BREAKING NEWS

I përfshirë në korrupsion për lirimin e një të burgosuri, GJKKO merr vendimin dhe ndryshon masën e sigurisë për bashkëshortin e ish-gjyqtares Mimoza Margjeka

I përfshirë në korrupsion për lirimin e një të
x

Politike

Ngritja e komisionit hetimor për raportin e Dick Marty, Haradinaj bën reagimin e papritur: Ja pse kanë me qesh të gjithë

Ngritja e komisionit hetimor për raportin e Dick Marty, Haradinaj bën

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cilësoi jo serioze, madje qesharake ngritjen e komisionit hetimor nga Kuvendi i Shqipërisë për raportin e Dick Marty.

Po qëndrimet e kryeministrit Rama lidhur me këtë debat?

Nuk them se i analizoj të gjitha e i përcjell në cdo sekond. Nuk dua të lëshohem shumë në diskutimet atje, por këshillat psh. që z.Rama ka qenë shumë i afërt me z. Thaçi e që mendohet e dihet që kanë qenë, atëherë më mirë ta kishte këshilluar me kohë, mos e voto këtë gjykatën se sa tani që e kemi votu vetë e kemi krijuar vetë e ia kemi dhënë përkrahjen kësaj gjykate, me fillu një lloj konfuzioni se kjo gjykatë është e keqe se ajo është e keqe, po më fal po paska qenë e mirë me e marr dikund tjetër? Janë këto gabime kështu.. unë kam qenë kundër gjykatës për dy parime që thash. Nuk është e drejtë me i ra kjo barrë Kosovës me vërtetu edhe një herë në pafajësi po unë besoj në pafajësinë e atyre njerëzve që po akuzohen. Por ne duhet tani vetëm të fokusohemi si ta ndihmojmë këtë gjykatë me gjet të vërtetën, me u vërtetu pafajësia e këtyre njerëzve. Më mirë është të bëjmë një analizë të ndershme, e bashkë ta ndihmojmë këtë gjykatë për pafajësinë e njerëzve.

Si e shihni ngritjen e komisionit hetimor nga Kuvendi i Shqipërisë për raportin e Dick Marty?

Qesharake, shumë qesharake. Krejt këto veprime janë dëshmi e dobësive tona. Ku ishim ne sa e sa vjet, Raporti i Martyt ka 10 vjet. Vetëm tani që kemi shefin e shtetit, presidentin që tani është në burg, tani po ngremë një komision hetimor. Më besoni, është qesharake, kanë me qesh me ne të gjithë. Nuk jemi seriozë.

Edhe ju vete u përfshirë në një debat me kreun e qeverisë, u shkua deri në padi nga ky fundit, i qëndroni ende akuzave?

Unë nuk kam bërë akuza, unë kam treguar atë që kam besuar, që do të thotë nuk jam akuzues. Pra, kam deklaruar e kam shprehur ato që i kam përjetuar, dhe PO nëse kthehem në atë kohë, qëndrojnë ato që kam thënë çdo herë.

Më të lexuarat