Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Niko Peleshi mesazh Nishanit: Mos blloko Guvernatorin e ri të Bankës së Shqipërisë

Niko Peleshi mesazh Nishanit: Mos blloko Guvernatorin e ri të Bankës së Shqipërisë

Postuar: 12/09/2014 - 08:00

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka artikuluar dje një mesazh për presidentin, Bujar Nishani. Peleshi ka pohuar se Presidenti i Republikës do të veprojë siç e parashikon ligji për të propozuar Guvernatorin e ri të Bankës së Shqipërisë. Ai theksoi se funksionimi i Bankës së Shqipërisë nuk është penguar dhe se zgjedhja e guvernatorit do bëhet sipas një procesi të rregullt ligjor. “Nuk ka vend për panik. Ka afate ligjore brenda të cilit Parlamenti duhet të japë mendimin vet.
 
Funksionimi i Bankës së Shqipërisë nuk është penguar edhe me numrin e atyre që janë në detyrë. Presidenti është i ngarkuar të jetë pjesë e qenësishme e procesit përmes propozimit të emrit të Guvernatorit të ri. Qeveria shqiptare është e para e interesuar që nga ky proces Banka e Shqipërisë të dalë më e fortë, më solide. Nuk ka qëllim qeveria të kapë politikisht institucionet e pavarura aq më pak Bankën e Shqipërisë”, u shpreh Peleshi. Më tej ai theksoi se opozita duhet të rikthehet në Kuvend dhe në Komisionet parlamentare për të diskutuar dhe dhënë mendimin vet për projektligjet që votohen.
 
“Ne do donim që opozita të ishte pjesë e procesit normal të shqyrtimit të ligjeve përmes prezencës në parlament dhe në komisione. Do ishte më produktive një rrjedhë e pjesëmarrjes normale. Opozita ka të drejtë të përdorë të gjitha mjetet për të dhënë opinionin e vet. Nëse realisht është e shqetësuar për të nxjerrë dhe prodhojë ligje sa më të mira duhet të hyjë në rrjedhën normale ligjore si pjesëmarrje në komisione, në parlament, presion opozitar pozitiv. Nuk ndjehemi mirë që nuk e kemi opozitën në Parlament, do donim të kishim edhe alternativa mendime të ndryshme për të bërë më të mirën”, theksoi zëvendëskryeministri Peleshi.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/10/2019 - 23:58

Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e homologut holandez Mark Rutte, i cili u shpreh se Shqipëria ka bërë progres, por jo mjaftueshëm, por replikoi duke ngritur pyetjen, në

Postuar: 18/10/2019 - 23:56

Ish-deputetja e PD Grida Duma e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, foli për negociatat

Postuar: 18/10/2019 - 23:52

Vendim negativ nga samiti i krerëve të shteteve të Bashkimit Europian për nisjen e bisedimeve për

Postuar: 18/10/2019 - 23:35

Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në Facebook ka falenderuar Departamentin Amerikan të

Postuar: 18/10/2019 - 23:30

Kryeministri i vendit, Edi Rama, teksa është pyetur nga gazetarët në konferencë në lidhje me dekr