BREAKING NEWS

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish
x
BREAKING NEWS

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto kategori! Kryeministri Edi Rama tregon kush përfiton

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto
x
BREAKING NEWS

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit për t’i dhuruar ish-kompleksin “Partizani” dhëndrit të Sali Berishës

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit
x
BREAKING NEWS

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën lidhet nga aferat dhe Soros, Perëndimi do ketë paketë surprizë

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë dy emrat e njohur të politikës që do takojë

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë
x
BREAKING NEWS

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit amerikan: Rusia do të humbasë Donbasin dhe Krimenë, ja çfarë e pret “Carin” deri në vitin 2023

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit
x
BREAKING NEWS

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim: Të përfshirë dhe zyrtarë!

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim:
x

Politike

Ngushtohet “laku” për Ilir Metajn dhe Monika Kryemadhin, SPAK regjistron padinë e avokat Beqirit për çiftin e PL, shpenzuan mijëra euro për ndërhyrje estetike

Ngushtohet “laku” për Ilir Metajn dhe Monika Kryemadhin, SPAK

Ngushtohet “laku” për Ilir Metajn dhe Monika Kryemadhin. Gazeta “SOT” ka mësuar se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar ditën e djeshme kallëzimin e avokatit Idajet Beqirit ndaj ish presidentit të Shqipërisë Ilir Meta. SPAK ka regjistruar kallëzimin ndaj Metës, për akuzat “fshehje të ardhurash” dhe “korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”. Në kallëzim, Beqiri thotë se si avokat, por dhe si drejtues i Partisë së Unitetit Kombëtar, ka siguruar të dhëna që ngrenë “dyshime të arsyeshme se nga ana e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, janë konsumuar veprat penale të cituara në objektin e kallëzimit”. SPAK tashmë ka administruar të gjitha dokumentet që avokati ka depozituar në SPAK dhe pritet që të nisë verifikimin e të gjithë këtyre dokumenteve. Në kallëzim, sipas Beqirit thuhet se Meta Sipas Beqirit, Meta, Kryemadhi dhe fëmijët e tyre kanë kryer trajtime estetike që arrijnë vlera marramendëse në një klinikë private në San Marino. Të dhënat e çiftit gjenden në kartelat mjekësore të spitalit dhe provohen me hyrje-daljet e sistemit TIMS, thotë ai dhe përmend një rast kur trajtimin estetik e ka bërë deputetja. Një tjetër pikë në akuzë thuhet se sipas një transfertë që mban datën 4 qershor 2018, paguar nga një llogari anonime nga një bankë offshore në Qipro, trajtimi kap vlerën e 287.650 euro. Pra nisur nga këto, SPAK ka vendosur të regjistrojë procedim penal ndaj çiftit Meta-Kryemadhi. Si rrodhën ngjarjet? Kallëzimi, i cili u botua për herë të parë nga gazeta “SOT”, kishte në fokus trajtimet estetike, që sipas denoncuesit, çifti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë kryer në spitale jashtë vendit në San Marino dhe Vjenë. Gazeta mësoi se në SPAK u depozituar një tjetër kallëzim penal ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit për pastrim parash, korrupsion, fshehje pasurie etj. Dosja është referuar në SPAK nga avokati Idajet Beqiri dhe përmbante fakte për shpenzimin e qindra mijërave euro nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi për t’u dobësuar dhe rimodeluar fytyrën në një klinikë VIP-ash botërore në San Marino. Bëhet fjalë për klinikën Domus Medica, në San Marino, Itali, një nga më të famshmet në botë. Referimi penal është shoqëruar edhe me një transaksion bankar me vlerë 287 mijë euro, përmes një kompanie offshore, për shërbime estetike në fytyrën e Monika Kryemadhit. Fotografitë e Monika Kryemadhit para dhe pas ndërhyrjeve estetike nuk lënë vend për dyshime sa i takon ndryshimit drastik. Paratë e shpenzuara, ashtu si paratë e hedhura për lobim, nuk janë deklaruar në ILDKP. Ndërkaq, në kallëzim thuhet se Silva Shametaj është doktoresha që ka ndjekur Monika Kryemadhin për ndërhyrjet estetike në fytyrë, ndonëse Kryemadhi ka deklaruar se bukurinë e ka trashëguar nga mamaja. Kryemadhi, në 15 mars 2020, ka gjetur rastin për të vlerësuar mjeken Silva Shametajn për punën dhe sakrificën e saj në klinikën e San Marinos. Kryemadhi mohon akuzat Lidhur me këto akuza ka reaguar Monika Kryemadhi për padinë e bërë nga avokati Idajet Beqiri. Kryemadhi ka mohuar pak ditë më parë se ka shpenzuar 287 mijë euro për ndërhyrje estetike, por sipas saj ka qenë në klinika jashtë shtetit për të trajtuar probleme kardiake dhe kancerin në qafën e mitrës. Ajo tha: “Edhe seksin të kisha ndërruar, nuk do kisha paguar aq”. Referimi penal është shoqëruar edhe me një transaksion bankar me vlerë 287 mijë euro, përmes një kompanie offshore, për shërbime estetike në fytyrën e Monika Kryemadhit. Ky është kallëzimi i katërt penal ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ndërsa SPAK ka regjistruar 3 procedime penale, ndërsa po heton Ilir Metën për lobim me vlerë 700 mijë USD në SHBA, me para të padeklaruara.

Më të lexuarat