Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nikolla-Bashës: Të vërtetat e thjeshta të reformës në arsim mos i bëni mish për topin tuaj elektoral në Dibër

 Nikolla-Bashës:  Të vërtetat e thjeshta të reformës në arsim mos i bëni mish për topin tuaj elektoral në Dibër

Postuar: 07/09/2016 - 19:28

Ministrja e Arsimit Lindita  Nikolla përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar ndaj akuzave të kreut të PD-së Lulzim Basha.

Ajo nënvizon se të vërtetat e reformës në arsim Basha të mos i bëj mish për topin tuaj elektoral në Dibër.

Shkrimi: 

Zoti Basha,

Të vërtetat e thjeshta të reformës në arsim mos i bëni mish për topin tuaj elektoral në Dibër, ku keni kaq ditë që fatkeqësisht, vetëm merrni nëpër këmbë publikun!

Po ju marr shembull maturanten që ju e keqpërdorët, në një përpjekje të dëshpëruar për ta treguar si 'viktimë' të reformës! 

Ja e vërteta e thjeshtë e rastit të saj, zoti Basha: 

Marselda Zyberi, maturante në Medresenë e Shkodrës, e ka notën mesatare të shkollësh 9. 45, ndërsa notën mesatare të provimeve të maturës shtetërore 8.97, ç'ka flet qartë, për të vërtetën e thjeshtë, se reforma funksionon në favor të meritës e të transparencës. Marselda është fituese në infermieri. Nuk mund të kalonte në raundin e parë në programet e tjera , sepse të tjerë, me rezultate më të larta e meritonin përpara saj. Pra, ajo është fituese në një program që ka kërkuar. Ajo mund të vijojë me raundin e dytë dhe mundësitë për të dalë fituese dhe në programet e tjera janë aty.

Ndërsa ju zoti Basha, nuk do t'ia hapni dot vetes e as partisë suaj rrugën për të merituar besimin e shqiptarëve, sepse gënjeshtrat apo "viktimat" e fabrikuara prej jush sipas rastit, ju bëjnë krejt të pabesueshëm në sytë e tyre! Kam një përshtypje që këtë të fundit, do t'ua thonë edhe dibranët në 11 shtator, po sidoqoftë kjo është një temë tjetër!

Ndërkohë, për temën që komunikoj me ju, urdhëroni edhe dokumentat. Janë të disponueshëm për të gjithë falë transparencës që ofron sistemi i ri.

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/10/2019 - 23:58

Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e homologut holandez Mark Rutte, i cili u shpreh se Shqipëria ka bërë progres, por jo mjaftueshëm, por replikoi duke ngritur pyetjen, në

Postuar: 18/10/2019 - 23:56

Ish-deputetja e PD Grida Duma e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, foli për negociatat

Postuar: 18/10/2019 - 23:52

Vendim negativ nga samiti i krerëve të shteteve të Bashkimit Europian për nisjen e bisedimeve për

Postuar: 18/10/2019 - 23:35

Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në Facebook ka falenderuar Departamentin Amerikan të

Postuar: 18/10/2019 - 23:30

Kryeministri i vendit, Edi Rama, teksa është pyetur nga gazetarët në konferencë në lidhje me dekr