Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nikolla i përgjigjet Berishës: Kallëzim penal për të gjithë ata që dhanë licenca për shitje-blerje diplomash

Nikolla i përgjigjet Berishës: Kallëzim penal për të gjithë ata që dhanë licenca për shitje-blerje diplomash

Postuar: 09/08/2014 - 10:26

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka paralajmëruar se do të nisë kallëzime penale në prokurori, për të gjithë ata ish drejtues të arsimit të lartë, që dhanë licenca për universitetet private pa kriteret që parashikon ligji. Gjithashtu, ministrja Nikolla do të kallëzojë në prokurori edhe krerët e universiteteve që shitën diploma false. Kjo deklaratë e ministres është bërë gjatë një konference për shtyp, ku ajo më së shumti ka folur nëpërmjet fotove, për të treguar arsyet përse u mbyllën disa prej universiteteve private në Shqipëri. “Do të vendosim para përgjegjësisë, të gjithë ata që kanë mbyllur sytë, që kanë shkelur ligjin, që kanë shitur dhe blerë diploma, të gjithë ata që e kanë çuar arsimin e lartë në Shqipëri në këto situatë tejet të vështira. Por, padyshim që do të bëjmë transparencë të plotë dhe do të çojmë përpara organeve të drejtësisë, edhe ata drejtues të Ministrisë së Arsimit që kanë liçensuar programe të caktuara, institucione të caktuara, edhe atëherë kur Këshilli i Akreditimit është shprehur s këto institucione nuk plotësojnë asnjërin prej kushteve për të funksionuar si institucione të arsimit të lartë”, deklaroi Nikolla. 
 
Nikolla i përgjigjet Berishës
 
Ministrja i përgjigjur deputetit demokrat, Sali Berisha, duke i bërë të ditur se cilët janë anëtarët “pa integritet”, sipas tij, të Komisionit të Arsimit, që pasi verifikuan problemet në arsimin e lartë, do të hartojnë tani ligjin e ri për arsimin e lartë. “Sot dëgjuam një lum shpifjesh, që sot nuk i takojnë asnjë njeriu, jo një zotërie që dikur ka qenë Kryeministër i Shqipërisë. Një lum fjalësh për komisionin e pavarur, që ka punuar me aq shumë profesionalizëm për të ndërtuar raportin mbi të cilin ne do të hartojmë ligjin e ri për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në vend. Për cilin nuk ka integritet? Ardian Gjonçaj? Po cili është pa integritet? Besnik Aliaj? Dhurata Bozdo? Edvin Dema? Aleksandër Xhuvani, Anila Paparisto, Adrian Civici, Edmond Hajdëri, Elida Rapo apo prof.Artan Hoxha?! Ata janë profesorë të nderuar që i bënë nder, institucioneve nga vijnë, por i kanë bërë nderin më të madh, arsimit më të lartë të Shqipërisë, ndaj të cilëve unë në emrin tim dhe të kryeministrit Rama, shpreh mirënjohjen më të thellë”, tha Nikolla.
 
Ministrja përgënjeshtron Berishën
 
Gjatë konferencës për shtyp, Nikolla hodhi poshtë deklaratën e Berishës, se po mbyllet filiali i Universitetit "Eqerem Çabej" në Gjirokastër, duke sqaruar se Universiteti do të vijojë të funksionojë dhe do të mbyllen vetëm disa programe të tij, ku ishin regjistruar më pak se 10 studentë. “Nuk do të ndodhë kjo. Nuk ka kuota vetëm në ato programe që ka rezultuar të jenë me më pak se 10 studentë. Kishte 170 kuota në këtë program, dhe janë përthithur vetëm 12 studentë me mesatare të përgjithshme 5.5...këta do të bëjnë inovacionin, teknologjinë? Në programin e matematikës, fizikës, kishte vetëm 4 studentë. Në gjuhë Letërsi italiane nuk kishte asnjë. Në turizëm nga 100 kuota kishte vetëm 5. Vetëm këto profile mbyllen. Universiteti i Gjirokastër do të vijojë pa ndërprerë asnjë lloj ëndrre”, tha Nikolla. Eneida Jaçaj
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 23:59

Kryeministri Edi Rama e quan një lajm fantastik zbulimin e burimeve të reja të naftës në Shqipëri, pas testeve të para të kryera nga kompania SHELL.

Postuar: 24/05/2019 - 23:57

 Një ditë para protestës së opozitës së bashkuar, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bën thir

Postuar: 24/05/2019 - 23:49

 Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku ka nxjerrë një udhëzim, ku i ngarkon Prokurores së

Postuar: 24/05/2019 - 23:23

Astrit Patozi, koordinator i Bindjes Demokratike gjatë emisionit “Zonë e Lirë” edhe p

Postuar: 24/05/2019 - 23:05

Opozita e re e kryesuar nga Rudina Hajdari i ka bërë një kërkesë Kuvendit për të ulur në tryezë t

Postuar: 24/05/2019 - 22:56

I pyetur në “Zonë e Lirë” nëse do të donte të bëhej kryeministër,  Astrit Patozi

Postuar: 24/05/2019 - 22:38

Gazetari Arian Çani nuk i ka kursyer kritikat Astrit Patozi lidhur me vendimin për të krijuar par