BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Nikolla dhe Xhaçka ministret me më pak të ardhura, bashkëshorti i Sonila Qatos biznes me shitje makinash nga Gjermania

Nikolla dhe Xhaçka ministret me më pak të ardhura,

Zonjat në kabinetin qeveritar rezultojnë me më pak të ardhura krahasuar me ministrat. Kryeministri Edi Rama kur mori qeverinë vendosi që të bënte një ndarje të barabartë duke emëruar 7 femra dhe 7 meshkuj. Në deklaratat e pasurisë të dorëzuara për vitin 2017 pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, zonjat rezultojnë me pasuri disi më të ulët se kolegët e tyre. Ministrja e Brendshme, Olta Xhaçka është ajo që ka deklaruar pagën e saj, pagën e bashkëshortit dhe të ardhura nga qeratë. “Paga si ministre e MMSR, 259.300 lekë; Paga si Ministre e Mbrojtjes, 437.994 lekë; Të ardhura si deputetë, 575.436 lekë Honorare nga komisionet, 20.910 lekë; Kredi 1824.07 euro; Bashkëshorti të ardhura nga qeraja e dyqanit, 1.601.320 lekë; Bashkëshorti vijon pagesën e kredisë me vlerë 2301.56 euro për blerje automjeti”, është pasuria e deklaruar nga Xhaçka. Krahasuar me vitin 2016 ajo ka një rritje. Xhaçka ka deklaruar në 2016: Të ardhura nga paga dhe dieta si deputete, 2 528 836 lekë;

Në proces marrje kredie për shlyerjen e detyrimeve sipas kontratës së blerjes së një apartament banimi 2+1 në Tiranë, për të cilën ka parapaguar 19 000 euro në vitin 2012.

Pasuria e Nikollës

Një tjetër ministre që nuk renditet mes më të pasurve është ajo e Arsimit, Lindita Nikolla. Gjatë vitit 2017 ajo ka deklaruar: Të ardhura nga paga, 1.015.567 lekë; Të ardhura nga dietat, 22.500 lekë; Të ardhura kalimtare pas largimit nga funksioni, 524.280 lekë; Bashkëshorti nga paga si dekan, 109.000 lekë; Bashkëshorti honorare anëtar Senati UPT, 215.825 lekë dhe paga e vajzës në BSH, 85.314 lekë. Nëse bëjmë një krahasim me vitin 2016 situata është në të njëjtat nivele, pasi dhe një vit më parë të ardhurat e vetme të Nikollës ishin paga e saj, e bashkëshortit dhe e vajzës.

Pasuria e Sonila Qatos

Krahasuar me Nikollën dhe Xhaçkën, Sonila Qato është një ministre me shumë të ardhura. Ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes rezulton me 6 llogari bankare. Po ashtu ka të ardhura nga qeraja e një apartamenti në Tiranë. Ajo që bie në sy është se gjatë vitit 2017 bashkëshorti i saj është marrë me tregti automjetesh. Ai ka blerë makina në Gjermani dhe më pas i ka shitur në Shqipëri.

Parashikimet në ligj

Në ligjin për deklarimin e pasurisë janë përcaktuar dhe kategoritë e të ardhurave dhe shpenzimeve që duhen deklaruar. Sipas ligjit, çdo zyrtar deri më 31 mars duhet të deklarojë për vitin që la pas: pasuritë e paluajtshme dhe të drejtat reale mbi to; pasuritë e luajtshme, të regjistrueshme në regjistrat publikë, dhe të drejtat reale; sendet me vlerë të veçantë mbi 300 000 lekë; vlerën e aksioneve, të letrave me vlerë dhe pjesët e kapitalit në zotërim; vlerën e likuiditeteve, gjendje në cash jashtë sistemit bankar, në llogari rrjedhëse, në depozitë, në bono thesari dhe në huadhënie, në lekë ose në valutë të huaj; detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë, të shprehura në lekë ose në valutë të huaj; të ardhurat personale për vitin, nga paga ose pjesëmarrja në borde, komisione ose çdo veprimtari tjetër që sjell të ardhura personale; licencat dhe patentat që sjellin të ardhura. dhuratat dhe trajtimet preferenciale, përfshirë identitetin e personit fizik ose juridik, prej nga vijnë apo krijohen dhuratat a trajtimet preferenciale; angazhime në veprimtari private me qëllim fitimi dhe çdo shpenzim i deklarueshëm, me vlerë mbi 300 000 lekë, i kryer gjatë vitit të deklarimit./ Kliti Topalli

Më të lexuarat