
Shqipëria dorëzon zyrtarisht rezolutën kundër raportit të Dick Martyt për krime nga UÇK, e cilëson të pabazë dhe kërkon të hartohet një i ri, tërbohen serbët

Përmbyset gjithçka, Vladimir Putin merr goditjen më të madhe që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Kievi po tenton të marrë Krimenë

Zbardhet skema, ja sa do të rriten pensionet për të moshuarit, kategoritë që përfitojnë dhe fondet e vëna në dispozicion nga buxheti

Vuçiç refuzon emërtimin “Putin i vogël” mes frikës së ndërhyrjes ruse, analiza e “New York Times”: A po e përdor Kremlini Serbinë për të nxitur luftën në Ballkan?

Eksperti i ekonomisë jep alarmin: Kompania arabe do të jetë aksioneri i mazhorancës, ja pazari i Portit të Durrësit që qeveria nuk na e tregon

Dështon skenari rus për konflikt të armatosur në rajon, si po shkon drejt paqes situata mes Beogradit dhe Prishtinës, ja lëvizja e ndërkombëtarëve për t’i shkatërruar planin Vuçiçit

Çupi paralajmëron “tërmet” në politikën shqiptare në shtator: Grupi i Berishës do të konsiderohet ‘armatë terroriste’, nuk mund të ketë qeveri teknike për hallet e Metës

Priten stuhi të fuqishme/ Ulje temperaturash dhe rrebeshe shiu në të gjithë vendin, si parashikohet të jetë moti për ditën e sotme

Ngushtohet “laku” për “non gratat”, SHBA gati ndërhyrjen në ligj për të luftuar korrupsionin në Ballkanin Perëndimor, shtohet ankthi tek politikanët e përfshirë në afera

Shkruar nga Rigels Seliman 6 Gusht 2022

Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu kanë dërguar dje një tjetër mesazh zyrtarëve të korruptuar dhe atyre të shpallur “non grata” që jetojnë dhe kryejnë aktivitet në Gadishullin e Ballkanit, njëri prej të cilëve është ish-kryeministri Sali Berisha. Gazeta “SOT” gjatë kësaj kohe ka treguar dhe pasqyruar episode si amerikanët janë të vendosur për të çrrënjosur korrupsionin në Shqipëri dhe rajon, ndërkohë që hapin e parë serioz e kanë hedhur dje, pasi synojnë që të gjunjëzojnë me ligj personat “non grata” dhe këdo politikan e zyrtar të përfshirë në afera korruptive. Kështu, një grup senatorësh amerikanë, demokratë dhe republikanë, kanë prezantuar një projektligj për Ballkanin Perëndimor. Sipas projektligjit të siguruar të plotë nga gazeta, që është iniciuar nga senatorja demokrate, Jeanne Shaheen, dhe republikani Roger Ëicker, synohet që shtetet e Ballkanit të mbështeten në aspektin ekonomik dhe në luftën kundër korrupsionit e aktiviteteve destabilizuese. Projektligji i senatorëve nga dy partitë amerikane parashikon një sërë nismash për ndihmë ekonomike dhe për forcimin e institucioneve demokratike në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor: Kosovë, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Bosnjë e Hercegovinë dhe Shqipëri. Mbështetës së këtij legjislacioni janë edhe senatorët: Chris Murphy, Thom Tillis, Chris Van Hollen, Dick Durbin dhe Ben Cardin. Senatorja Shaheen, nëpërmjet një njoftimi për media tha se në kohën kur po vazhdon pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës, lideri rus, Vladimir Putin, i ka bërë të qarta synimet e tij që të rrisë ndikimin malinj në mbarë Evropën Lindore. Prandaj, sipas saj, raportet SHBA-Ballkani Perëndimor janë qenësore në këto momente. “Prandaj, jam e lumtur që të prezantoj këtë legjislacion dypartiak që forcon tregtinë dhe investimet midis SHBA-së dhe Ballkanit Perëndimor, teksa çrrënjoset korrupsioni lokal dhe sanksionet të vendosen për ligjet kundër aktorëve destabilizues”, tha ajo, duke shtuar se një gjë e tillë do të hapte rrugën për integrim më të madh euro-atlantik.Senatori Ëicker tha se shtetet e Ballkanit Perëndimor zënë një pozicion të rëndësishëm në çështjet evropiane. “Ky projektligj do të dërgojë një mesazh të fuqishëm dypartiak se SHBA-ja është e përkushtuar që të mbështesë diplomacinë në rajon”, tha ai. Ndërkaq, senatori Van Hollen tha se lufta e Rusisë në Ukrainë ka bërë që aleancat globale të SHBA-së të forcohen. “Rritja e bashkëpunimit tonë me Ballkanin Perëndimor do të na lejojë që ta ndërtojmë mbi bashkëpunimin e ri ekonomik. Ky legjislacion do të ndihmojë në shfrytëzimin e mundësive të tilla, teksa ne vazhdojmë të mbështesim forcimin e demokracisë në rajon.
Strategji pesëvjeçare për Ballkanin Perëndimor
Përmes projektligjit, senatorët amerikanë kërkojnë nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe udhëheqësit e departamenteve për ekonominë dhe tregtinë që jo më vonë se 180 ditë pasi të hyjë fuqi projektligji apo Akti mbi Demokracinë dhe Prosperitetin në Ballkanin Perëndimor, të paraqesin një strategji pesëvjeçare për zhvillimin ekonomik dhe qëndrueshmëri demokratike në Ballkanin Perëndimor. Strategjia kërkon që të ketë bashkëpunim me partnerët në rajon, por edhe me institucionet evropiane dhe botërore, sikurse Bashkimi Evropian dhe Banka Botërore. Institucioneve amerikane u kërkohet që përmes kësaj strategjie të zhvillojë kapacitete njerëzore dhe infrastrukturore në një sërë fushash, sikurse sektori i ekonomisë, ai i energjisë së pastër, agrikulturës, bizneseve, sigurisë kibernetike e shëndetësi. Po ashtu, theks i veçantë i jepet mbështetjes së grave në biznes, por në përgjithësi kërkohet të ketë përpjekje për barazi gjinore. Sa i përket bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik përmendet edhe nisma ekzistuese Ballkani i Hapur dhe përpjekjet e tjera, që sipas senatorëve amerikanë, “paraqesin potencial të madh për të përmirësuar kushtet ekonomike në Ballkanin Perëndimor teksa promovojnë përfshirje dhe transparencë”.
Bosnjë e Hercegovina
Në projektligj përmendet Bosnjë e Hercegovina dhe nevoja që në këtë shtet të vazhdojë mandatin Forca e Bashkimit Evropian (EUROFOR), pasi një gjë e tillë konsiderohet si “interes i sigurisë kombëtare të SHBA-së”. “Duhet të përdoret zëri i SHBA-së në NATO për të inkurajuar aleancën që të planifikojë dhe mbështesë forcat ndërkombëtare që ta mbajnë të sigurt Bosnjën, veçanërisht nëse Rusia bllokon ri-autorizimin e misionit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në projektligj dhe kërkohet që të forcohet selia e NATO-s në Sarajevë. Po ashtu, nga NATO dhe BE-ja kërkohet që përmes misioneve të tyre në këtë shtet të sigurohen se do të luajnë rol proaktiv në ofrimin e një ambienti të sigurt, veçanërisht në fushën e mbrojtjes. Ndërkaq, senatorët amerikanë shprehën mbështetjen e tyre për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor që duan të integrohen në strukturat euro-atlantike: NATO dhe BE.
Pavarësia nga energjia ruse dhe ndikimi kinez
SHBA-ja, sipas këtij projektligji, zotohet që të ndihmojë shtetet e Ballkanit që të ulin varësinë e tyre nga furnizimet me energjinë ruse. Nga shtetet e Ballkanit, Serbia ka varësinë më të madhe nga burimet ruse të energjisë. “Varësia nga burimet e gazit natyror rus për Shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe lidhjet e tyre ekonomike dhe politike me Federatën Ruse, pengojnë aspiratat e tyre për integrimin evropian”, thuhet në projektligj. Ulja e varësisë së Ballkanit Perëndimor nga energjia ruse, por edhe prodhimi i energjisë përmes karburanteve fosile, në projektligj thuhet se është “interes kombëtar i Shteteve të Bashkuara”. Por, shqetësues nuk shihet vetëm bashkëpunimi i Rusisë me shtetet e Ballkanit, por edhe ndikimi në rritje i Kinës në rajon. Ky ndikim, sipas projektligjit, “mund të ketë ndikim të dëmshëm në konkurrencën strategjike, demokracinë dhe integrimin ekonomik me Evropën”. Senatorët Chris Murphy, Jeanne Shaheen dhe Thomas Tillis vizituan Kosovë, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën më herët gjatë këtij viti. Shaheen tha se ishte pikërisht kjo vizitë që e inspiroi të inicionte këtë projektligj. “Vizioni i tyre [liderëve të Ballkanit Perëndimor] për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për gjeneratë e re inspiruan këtë projektligj. Ky rajon meriton çdo mjet për të ndërtuar demokraci të qëndrueshme dhe unë jam e lumtur që e kam udhëhequr nismën për këtë projektligj”, tha senatorja Shaheen. Bëjme me dije se projektligji i propozuar nga senatorët amerikanë duhet të debatohet në komitetet përkatëse të Senatit, më pas të dërgohet në Senat për miratim. Kur të marrë miratimin e senatorëve, dërgohet për miratim përfundimtar para Dhomës së Përfaqësuesve. Pas këtyre procedurave, projektligji nënshkruhet nga presidenti dhe shndërrohet në ligj.
Më të lexuarat


Tedi Blushi i kundërpërgjigjet Veliajt: Ja ku qëndron diferenca e madhe mes Tiranës dhe Prishtinës, je kryebashkiak i inceneratorëve, betonizimit dhe kullave

Berisha sfidon Uashingtonin, Londrën dhe Brukselin, ua bën të qartë se nuk e frikësojnë sanksionet dhe përcaktimet “non grata”, paralajmëron trazira në shtator

Çupi paralajmëron “tërmet” në politikën shqiptare në shtator: Grupi i Berishës do të konsiderohet ‘armatë terroriste’, nuk mund të ketë qeveri teknike për hallet e Metës

E-Albania rikthehet në normalitet rreth një muaj pas sulmit kibernetik, AKSH zbulon listën e plotë dhe cilat shërbime funksionojnë plotësisht

Shqiptarët me gomone për në Angli/ Ambasadori britanik takon Gledis Nanon dhe bën deklaratën e fortë: Do depërtohen, nuk mund të kenë kurrë...

Kamioni me grurë përmbyset në mes të autostradës, reagon ashpër Erion Braçe: Zotërinj të policisë, buka nuk shkelet, nuk kalojnë makinat mbi...

“Do ketë ‘non-grata’ të tjerë politikanësh”/ Ambasadorit britanik bën paralajmërimin tronditës: Ja kur do të fillojë vala e dytë

Veliaj i përgjigjet ‘flakë për flakë’ ish-presidentit: Për të jetuar unë shisja fiq, Ilir Meta spiunonte miqtë

“Porti i Durrësit, aferë”, reagon ashpër Petrit Vasili dhe i dërgon letër zyrtare qeverisë: Po rrëmben një aset strategjik të një rëndësie të jashtëzakonshme kombëtare, ja dokumenti

Deputeti Bujar Leskaj rreshton ‘22 të ligat’ e Ramës dhe bën paralajmërimin e fortë
