Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nikolla mblodhi me urgjencë rektorët dhe dekanët, habit ministrja: Ja kërkesa e studentëve që e miratoj me dy duart

Postuar: 06/12/2018 - 14:41

Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë Lindita Nikolla ka njoftuar pasditen e sotme se ka marrë një kërkesë nga Këshillat studentorë për 3 pikat e tjera që janë kushtet e vendosura nga studentët.

Ministrja tha se është dakord që pas shfuqizimit të VKM, që ishte kushti i parë i studentëve të ngrihen grupe pune për zgjidhjen e tre çështjeve të tjera, me pjesëmarrjen edhe të studentëve.

“Faleminderit që keni përcjellë të gjithë komunikimin në këto ditë. Më vjen mirë që kam marrë reagim inkurajues nga disa këshilla studentorë. Kemi kohën që presim një angazhim edhe më të madh të studentëve për modernizimin e çdo institucioni të arsimit të lartë. Kjo protestë tregoi se sa pak informacion dhe sa pak komunikim kishte tek studentët për atë që sjell reforma e arsimit të lartë. Më shumë se sa rëndësia për të shfuqizuar pikën 4 të VKM kjo protestë ia vlejti shërbeu si një katalizator për një debat shterues brenda universitetit. Kam marrë një kërkesë nga këshillat studentorë që e miratoj me të dy duart që të ngrihen grupe pune për 3 pikat e tjera. Jam shumë dakord për të ndërtuar një dialog ku çdo aktor në jetën e universitetit t’i bëjë transparente për gjithçka që bëhet në jetën universitare”, deklaroi ministrja Nikolla.

Ministrja Nikolla mblodhi sot me urgjencë rektorët dhe dekanët e fakulteve të Tiranës pas protestës masive të studentëve.

Studentëve vazhdojnë ende të qëndrojnë para Ministrisë duke kërkuar përgjysmim të tarifave të shkollimit dhe kushte më të mira e kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre që janë 4. Sot ministrja njoftoi se qeveria do shfuqizojë VKM nr. 288 pika numër 4 e cila citon si më poshtë:
“Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet”.

Dy ditët e fundit studentët kanë braktisur universitetet duke bojkotuar mësimin në të gjitha fakultetet.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2018 - 19:49

Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boci, ka publikuar sot në Facebook-un e tij mesazhe që i janë dërguar mësuesve për të bërë komente pozitive në ftesën që Rama i bënte studentëve për dialog.Ai shkruan se “

Postuar: 10/12/2018 - 19:25

Me anë të një postimi në rrjetet sociale deputetja e Partisë Demokratike, njëherësh e bija e lide

Postuar: 10/12/2018 - 19:10

Ambasada Amerikane në Tiranë vjen me një mesazh të qartë për sistemin gjyqësor në vend.

Postuar: 10/12/2018 - 19:08

Për deputetin e Partisë Socialiste, Erjon Braçe, të gjitha kërkesat e studentëve janë tashmë të t

Postuar: 10/12/2018 - 18:59

Kryeministri Edi Rama  ka publikuar një foto në të cilën bëhet thirrje që ditën e nesërme të

Postuar: 10/12/2018 - 18:30

Kryeministri Edi Rama u ka dërguar sërish një mesazh studentëve.

Postuar: 10/12/2018 - 18:11

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, thotë se Rama do të përfundojë në burg.