BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Ngritja e Komisionit për Investimet Strategjike, Tabaku: Justifikimi i mazhorancës absurd, do ta çojmë në Kushtetuese

Ngritja e Komisionit për Investimet Strategjike, Tabaku: Justifikimi i

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka sjellë edhe një herë në vëmendje çështjen e aeroportit të Vlorës. Tabaku, siç ka denoncuar edhe më herët, u shpreh se me këtë projekt po ndërtohet pa leje në zonë të mbrojtur ndërsa shtoi se e gjitha kontrata koncesionare është në shkelje të parimeve financiare. “Po ndërtohet pa leje, duke prishur zonën e mbrojtur, dhe duke shkatërruar balancët e ndërtuara atje. Është shkelur konkurrenca, u është dhënë tenderi në rrugë korruptive dy kompanive pranë qeverisë. Nga ana tjetër  e gjithë kontrata koncensionare është në shkelje të parimeve financiare. Që të bëhet ai aeroport duhen siguruar të paktën 1 milionë udhëtues. Kapacitetet e munguara do t’i kompensojë buxheti i shtetit, me 138 milionë euro”, deklaroi ajo. Më tej Tabaku thotë që prej 6 muajsh komunikon me ministritë përkatëse, atë të Mjedisit dhe atë të Infrastrukturës dhe ish-ministri Klosi e garantoi kishte deklaruar aso kohe se zona është e mbrojtur dhe do të mbetet e tillë. Por megjithatë, Tabaku shton se fakt mbetet që do të ndërtohet në mes të një zonë të mbrojtur. “Infrastruktura duhet të marrë parasysh ndikimin që ka në mjedis. Ndërton në mes të zonës së mbrojtur. Ka një mungesë informacioni të jashtëzakonshëm dhe unë kam kërkuar edhe interpelancë me ministren”, u shpreh ajo.  Ndërsa, duke u ndalur tek Komisioni Hetimor për Investimet Strategjike, deputetja demokrate tha se justifikimi i mazhorancës për ta rrëzuar ishte absurd. Kjo pasi, sipas saj, nuk ka investitorë të huaj, por vetëm kompani të favorizuara nga qeveria. “Nuk ka investitorë të huaj. Justifikimi i mazhorancës është absurd. Ata e kanë frikë hetimin. I frikësoi standardi që vumë ne në komisionin e Inceneratorëve”, tha ajo. Po ashtu, Tabaku theksoi po ashtu se ajo dhe deputeti Gazmend Bardhi do vijojnë që ta bëjnë transparente vendimmarrjen në lidhje me komisionin në fjalë. “Do vazhdojmë ta denoncojmë këtë aferë dhe do ta dërgojmë në gjykatën Kushtetuese. Unë dhe Bardhi do të vijojmë të bëjmë transparencë për vendimmarrjen. Në ato 37 leje, 85 për qind janë zbatim i bregdetit të jugut. Janë 10 individë të zakonshëm që marrin tendera”, nënvizoi Tabaku.

Më të lexuarat