BREAKING NEWS

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep mesazhin e fortë

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep
x

Politike

Niko Peleshi zbulon lëvizjen urgjente gjatë natës të qeverisë Rama për zhbllokimin e fluturimeve në Aeroportin e Rinasit, zbardh vendimin e rëndësishëm që është marrë

Niko Peleshi zbulon lëvizjen urgjente gjatë natës të

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e quan kërcënim të sigurisë kombëtare bllokimin e trafikut ajror në aeroportin e Rinasit.

Në një intervistë për emisionin “7 pa5”, Peleshi tha se ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku është autorizuar për të bërë zëvendësimin e kontrollorëve, qoftë me shqiptarë apo të huaj.

Peleshi siguroi se do të merret çdo masë që puna të nisë sa më shpejtë në aeroportin e Rinasit.

“Dua të bëj me dije për herë të parë në media diçka. Ministri i Mbrojtjes është edhe drejtues i Komitetit të Mbrojtjes Civile dhe kam thirrur në orët e vona një takim të Komitetit të Mbrojtjes Civile. Ky Komitet i përbërë nga disa ministra, ka marrë një vendim me tre pika.

 Pika e parë ngarkon ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë për marrjen e masave të nevojshme për të bërë të mundur rikthimin e punës, qoftë edhe duke zëvendësuar e kontrollorët, qoftë me të huaj, qoftë me vendas; të përcaktojë kriteret e licencimit për të rinisur fluturimet sa më parë dhe të bëhet çfarë është e nevojshme për rifillimin gradual të punës.

Nuk mund të rrimë në vend, nuk mund të ngelemi peng i lojës politike, do të kryej deri në fund detyrën time si ministër, nisur nga rezultati i këtij Komiteti, ministrja Balluku ngarkohet për të bërë gjithçka për të rifilluar punën. Njerëzit kanë shumë pikëpyetje kur do të vijnë, kur do të ikin, priten vaksinat, e kemi vlerësuar si një kërcënim për Mbrojtjen Civile dhe kemi marrë këtë vendim”, tha Peleshi ndër të tjera.

Kujtojmë që prej ditës së djeshme fluturimet në Rinas janë pezulluar për shkak të protestës së kontrollorëve, që kundërshtojnë uljen e pagës prej pandemisë.