
SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet për dosjen e tyre të “zezë” të pastrimit të parave, ja çfarë po ndodh në GJKKO

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e kupolës së Policisë së Shtetit për vitin 2022, nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, te Altin Qato dhe Edmond Rizai, ja kush është drejtuesi më i pasur dhe më i varfër...

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Ngushtohet laku për Ogerta Manastirliun, 14 tenderë sekretë çojnë në SPAK Sliva Binon, prokurimet gjatë pandemisë së Covid-19 thellojnë skandalin në Ministrinë e Shëndetësisë

Shkruar nga Rigels Seliman 7 Qershor 2023

Pavarësisht se përpiqet të shmangë përgjegjësinë për aferat dhe korrupsionin që gëlon në Ministrinë e Shëndetësisë, ministrja Ogerta Manastirliu duket se është me një këmbë brenda burgut. Sot që flasim në tryezën e prokurorëve të SPAK janë disa dosje të bujshme që po hetohen, kryesisht ato që kanë të bëjnë me tenderata sekretë dhe koncesionet në shëndetësisë, skundër janë ai për sterilizimin, hemodializën dhe kontrollin e detyrueshëm shëndetësor check-up. Pak ditë më parë sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, nën akuzën për korrupsion, pasi dyshohet se ka abuzuar me një tender. Por pas zonjës Duro, dje në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar është parë shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino. Ajo është paraqitur dje në SPAK, ndërsa nuk ka pranuar të prononcohet për mediat, pasi ka përfunduar dëshminë për rreth një orë. Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë, pasi ka dalë nga dyert e Prokurorisë së Posaçme, e pyetur nga gazetarët për arsyet e kësaj vizite, Bino nuk preferoi të komentonte për mediat. “Isha për një punë tjetër, po ç’jeni ju kështu, nuk jam pyetur për asgjë”, deklaroi zonja Bino, teksa insistoi se kishte shkuar në SPAK për çështje personale dhe ishte paraqitur me dëshirën e saj. Ndërkohë gazeta “SOT” kë mësuar se zonja Bino është thirrur në SPAK për shkak të hetimeve që prokurorët specialë po bëjnë sa i takon shumë tenderave sekretë që janë dhënë kryesisht gjatë pandemisë së Covid-19, të cilat gazeta po i pasqyron me detaje më poshtë. Kjo do të thotë se nëse hetimet shkojnë si duhen dhe nuk pengohet nga politika, edhe pozitat e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu lëkunden.
Ministria e Shëndetësisë ‘kampione’ për milionat me tenderat sekrete
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë duket se është ‘kampione’ për milionat e hedhura në tenderat sekrete. Që nga marsi i vitit 2020 kur u dha alarmi për pandeminë e Covid-19 deri në verën e 2021, Shëndetësia ka shpenzuar 4,435,924,919 lekë pa TVSH nga tenderat. Sipas të dhënave të mbledhura nga “Sinjalizo”, teksa qytetarët ishin të përqendruar tek shmangia e infektimit, sakaq institucionet nxitonin për tenderat. Kështu nga marsi i 2020 deri në qershor 2021 janë prokuruar nga institucionet e shëndetësisë 214 tendera ku 193 janë finalizuar.
Ministria “kampione”
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale mban vendin e parë për shumë tendera gjatë pandemisë, me një shifër prej 1,383,707,749 lekë pa TVSH. Në vend të dytë sipas databazës së tenderave gjatë periudhës së gjendjes të katastrofës natyrore Covid-19 “Kontrata publike në një gjendje të katastrofës natyrore Covid19- Forcimi i Mekanizmave të Pavarur të Monitorimit”, është Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, me një shifër prej 1,383,615,012 lekë pa TVSH. Ndërkohë spitali “Shefqet Ndroqi” i njohur ndryshe si Sanatoriumi, ka shpenzuar për tendera gjatë Covid-it, 624,620,800 lekë pa TVSH. Në tenderat e Covid-19, nuk ka munguar as Ministria e Mbrojtjes, e cila ka shpenzuar plot 141,585,500 lekë pa TVSH.
20 milionë dollarë oksigjen
33 kontraktime janë kryer në total nga 15 institucionet shqiptare gjatë pandemisë vetëm për oksigjen. Dy institucionet që kanë bërë blerjet më të mëdha të oksigjenit, janë spitalet universitare. Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka tenderuar një vlerë prej 1,097,252,839 lekë pa TVSH. Nga ana tjetër, Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” mban vendin e dytë duke tenderuar oksigjen me një vlerë prej 454,605,500 lekë pa TVSH. Ndërkohë renditja ndiqet nga Spitali i Fierit, ai i Durrësit, Kukësit, Kavajës, Lushnjës e Librazhdit. Në total vetëm për oksigjen institucionet shqiptare shpenzuan 2,114,242,355 lekë pa TVSh ose e thënë ndryshe më shumë se 20.5 milionë dollarë. (20 518 656 USD).Por ajo që bie në sy është fakti se kontraktorët kryesorë përfitues për oksigjenin gjatë Covid-19 janë vetëm dy “GTS-GAZRA TEKNIKE SHQIPTARE” me 20 kontraktime dhe 1,951,569,887 vlerë të përfituar dhe “MESSER ALBAGAZ SHPK” me 9 kontraktime dhe 196,495,440 lekë të përfituara.
Barna pa kurë
E ndërsa një kurë e qartë për COVID-19, ishte diçka e vështirë për t’u përcaktuar nga institucionet mjekësore, tenderat për barna të ndryshëm nuk u kursyen. Vetëm për barna, janë realizuar 75 kontraktime. Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” mban peshën më të madhe të kontraktimeve me plot 66 të tilla, ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka realizuar vetëm 6. Për këto tenderime është e pamundur të realizohet një llogaritje totale e vlerës, që është shpenzuar dhe do të shpenzohet për shkak se shumica prej tyre janë marrëveshje kuadër dhe oferta e sjellë është në bazë të çmimit për njësi. Ndërkohë kompanitë që kanë përfituar më shumë në këto tenderime janë: Megapharma SHPK e cila ka marrë 15 kontraktime, Rejsi Farma me 10 kontraktime, Edna Farma me 8 kontraktime, Aldosch Farma me 8, Trimed SHPK me 8. Gjithashtu, nuk kanë munguar as tenderimet për blerje pajisjesh, ku për respiratorët kishte kërkesë të lartë gjatë pandemisë. Më 17 Mars të 2020, Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet prokurimit të drejtpërdrejtë kërkoi të bënte blerjen e 54 respiratorëve me një fond limit prej 1.1 milionë eurosh (129 milionë lekë).
Tendera sekret dhe tendera me një ofertues
15 kontrata të cilat janë klasifikuar “sekret” janë zhvilluar nga dy institucionet shqiptare gjatë pandemisë. 14 prej tyre mbajnë vulën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe vetëm një atë të Ministrisë së Drejtësisë. “Nga marsi 2020 deri në maj 2021, institucionet e shëndetësisë kontraktuan 60 kompani për furnizime materiale që kishin lidhje me COVID-19. 11 nga kompanitë ose 18% e totalit të kontratave ishin sekrete. Gjithashtu 11 kontrata të treta ose 18% e operatorëve fitues kishin vetëm vlerën e çmimit për njësi dhe jo shumën totale”, thuhet në raportin e publikuar pak kohë më parë nga “Together for Life”. Tenderat sekret nga përshkrimi i dhënë vijonin që prej blerjeve të barnave pajisjeve e deri te tendera me “Produkte letre dhe spostimin e sistemit të dializës nga pediatria e specialiteteve të QSUT-së te godina e spitalit infektiv në QSUT”. Në listën e tenderave janë edhe tendera, të cilët objekt të tyre kanë blerjen e materialeve të konsumit laboratorik për ISHP-në si dhe blerje të materialeve për mbrojtjen personale ndaj COVID-19. Ndërkohë që është e vështirë për të gjetur një arsye se pse këto tendera janë klasifikuar si sekret. Kjo lloj procedure u kritikua ndjeshëm nga shoqëria civile, media si dhe nga partitë opozitare. Open Data Albania doli me një deklaratë për shtyp ku e cilësoi këtë procedurë të qeverisë si antikushtetuese, jo ligjore, jo të përligjur dhe në cënim të parimeve bazë të mirëqeverisjes.
Marrëveshjet për vaksinat
Në momentet kur pandemia ishte në kulmin e saj, Shqipëria lidhi katër marrëveshje për furnizimin me vaksina anti-covid. Për asnjë prej këtyre kontratave, të klasifikuara si sekret, qytetarët nuk e njohën koston që patën për buxhetin e shtetit. Ndërkohë gjatë pandemisë tenderat të klasifikuar sekret patën një rritje. Kostoja e disa prej këtyre marrëveshjeve mund të kuptohet vetëm prej ndryshimeve buxhetore ose akteve ligjore me efekt ekonomik të disa institucioneve. Kontrata e lidhur me GAVI Alliance ka patur një efekt financiar prej 4 173 137 dollarë, e dhënë që del nga një njoftim i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë “Rritet mbështetja buxhetore për blerjen e vaksinave Anti Covid 19“. Një marrëveshje tjetër e realizuar për vaksina është edhe me Pfizer export bv e cila është raportuar në media me një vlerë prej 5,995,080 dollarë. 20,000,000 dollarë janë paguar edhe për kontratën e lidhur për vaksina me kompaninë KEYMEN ILAC SANAYI VE TICARET ANONIM SIRKETI (Sinovac ). Shifër e cila del prej dy pagesave sipas VKM 174 date 24.03.2021 dhe VKM-se Nr.357 date 16.06.2021. Ndërsa për marrëveshjen për PFIZER OVERSEAS LLC dhe Human Vaçine LLC (Sputnik V) nuk ka asnjë informacion.
Më të lexuarat


Lobimi i LSI në SHBA/ Kryemadhi kërkoi heqjen e sekuestros ndaj provave të sekuestruara, GJKKO bën lëvizjen urgjente

SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet për dosjen e tyre të “zezë” të pastrimit të parave, ja çfarë po ndodh në GJKKO

“Duhet t’i kthehemi politikës”/ Dashamir Shehi del kundër Berishës për mosbindjen civile: Fjala është zëvëndësuar me flakadanë, lufta nuk është esenca e aksionit opozitar

“Arsyet se pse sot rinia largohet”/ Pas miratimit të buxhetit për 2024 reagon Tabaku: Askush nuk e kuptoi se çfarë votoi, goditje për shtresën e mesme

“Si në kohën e Komunizmit”/ Miratimi i buxhetit të 2024, Tritan Shehu bën paralajmërimin e fortë: Ky është fillimi i një prag diktature

Nesër mbahet Kongresi i PS, zbardhet axhenda, ja 6 panelet

SPAK sekuestron pronat e Metës? Kryemadhi paraqitet në Gjykatën e Posaçme

“Asnjë individ nuk mund ta luftojë dhe as konkurrojë këtë aktivitet”/ Braçe shpërthen në Komsionin e Ekonomisë për lojërat e fatit: Ligji i lë hapësira organizatave kriminale që...

“Kthim pas në kohët e lashta”/ Çështja Gërdeci, zyrtari i PD komenton problemet me drejtësinë të ish-kryeministrit: Berisha duhet t’i nënshtrohet sistemit si të gjithë

“Ajo që trumbeton Rama është vetëm gjysma e të vërtetës”/Miratimi i buxhetit 2024, politologu i njohur bën paralajmërimin e fortë: Do të shtohet për varfëria, kanë për të ikur më shumë njerëz
