshëm”, tha Vokshi.
Spiropali: Gjykata ta lirojë menjëherë Diana Bahçen
Ministrja Spiropali kërkoi publikisht nga salla e Kuvendit lirimin e menjëhershëm të nënës lehonë Diana Bahçja.“Së pari dhe mbi të gjitha dua të them që Diana Bahçja duhet liruar menjëherë. Gjykatësi që ka marrë kërkesën duhet ta lirojë sot, jo nesër. Unë s’kuptoj se cili prokuror, gjykatës, etj., arreston, kërkon ndërrimin e gjobës me burgim për një nënë lehonë. Duhet që institucionet të përshpejtojë procedurat që ajo grua të dalë nga burgu dhe të shkojë te fëmija e saj. Unë kam folur me avokatin dhe jam në kontakt të vazhduar”, bëri thirrje Spiropali.
Më të lexuarat


“Përpjekjet e krimit për të shënjestruar SPAK, do dështojnë”, Basha: PD në krah të aleatëve strategjikë, në mbështetje të këtij institucioni

Basha i pandalshëm edhe pasditen e të dielës pranë qytetarëve: Shqipëria ka nevojë për një plan urgjent për t'u krijuar të rinjve kushte që të mos largohen

Sali Berisha dënon sulmin në Ankara: Akt terrorist, solidaritet me autoritetet turke

U caktua si raporter nga KiE për sekuestrimin e aseteve ruse/ Basha: Për mua është një përgjegjësi e madhe dhe një besim i madh, hera e parë që Shqipëria ka një raporter për një çështje kaq të rëndësishme

Deklaratat e Ramës për KFORIN/ Basha: E rrezikshme dhe e dënueshme, PD do të depozitojë nesër kërkesë për interperlancë

“Vuçiç i përfshirë në skenar”, Basha: Armatimi në Kosovë është futur prej muajsh

Basha: Sulmi në Veri i përgatitur nga segmente shtetërore të Serbisë

Sulm terrorist në Ankara/ Presidenti Begaj: Shpreh solidaritetin me popullin dhe qeverinë turke

Sulmi terrorist para parlamentit, reagon Rama

Basha vijon turin nëpër Shqipëri, kreu i PD e nis ditën me takime në Ndroq
