Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nikolla humb kontrollin nga akuzat e shumta, shpërthen si kurrë më parë ndaj Berishës: Të neveris, gojë e ligë!

Nikolla humb kontrollin nga akuzat e shumta, shpërthen si kurrë më parë ndaj Berishës: Të neveris, gojë e ligë!

Postuar: 08/09/2016 - 16:05

Pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha se Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla është përgjegjëse direkte e kaosit me maturantët shqiptarë, vetë ministrja ka folur nga salla e Kuvendit duke e cilësuar Berishën si “goja e ligë” që nuk kursen askënd për shpifje.
 
“E neveris këtë gojë të ligë…”, ka thënë Nikolla, sipas së cilës ky sistem arsimor ofron më shumë transparencë. Ajo që duket si çoroditje, sipas Nikollës është më shumë transparencë në procedurë.
 
“Kam kurajon të flas… Kësaj lojës me hajdut i gjetët ilacin, por cfarë ti bësh këtij mali shpifjesh që nuk kursen askënd. Nuk di si i bëhet hallit, por derisa ti gjejmë ilacin me mjafton vetja ime per ti thënë: E neveris këtë gojë të ligë që nuk kursen askënd për të ngritur cdo lloj shpifjesh. Edhe unë jam nga veriu. Por a ka diskrimin më të madh me këtë modelin e shëmtuar malësor që shpif e fyen këdo që i del para?”
 
Ministrja shtoi se ajo që po ndodh me universitetet nuk është asgjë që nuk pritej, por fotografia e parë e rankimit të maturantëve në bazë të meritës.
 
“Ajo që po ndodh sot është panorama e qartë e asaj që ndodh me secilin maturant. Secili maturant e shikon veten të renditur në raport me të gjithë maturantët e tjerë që duan të hyjnë në këtë degë. Ky është sistemi i meritës.”

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 22:19

Presidenti Ilir Meta ka folur në lidhje me qëndrimin e tij ndaj ambasadorëve që vijnë në Shqipëri, marrë shkas dhe nga fakti që shpalli non-grata ambasadorin e OSBE-së Bernd Brochardt.

Postuar: 18/11/2019 - 22:14

Presidenti Ilir Meta duke folur për për Gjykatën Kushtetuese tha se do të rikthejë besimin tek re

Postuar: 18/11/2019 - 22:05

Presidenti Meta nuk i ka kursyer akuzat e ndaj kreut të KED-së Ardian Dvoranit sërish.

Postuar: 18/11/2019 - 21:58

Grida Duma ka deklaruar se investimi kinez i rrjetit 5G në Shqipëri do të jetë një rrezik edhe pë

Postuar: 18/11/2019 - 21:56

Neritan Ceka në emisionin “360 Gradë” e ka krahasuar kryeministrin Edi Rama me Haxhi

Postuar: 18/11/2019 - 21:44

Kreu i shtetit, Ilir Meta hodhi përsëri akuza të forta ndaj kreut të KED-së, Ardian Dvorani, për