Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Niko Peleshi kandidatura e orëve të fundit për Bashkinë e Tiranës, Edi Rama i dyzuar midis administratorit dhe politikanit për menaxhimin e kryeqytetit

Niko Peleshi kandidatura e orëve të fundit për Bashkinë e Tiranës, Edi Rama i dyzuar midis administratorit dhe politikanit për menaxhimin e kryeqytetit

Postuar: 14/04/2015 - 08:06

Surpriza dhe befasi në përpjekjet disajavore të Partisë Socialiste për finalizimin dhe zyrtarizimin e kandidatit për Bashkinë e Tiranës, njësinë vendore më të madhe dhe të rëndësishme në vend. Zëvendëskryeministri Niko Peleshi duket se është asi nën mëngë i kryeministrit Edi Rama për bashkinë e kryeqytetit. Teksa kanë mbetur edhe katër ditë kohë nga afati përfundimtar për regjistrimin e kandidatëve në zgjedhje, në skenë befas ka dalë emri i Niko Peleshit, konsensusi për të cilin kalon edhe kufijtë e së majtës në Shqipëri. Sipas burimeve brenda PS, Niko Peleshi, është një kandidat potencial, i cili mund të zyrtarizohet për Bashkinë e Tiranës. Nëse deri dje dilema e madhe e Edi Ramës ishte mes Blendi Klosit dhe Erion Veliajt, në lojë ka hyrë edhe Niko Peleshi, ish-kryetar i Bashkisë Korçë.
 
Peleshi konsiderohet si zgjidhje e artë dhe lehtësim i madh për kryeministrin Rama. Me anë të Peleshit, Rama eviton një plasaritje të mundshme dhe të panevojshme në PS. Kandidimi i Peleshit do të zbuste dhe evitonte një rebelim të mundshëm të senatorëve, të cilët janë kategorikisht kundër kandidimit të Veliajt. Po ashtu, krijon një harmonim brezash në Partinë Socialiste, ndërsa fiton votat e shumë socialistëve, të cilët mund të mos votonin fare apo të votonin Bojaxhiun nëse kandidat do të ishte Erion Veliajt. Me Peleshin, Rama do të realizonte edhe qëllimin, për të zgjedhur në krye të Bashkisë së Tiranës një personazh bashkëpunues dhe ekuilibrues. Gjithsesi, lufta, negociatat dhe lëvizjet për të zyrtarizuar kandidatin e Tiranës vazhdojnë. Zyrtarizimi pritet pas kthimit të kryeministrit të Ramës nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Kështu, përpos Peleshit, në lojë janë ende Blendi Klosi, Erion Veliaj dhe Pandeli Majko. Ndonëse kanë më pak shanse, në garë mbeten edhe Albana Dhimitri me Pandeli Majkon. Të gjitha sondazhet dhe testimet e kryera deri më tani kanë kuotuar Blendi Klosin dhe Pandeli Majkon. Por, gjatë dy javëve të fundit, në listën e kandidatëve për Bashkinë e Tiranës hyri ilegalisht edhe Erion Veliaj. Me kalimin e ditëve, Veliaj u shndërrua në pretendentin kryesor për t’u zyrtarizuar. Por, reagimet masive kundra në rrjetet socialiste dhe mosmiratimi në heshtje e strukturave të PS së Tiranës, bënë që kryeministri Rama të përfshihej në dilema dhe me sa duket e kanë shtyrë drejt emrit të Niko Peleshit. 
 
Rama kërkoi një javë kohë 
 
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar edhe një javë kohë për t’i dhënë fund dilemës për kandidatin zyrtar për Bashkinë e Tiranës. Në mes të javës së kaluar, kryeministri zhvilloi takime maratonë me deputetët e qarqeve, ky zyrtarizoi kandidatët për njësitë vendore në tetë qarqe. Rama shtyu me një javë takimin e deputetët e Qarkut të Tiranës, për të zyrtarizuar kandidatin për bashkinë e kryeqytetit, me argumentin se do të merrej mendimi i njësive të fundit bashkiake.   Adriatik Doçi 
 
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/06/2019 - 15:10

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka bërë një parashikim shumë optimist dhe domethënës për atë që po ndodh kohët e fundit në Shqipëri.

Postuar: 26/06/2019 - 14:48

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe kreu i grupit parlamentar të kësaj partie, Taul

Postuar: 26/06/2019 - 14:46

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha gjatë një konference të jashtëzakonshme, tha se përgjimet e &lsquo

Postuar: 26/06/2019 - 14:27

Pas anulimit të misionit të vëzhguesve të Këshillit të Evropës për votimet e 30 qershorit, k

Postuar: 26/06/2019 - 14:18

Gent Cakaj, ministri i Jashtëm ka deklaruar se lajmi se KE ka anuluar delegacionin e tij për të v

Postuar: 26/06/2019 - 14:16

Pas anulimit të misionit të vëzhguesve të Këshillit të Evropës për votimet e 30 qershorit, ka ard

Postuar: 26/06/2019 - 14:01

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, referuan materialet pë